• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 12 gusht nga Russell Grant


    Dashi

    Në vend që të mbështeteni në një burim të ardhurash, provoni mënyra të tjera për të fituar para. Punët e pavarura do t’ju japin burimet për të blerë disa gjëra që ju duhen. Nuk ka asgjë të keqe të dëshirosh një makinë apo shtëpi pushimesh. Nëse mendoni se e keni tejkaluar punën që ju është dhënë, bëjeni me dije punëdhënësin. Do të merrni gjithashtu një referencë të shkëlqyer, duke i hapur rrugën një pozicioni më të mirë.

    Demi

    Merrni një pushim dhe lëreni partnerin tuaj të marrë rolin e udhëheqësit. Të merrni pjesë në një projekt krijues është diçka interesante. Mos kini frikë të jepni idenë e parë që ju vjen ndërmend.

    Binjakët

    Është koha të merreni me një marrëdhënie të trazuar. Kjo situatë e paqëndrueshme bën që të shtyni ndryshime të rëndësishme. Është koha të merrni një diplomë, shtëpinë tuaj ose të nisni një punë. Mund t’ju akuzojnë si të pandjeshëm, por kthejini kurrizin errësirës dhe ecni drejt dritës.

    Gaforrja

    Në një grup po ndodhin ndryshime të mëdha, pasi anëtarët kryesorë po largohen. Mos u vini në presion për t’i mbyllur boshllëqet, por duhet të gjeni personat e duhur. Një debat do hapet mes miqsh dhe ju ka ardhur në majë të hundës  kur personat justifikojnë sjelljen e keqe me të tjerët me problemet personale. Mbani distancë nga ata që hapin probleme.

    Luani

    Po e rimerrni në konsideratë se ku doni të shkoni me karrierën. Disa promovime dhe oferta do bëjnë të kuptoni se keni më shumë mundësi sesa mendonit. Mund të zgjidhni një punë që ju jep më shumë kohë të lirë. Ji e sinqertë me veten dhe dëshirat e tua, ndiq zemrën, jo turmën.

    Virgjëresha

    Nëse do ndiqni studimet për juridik duhet të kaloni më shumë kohë mbi libra. Kjo do të thotë që duhet të ndryshoni planin duke përfshirë orare më të gjata studimi. Të marrësh një diplomë teksa punon me kohë të plotë mund të jetë e vështirë.

    Peshorja

    Nëse jeni të mbytur në kredi, kontaktoni një agjenci për mbrojtjen e konsumatorit. Dikush që po luan me emocionet tuaja duhet të mbahet larg. Periudhat e shkurtra të lumturisë nuk mund të justifikojnë një marrëdhënie të gjatë. Kërkoni për një partner/e të pjekur emocionalisht, që nuk do drama.

    Akrepi

    Mund t’ju ndryshojnë ndjenjat për një marrëdhënie të ngushtë, por mos merrni ndonjë vendim të nxituar. Bëjini pushimet larg njëri-tjetrit për të kuptuar atë që po ndodh. Të negociosh për një kontratë do të jetë e vështirë.

    Shigjetari

    Kuptoni se po punoni më shumë sesa duhet. Pushimet e shpeshta do t’ju bëjnë më kreativë. Largohuni nga tavolina dhe bisedoni me kolegët. Nëse po kërkoni për një punë merrni kohë për të gjetur diçka të qëndrueshme.

    Bricjapi

    Nëse jeni në një lidhje romantike do të ndaheni dhe do të bashkoheni shpesh. Ka një ndryshim nga pasioni që ndjeni, keni nevojë për një person që ju do vërtetë. Nëse jeni beqarë duhet që, fillimisht të bini në dashuri me veten.

    Ujori

    Lëkundjet e humorit po ju marrin energjinë dhe janë të vështira për të afërmit tuaj. Një problem në shtëpi që menduat se ishte zgjidhur do të rishfaqet. Kjo do të thotë që keni ndjekur mënyrën e gabuar.

    Peshqit

    Kujdes nga dhënia e këshillave të padëshiruara. Kur njerëzit diskutojnë problemet e tyre, përqendrohuni te të qenit një dëgjues i mirë. Kjo do të jetë shumë më efektive sesa të reagoni ndaj asaj që thuhet. Nuk mund t’i zgjidhni dilemat e të tjerëve./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post