Aktualitet

Horoskopi për datën 11 tetor nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e merkure, 11 tetor 2017.

Dashi

Mundësitë për t’u rritur në karrierë i keni sa pranë dhe larg njëkohësisht. Mund të jetë e nevojshme të bëni një trajnim të avancuar për një punë të rëndësishme. Nëse e keni të pamundur, në vend që të përplasni kokën pas murit,  kanalizojeni energjinë tuaj në një drejtim të ndryshëm. Bëni  një listë të mundësive që mund të sjellin të ardhura në jetën tuaj. Një punë periferike mun të kthehej në një biznes të ardhurash me fitim. Kjo është arsyeja pse Universi po ju tregon një tjetër drejtim në jetën tuaj. Ai e di se cilat janë shanset më të mira për sukses.

Demi

Jeni gati për të bër një lëvizje të guximshme, por duhet ta mbani sekret atë. Nëse do të përhapni fjalën për planet tuaja, mund t’ju dalin para armiq që do t’ju bllokojnë sukseset. Keni një shans për të arritur nivele të larta në karrierë. Shpenzoni pak kohë duke përditësuar CV-në dhe duke marrë letra reference. Bëni kërkime rreth kompanisë ku doni të punësoheni.  Të demonstroni njohuritë tuaja historike para shefit të ardhshëm,  do t’i bëjë shumë përshtypje atij.

Binjakët

Pas një periudhe të zgjatur dhimbjeje, jeni gati për një fillim të ri. Gjëja më e rëndësishme është t’i ktheni krahët errësirës dhe të shkoni në drejtim të dritës. Çdo ndryshim që duhet të bëni, duhet të jetë i projektuar për një stil jetese më të lumtur e më të shëndetshëm. Të lini pas një marrëdhënie toksike dhe të lëvizni drejt një zone që gjithmonë ju ka magjepsur, do t’ju shkaktojë një lumturi të madhe.

Gaforrja

Perspektivat tuaja profesionale janë gjithmonë e më të mira. Shansi për të qenë në krye të një grupi personash të talentuar, do t’ju ofrojë më të mirën. Shfrytëzojini sa më mirë burimet që keni në dispozicion pasi janë të kufizuara. Sa herë që do t’ju duhet të shpenzoni para, referojuni rrjeteve sociale për të marrë rekomandime. Do të merrni sugjerime të vlefshme se ku duhet të drejtoheni për të bërë blerje.

Luani

Nëse ka diçka që ju pëlqen, janë sfidat romantike. Nuk e keni të lehtë të gjeni dikë që e bën pulsin tuaj të rrahë shpejt. Gjithashtu e keni provuar veten të jeni shoqërues të denjë. Në vend të dhuratave bujare dhe gjesteve të mëdha, kushtojuni vëmendje kortezive të vogla. Përfundimisht, objekti juaj i dashurisë do të kuptojë se jeni i denjë për dashurinë e tij.

Virgjëresha

Një mundësi e artë po vjen në rrugën tuaj. Mos hezitoni ta pranoni këtë ofertë. Jeni një presion praktik që doni të keni siguri që gjërat të funksionojnë. Garanci nuk të jep askush, por duhet të operoni mbi instikte. Për fat të mirë, gjithmonë keni qenë shumë fleksibël. Të adaptoheni në një mjedis të ri do të jetë e lehtë për ju.

Peshorja

Logjika juaj ju bën një partner popullor dhe të kërkuar për projekte të ndryshme pune. Të gjithë ata që marrin projekte përsipër, ju kërkojnë edhe juve të jeni pjesë e ekipit. Kjo për shkak se i shihni problemet në mënyrë objektive. Në vend që të mërziteni nga shenjat e para të vështirësive, i futeni punës për të gjetur se çfarë i shkakton ato. Më pas gjeni mënyrën më të thjeshtë për të eleminuar ose shmangur problemin. Ndërsa të tjerët mërziten nga dramat, ju i dilni zot punës dhe fitoni para.

Akrepi

Personat e qetë e të qëndrueshëm fitojnë gjithmonë garën në punë. Nëse një epror ju kërkon të shtoni ritmin, jepini një buzëqeshje dhe vazhdoni me punën që po bënit. Një qasje e tillë nga ana juaj parandalon gabimet. Personat e suksesshëm e admirojnë aftësinë tuaj për të nxjerrë hirin nga poshtë zjarrit. Performanca e shkëlqyer dhe besueshmëria juaj do t’ju hapin rrugën për një marrëveshje të mirë.

Shigjetari

Merrni iniciativën për të nisur një projekt që mund t’ju katapultojë në yje. Të bashkëpunoni me një klient të paparashikueshëm do të jetë e vështirë, por kjo sfidë do t’ju argëtojë. Jo vetëm që do t’i kapërceni të tilla sfida, por do të keni edhe një produktivitet mbreslënës. Pasi të keni përmbushur këtë iniciativë do të keni fituar një reputacion të lartë profesional, falë të cilit më pas do të përfitoni shuma të larta parash dhe argëtim.

Bricjapi

Ju duhet paqe dhe qetësi për të krijuar një plan rreth një ndryshimi të jetesës në shtëpi. Lërini pak mënjanë përgjegjësitë e përditshme për t’u fokusuar tek sfidat që kanë në qendër familjen. Mund të mendoni të bëni një shtesë në shtëpi ose të ndryshoni vendbanim, të shkoni diku ku mund të gjeni punë më lehtë.

Ujori

Jeni të vendosur ta ktheni ëndrrën në realitet. Keni shumë miq të cilët mund t’ju ndihmojnë për t’ia dalë mbanë dhe i keni në krah tani. Lërini të bëjnë punën e tyre ndërsa ju fokusoheni në aspektin praktik të punës. Ndërsa ky prakticitet ju lejon t’i kapërceni problemet me lehtësi, nuk është mjaftueshëm për të arritur sukses. Të bashkëpunoni me një avokat apo person ligjor është thelbësore për të arritur fitoren.

 Peshqit

Ndershmëria dhe integriteti janë shenjat dalluese të jetës suaj profesionale. Jeni mjaftueshëm të zgjuar për të kuptuar se ka gjëra më të rëndësishme se të përfitoni financiarisht. Duke i trajtuar të tjerët me konsideratë e respekt, do të korrni shpërblime emocionale të cilat shkojnë përtej një page të mirë. Krijoni produkte dhe shërbime të orientuara për njerëzit që injorohen nga kultura “mainstream”. Mënyra më e mirë për t’u bërë të pasur është të udhëhiqeni nga empatia.