HOROSKOP

Horoskopi për datën 12 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 12 gusht nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e diel, 12 gusht 2018

Dashi

Kërkoni një punë të re. Nuk është proces aq i vështirë nëse bëni një listë të gjërave që keni për të bërë dhe pastaj të filloni t`i përmbushni ato. Mbani një shënim të të gjitha komunikimeve tuaja, përfshirë emrat e njerëzve që hasni. Megjithëse keni lidhje të mira, ju dëshironi të njiheni për kontributin tuaj. Në vend që të kërkoni disa favore, kërkoni për një pozicion si çdokush tjetër. Talenti juaj do t'ju ndihmojë të fitoni çmimin më të lartë.

Demi

Ju jeni duke synuar gjëra luksoze që nga strehimi i një udhëtimi deri tek vendet e koncerteve dhe restorantet. Mos hezitoni të kërkoni atë që dëshironi. Një bast apo lotari mund t`ju sjellë fat. Shanset janë në anën tuaj, pasi keni njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të fituar. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të luajtur një lojë të vogël.

Binjakët

Ju e thithni informacionin si një sfungjer. Nëse kapni një shans për të marrë disa njohuri të specializuara, bëjeni. Sa më shumë aftësi të keni, aq më e mirë do të jetë perspektiva e punës. Ju mund të jeni në gjendje të fitoni një jetë të mirë duke punuar nga shtëpia. Njerëzit priren të mbështeten tek ju, duke e ditur se keni forcën për t'i mbështetur në kohë të vështira. Do t`i shërbeni me qejf një të afërmi që ju ka ndihmuar në të kaluarën. Të jesh në gjendje t`i ktheni favorin do ta bëjë marrëdhënien tuaj edhe më të fortë.

Gaforrja

Ju jeni jashtëzakonisht krijues, por keni nevojë për dikë që të mund t'i kthejë ëndrrat tuaja në realitete. Mos u trishtoni kur partneri ju kërkon të ngadalësoni dhe të adoptoni një qasje më praktike. Këshilla e tyre vlen të merret parasysh. Aftësitë tuaja të komunikimit janë në një nivel të lartë. Përdorini ato për të negociuar një kontratë që rrit të ardhurat tuaja dhe ju jep siguri në punë. Paratë nga kjo marrëveshje do ta përmirësojnë shumë standardin e jetesës.

Luani

Mësoni aftësitë e mbijetesës për të rritur besimin tuaj. Kur e dini çfarë të bëni në raste urgjente, jeni më pak të prirur për panik. Do të gëzoni punën me një mësues i cili ndihmon në gjetjen e talenteve që nuk e dinit se ekzistonin. Ju jeni më elastik nga sa mendonit. Keni një mundësi për të rritur të ardhurat tuaja duke marrë një punë të qëndrueshme. Edhe pse perspektiva e të pasurit një pozicion jo aq të lartë nuk është emocionuese, ai do t'ju japë një shans për të kursyer para. Këto kursime do t'ju shërbejnë.

Virgjëresha

Do të keni një mundësi të pazakontë për të çuar përpara arsimin tuaj. Nëse punëdhënësi juaj ofron rimbursimin e shkollimit, përfitoni nga ky rast për të shkuar falas në universitet. Ju mund të shkoni larg, sidomos nëse arsimimi nuk iu dëmton xhepin. Një takim romantik do t'ju bëjë të ndiheni sikur po ecni në ajër. Është e mrekullueshme të qëndroni me një person të suksesshëm që admiron talentin tuaj. Nëse jeni vetëm, do të takoni dikë të veçantë.

Peshorja

Nëse nuk jeni i kënaqur me një projekt, kërkoni një zgjatje të afateve. Të qenurit në gjendje për të korrigjuar problemet dhe për të përmirësuar performancën tuaj do të sjellë të gjitha ndryshimet. Përdorni fuqitë tuaja bindëse për të gjetur pak më shumë kohë. Do të përfitoni nga një qetësi dhe paqe. Edhe një njeri social si ju ka nevojë për një mundësi për të pushuar. Në vend që të dilni sonte,qëndroni në shtëpi dhe rifitoni orët e gjumit. Do të zgjoheni duke e ndjerë veten vite më të ri.

Akrepi

Ju nuk keni interes të punoni me njerëz të mërzitshëm. Dëshironi të punoni me njerëz frymëzues. Kërkoni në internet për një grup njerëzish që ju bëjnë të qeshni. Së bashku do të bëni një punë të madhe që fiton respekt. Miqtë me influencë do të bëjnë që suksesi juaj të rritet. Nëse jeni të ftuar në një mbledhje qoftë edhe të lagjes, duhet të shkoni. Do të takoni anëtarë të rëndësishëm të komunitetit, të cilët mund të avancojnë interesat tuaja.

Shigjetari

Jini të matur për të treguar gabimet e dikujt. Askujt nuk i pëlqen të zihet ngushtë. Duke i lënë mënjanë dhe duke i njoftuar për problemet personale, ju do të fitoni falënderimet dhe besnikërinë e përjetshme. Falë jush, ata do të shmangin një situatë të turpshme që kompromenton reputacionin e tyre. Merrni një qasje realiste në një projekt profesional. Nëse nuk keni mjaft para për të financuar siç duhet një punë, pyesni eprorët tuaj për më shumë financim. Ju do ta merrni atë duke ofruar një listë të detajuar të gjithçkaje që ju nevojitet.

Bricjapi

Jini të sigurt për aftësinë tuaj krijuese. Futja në një gare do të jetë një nxitje e madhe për imagjinatën. Do të gëzoni të punoni me njerëz të talentuar. Nëse jeni vetëm, do të bini në dashuri me një rival. A keni një partner? Jeta juaj e dashurisë do të ngrohet. Mos hezitoni të ndani një ide të guximshme me një grup ekspertësh. Ky propozim do pritet me entuziazëm. Disa njerëz do të ofrohen për të financuar këtë projekt, duke ju lejuar të bëni një punë të mirë.

Ujori

Vështrimi juaj i çuditshëm mbi motivet e njerëzve të tjerë ju jep një avantazh të fshehtë. Negocimi i një marrëveshjeje të jashtëzakonshme do të jetë i lehtë. Ajo që duhet të bëni është të përfitoni nga pikat e dobëta të kundërshtarëve. Ata do të pranojnë të gjitha kërkesat tuaja. Ju jeni një person origjinal që shpesh keqkuptohet. Për fat të mirë, ky nuk do të jetë problem kur të punoni me një partner që ndan qasjen tuaj logjike. Është lehtësim të jeni në gjendje të bëni punën tuaj pa pasur nevojë të goditni egon e partnerit.

Peshqit

Ju jeni më të zgjuar se të gjithë të tjerët që keni afër. Edhe pse mbani një qëndrim të përulur, juve dini shumë. Sapo të keni mundësi, bëni prezantimin tuaj në një forum publik. Së shpejti do t'ju kërkohet të merrni përgjegjësinë për grupin. Gjeni mundësinë për të kaluar një mbrëmje romantike me të dashurin. Jeni vetëm? Do të takoni dikë tërheqës në festën e një miku të përbashkët.

Ky post u publikua në Tiranapost.al dhe e përshtati nga Russell Grant, Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]