• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 20 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 11 shtator nga Russell Grant


    Dashi

    Do të rindërtoni një miqësi të vjetër. Ritakimi me dikë që ju ka njohur në një kohë tjetër do të jetë frymëzues. Do të kuptoni se sa përparim keni bërë që nga kohërat e vjetra. Jepini vetes një shpërblim të bukur për tejkalimin e disa sfidave serioze. Do të nënshkruani një marrëveshje ligjore. Kjo kontratë do t`i rritë mundësitë tuaja të mira.

    Demi

    Një i afërm i ngushtë do t’ju paralajmërojë për një punë të re. Bëjini kërkesë për këtë pozicion, pasi duket se është përshtatur për ju. Do të zbuloni dhurata që nuk i dinit se ekzistonin. Suksesi është rrugës. Do të merrni një dhuratë përrallore nga dikush. Është mirë të dini se përpjekjet tuaja vlerësohen.

    Binjakët

    Vizita në një qytet të largët do të përmirësojë gjendjen tuaj ekonomike. Përdorini këto para për të vazhduar arsimimin tuaj. Studimi me një mentor do të jetë transformues. Puna si pjesë e një ekipi është shumë argëtuese. Ju vlerësoni aftësinë e partnerit tuaj për të pasur gjithçka në fokus. Ndërkohë që ai merret me të gjithën, ju përqendroheni në detaje.

    Gaforrja

    Marrëveshjet me një agjent sigurimesh ose një bankier do të shkojnë jashtëzakonisht mirë. Aplikimi për një kredi do rezultojë me sukses. Mirëqenia momentale po ju lejon të bëni plane afatgjata. Duke u bërë një agjent i lirë mund të menaxhoni ngarkesën e punës. Në vend që të përmbaheni në një orar fiks e të papërshtatshëm, do të keni mundësinë t`i caktoni vetë oraret tuaja. Mbi të gjitha, edhe detyrat do të jeni në gjendje t`i zgjidhni vetë.

    Luani

    Ballafaqimi me publikun do të jetë i këndshëm. Ndiheni mirë kur shikoni të paktën edhe një fytyrë që qesh para jush. Shumë klientë do të komentojnë qëndrimin tuaj optimist. Shefi juaj do të jetë i kënaqur nga të gjitha reagimet pozitive që do marrë në lidhje me performancën tuaj. Një udhëtim do t’ju bëjë të ndiheni vite më të rinj.

    Virgjëresha

    Ndryshime pozitive po ndodhin në punë. Mund t’ju ofrohet një punë e shkëlqyer që stimulon intelektin tuaj dhe ju nxit krijimtarinë. Përmirësime të mëdha do të bëhen në zyrën tuaj, duke thelluar kënaqësinë tuaj në punë. Një koleg i ri mund të bëhet një mik i shkëlqyer. Ndihma financiare do të vijë përmes një të afërmi. Marrja e parave për të blerë një makinë apo një shtëpi do t’ju japë një dimension të ri për jetën. Një themel i sigurt bën që imagjinata të rrjedhë lirshëm.

    Peshorja

    Ju mund të gjeneroni pasuri përmes një investimi të zgjuar, ose edhe përmes një bilete lotarie. Një investim i vogël është gjithçka e nevojshme për të korrur përfitime të konsiderueshme. Imagjinojeni veten duke jetuar në luks. Thjesht beso tek vetja dhe tek Universi që është i bollshëm.

    Akrepi

    Jeni të zënë me riparime në shtëpi. Do të jetë e nevojshme të shpenzoni më shumë para për rehatinë. Do të jeni shumë të lumtur me rezultatet. Do të keni një rritje page të papritur. Përdorini këto para për të prenotuar një udhëtim në distancë. Njohja e një kulture tjetër do t’ju bëjë që të bëni disa ndryshime të rëndësishme. Zëvendësoni pakënaqësinë, turpin dhe fajin me gëzim. Keni ardhur në këtë botë për ta shijuar jetën, ndaj kurrë mos e harroni këtë.

    Shigjetari

    Jeni gati të bëni një udhëtim me një partner biznesi ose romantik. Ky udhëtim do të jetë shumë argëtues. Do të jetë një lehtësim për t’i shpëtuar presioneve të zyrës ose shtëpisë. Do bëni biseda interesante. Një nga gjërat më të mira për një dëgjues të mirë është aftësia për të zbuluar emocionet e fshehura.

    Bricjapi

    Biznesi juaj po lulëzon. Do të jetë e nevojshme të merrni ndihmë shtesë për të mbyllur të gjitha punët. Nëse punoni për një kompani, mos u habitni kur t’ju jepet leje vjetore shtesë. Nëse dikush ju ofron një mundësi të artë, do të thotë që e keni merituar prej kohësh. Je duke marrë atë që të takon.

    Ujori

    Një projekt personal do ketë sukses të jashtëzakonshëm. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të filluar një program fitnesi, për të bërë një hap përpara në shitje ose për të shkruar një skenar. Njerëzit janë të aftë për vizionin tuaj të guximshëm dhe do ofrohen t’ju ndihmojnë. Një klient ose një mik do t’ju kërkojë të bashkoheni me një organizatë. Do të jeni i përshtatshëm për këtë grup. Anëtarët janë optimistë. Në vend që të kërkoni arsyen pse idetë tuaja nuk do të funksionojnë, përpiquni t`i përmirësoni.

    Peshqit

    Besojini intuitës tuaj dhe filloni një projekt krijues. Nuk i keni vendosur të gjitha detajet, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Pasi të keni ndërmarrë hapin e parë, tjetri do vijë automatikisht. Ndryshimet pozitive në punë duken në horizont. Do t’ju jepen përgjegjësi shtesë, dhe do t`i bëni me qejf.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post