• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 11 tetor nga Russell Grant


    Dashi

    Vonesat po ju çojnë drejt shpërqendrimit. Nuk do të jetë e mundur të udhëtoni kur të dëshironi. Shqetësimi nuk do të zgjidhë asgjë. Merrni frymë thellë dhe ecni me rrjedhën. Kur të mbingarkoheni, largohuni nga të gjitha. Fikni celularin tuaj. Qëndroni larg mediave sociale. Dëgjo muzikën që të qetëson shpirtin.

    Demi

    Një ndjenjë pasigurie ju bën dëm. Kur ndjeni zili për dikë tjetër, largoni mundësitë nga vetja. Gëzohuni për të mirat e gjithkujt. Është e lehtë të tërhiqni bollëkun kur ndiheni të lumtur. Universi është pafundësisht i bollshëm. Vetëm se dikujt tjetër po i ecën mirë nuk do të thotë që ty s`do të të ecë. Kini besim se jeni në prag të marrjes së disa lajmeve të mrekullueshme. Mirëqenia po vjen, përgatituni.

    Binjakët

    Jeni në mëdyshje për të filluar një projekt. Në vend që të shqetësoheni se si do të reagojë publiku, përqendrohuni në punën tuaj. Gjithçka varet nga marrja e hapit të parë. Sa më shpejt të përqendroheni në nevojat tuaja, aq më shpejt gjërat do të përmirësohen. Mos ia tregoni punën askujt tjetër derisa të përfundojë. Gjëja e fundit që ju dëshironi është të dekurajoheni.

    Gaforrja

    Shqetësoheni që një koleg po jua kalon. Vazhdoni t`i kushtoni vëmendje gjërave që ju sjellin gëzim. Tensioni me një rival do të zbehet. Nëse nuk jeni në nivelin e duhur, kërkoni udhëzime. Një ekspert do të jetë i lumtur t’ju tregojë se si të përdorni një program softueri ose pjesë të pajisjeve të teknologjisë së lartë. Është e thjeshtë të mësosh me një instruktor të tillë.

    Luani

    Gjëja e fundit që dëshironi është të ziheni me dikë. Paratë nga një marrëveshje ligjore do të vonohen. Gjeni një burim alternativ të ardhurash ndërkohë që jeni duke pritur që këto para të vijnë në llogarinë tuaj bankare.

    Virgjëresha

    Nuk do ta arrini një afat kohor, por nuk ka shumë rëndësi kjo gjë. Personat që prisnin këtë punë i kuptojnë problemet e paparashikuara që ndodhën. Partneri juaj nuk i pëlqen më ankesat që po bëni. Përqendrohuni në angazhimet e reja dhe ecni përpara.

    Peshorja

    Fokusimi tek rutina ju zbeh talentin. Edhe pse është mirë të punoni, nuk duhet të harxhoni gjithë energjinë në të. Kushtojini pak kohë edhe artit. Kur njerëzit nuk e vlerësojnë punën tuaj, vazhdoni përpara. Mund të keni sukses dhe të fitoni audiencë në një fushë arti. Të ardhurat tuaja do të rriten dhe do të jeni në gjendje të hiqni dorë nga puna e përditshme që bëni.

    Akrepi

    A keni humbur besimin tek sistemi? Kur zhgënjeheni, është një shenjë që duhet të ndryshoni drejtimin. Në vend që të kërkoni jashtë vetes për frymëzim, ndihmë ose inkurajim, kthejeni vëmendjen tuaj brenda. Keni qenë gjithmonë një njeri pasionant. Përkushtimi tek aktivitetet dhe njerëzit që doni do t`ju fuqizojë. Askush nuk mund t`jua heqë dëshirën për të jetuar. Sa më shumë të ushqeni dëshirën tuaj për të bukurën, aq më pak do t’ju shqetësojë joefikasiteti burokratik.

    Shigjetari

    Ndjeheni të pafuqishëm, por nuk është kështu. Nuk mund të kontrolloni se si sillen njerëzit e tjerë, por keni kontroll mbi emocionet tuaja. Kur ndiheni keq, është një shenjë që duhet të bëni diçka ndryshe. Përqendroni fokusin tuaj tek idetë, planet dhe kujtimet që ju bëjnë të ndiheni mirë. Ngadalë por me siguri, ankthi juaj do të zbutet. Situata juaj do të përmirësohet dhe do ndiheni më mirë.

    Bricjapi

    Një debat do t`ju bëjë të dilni nga vetja. Do pyesni veten përse arritët deri këtu. Problemi qëndron më së shumti tek mendimi juaj dhe dëshira për të ndryshuar të tjerët. E vetmja sjellje që mund të kontrolloni është e juaja. Prandaj, kur doni një partneritet të lumtur, duhet të përqendroheni në bërjen e gjërave që ju bëjnë të lumtur.

    Ujori

    Një lajm zhgënjyes do ju detyrojë të ndryshoni planet. Në vend që ta trajtoni këtë pengesë si një fatkeqësi, vazhdoni përpara. Një buxhet i kufizuar nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga kjo ide. Do gjeni rrugëzgjidhje që në fund të fundit t`ia dilni.

    Peshqit

    Mos e mashtroni veten në një plan karriere. Nëse doni të arrini suksesin e dëshiruar, duhet të bëni trajnime shtesë. Nëse kjo nënkupton marrjen e një diplome tjetër, ashtu bëni. Bëni atë që është e nevojshme për të përparuar në karrierën tuaj. Rezistojini tundimit për ta krahasuar veten me rivalët. Vetëm se konkurrentët tuaj kanë lindur me disaavantazhe, nuk do të thotë që jeni i destinuar të dështoni. Ju keni diçka që ata nuk e kanë. Keni një mendje inovative.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]