• Shqip
  • English
  • E hënë, 22 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 11 shkurt nga Russell Grant


    Dashi

    Ju e thithni informacion si një sfungjer. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të bërë një kurs. Duke u përqëndruar plotësisht në studimet tuaja, ju do t’i përdorni ato për të mirën tuaj. Një punë fitimprurëse në një spital, universitet apo agjenci qeveritare po vjen. Kur ndiheni të tronditur, qëndroni në një vend të qetë ku mund të dëgjoni vetë dhe të mendoni. Fikni telefonin dhe lexoni për qejf.

    Demi

    Bëni një marrëveshje shitjeje dhe është momenti juaj. Do arrini shpejt në kompromis. Gjithashtu kjo situatë do t’ju tregojë jashtëzakonisht simpatikë. Përzierja e biznesit me kënaqësinë është një mundësi e veçantë. Në këtë rast, do të punoni me një admirues të zjarrtë. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, partneri juaj mund t’ju japë disa para.

    Binjakët

    Jeni i vendosur të ecni përpara në fushën tuaj të zgjedhur. Kthejeni një vesh të shurdhër për njerëzit që këmbëngulin që nuk mund të bëni një projekt të mire arti. Dikush me talentin tuaj mund të fitojë një rrogë të shkëlqyer nëse jeni të gatshëm për të marrë rreziqe. Të punoni si ndihmës i një personi do të jetë ndihmë e madhe edhe për ju. Jo vetëm që do të fitoni aftësi të vlefshme, por gjithashtu do të shihni se si të silleni në arena të ndryshme profesionale. Kjo përvojë ia vlen.

    Gaforrja

    Mbajtja e një mendjeje të hapur tërheq mundësi më të mira. Mos u habitni nëse shefi juaj ju kërkon të shkoni në një udhëtim jashtë shtetit apo një mik ju fton ta shoqëroni në një udhëtim. Pranojeni këtë ofertë me mirënjohje. Do të kaloni një kohë të mrekullueshme. Organizimi i një feste me një mik të dashur do të jetë kënaqësi.

    Luani

    Ju kurrë nuk largoheni nga një argument. Sfidimi i opinioneve të një personi tjetër është një sfidë emocionuese. Pas pamjes suaj të mrekullueshme fshihet një intelekt i mprehtë. Pjesëmarrja në një festë të madhe do t’ju japë një shans për t`u veshur bukur. Pa marrë parasysh se ku jeni ose çfarë jeni duke bërë, ju kurrë nuk do ta humbni stilin tuaj.

    Virgjëresha

    Puna me një partner do të jetë e dobishme. Falë reagimeve të një bashkëpunëtori me imagjinatë, ju do të keni ide më të mira. Jini të gatshëm për të eksperimentuar me qasje të ndryshme, edhe nëse do duken të pakuptimta në fillim. Metodat e pazakonta japin rezultate të jashtëzakonshme. Rezervimi i një udhëtimi në distancë të gjatë rekomandohet fuqishëm. Ju do të gjeni çmime të shkëlqyera për biletat e aeroplanit dhe çmimet e hoteleve. Merrni një aparat fotografik dhe regjistroni çdo gjë.

    Peshorja

    Organizimi i mjedisit tuaj do të rritë produktivitetin. Sistemimi i rrëmujës duhet të jetë punë e përditshme. Ndajini sendet e padëshiruara në tre shtylla: Hidhini, dhurojini dhe shitini. Një biznes do e pasurojë llogarinë tuaj bankare. Përdorini të ardhurat shtesë për të qëndruar në luks. Një vakt i shijshëm, një triko prej kashmiri ose një aromë e mirë do të sjellë pranverën në jetën tuaj.

    Akrepi

    Ju do të jeni në qendër të vëmendjes. Pjesëmarrja në një auditor ju bën të ndiheni më mirë, madje të shkëlqeni. Mbani mend se jeni njeri shumë karizmatik. A po kërkoni dashurinë? Do të gjeni partnerin e përsosur në një mbledhje. Bëni lëvizjen e parë. Ai që ju pëlqeni është shumë i turpshëm. Nëse tashmë keni një partner, bëjini komplimente. Sa më shumë ta inkurajoni, aq më shumë do të ndërtoni pasionin e përbashkët.

    Shigjetarit

    Shtëpia dhe familja janë gjithmonë në mendjen tuaj. Ju do të bëheni më të pavarur, duke bërë që besimi të fluturojë. Shëndeti juaj po përmirësohet, duke ju lejuar të shijoni një hobi të preferuar. Gjëja më e rëndësishme është që të argëtoheni.

    Bricjapi

    Luajtja e lojërave ju jep stimulin intelektual që ju dëshironi. Nëse është mundësia të hyni në një konkurs bëjeni. Ju do të shkoni larg me një çmim të bukur. A jeni i shqetësuar? Vizitoni një vend me interes historik. Një udhëtim i shkurtër jashtë qytetit do t’ju risjellë romancën e munguar. Ju do të krijoni një lidhje të menjëhershme dashurie. A keni një partner? Tregojani dashurinë.

    Ujori

    Jeni gati për të ndërmarrë një rrezik. Marrja e një investimi të vogël do t`ju shpërblejë. Përdorini këto të ardhura për të pasur më shumë luks. Blerja e një dysheku të ri do t’ju ndihmojë të bëni një gjumë më të qetë. Nëse keni menduar për nisjen e një biznesi nga shtëpia, kjo do të ishte koha më e mirë për të lëvizur.

    Peshqit

    Ju i kuptoni konceptet shpejt dhe lehtë. Të bëheni të aftë për të përmirësuar profilin tuaj në rrjete sociale do ju shërbejë. Njerëzit do të intrigohen nga postimet tuaja. Nuk ka mënyrë më të mirë për të reklamuar mallrat tuaja. Pas suksesit, shkoni të festoni me miqtë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.