• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 11 qershor nga Russell Grant


    Dashi

    Qëndrimi yt prej besimtari do admirohet nga të gjithë. Megjithëse jeni kundërshtarë në shumë mënyra me dikë, keni ende shumë kimi. Ecni përpara dhe kërkoni një takim formal. Tregoni se jeni serioz. Jeni duke kërkuar ekuilibrin në jetën personale. Nëse keni punuar gjatë gjithë kohës, shkurtoni orët e punës. Kushtojini më shumë vëmendje aktiviteteve sociale. Do kaloni bukur.

    Demi

    Dhurata që do i bëni dikujt do nxjerrë në pah më të mirën tuaj. Mos u habitni kur dikush t`ju sugjerojë që të shisni në një butik, meqë keni shije. Orari juaj po ngarkohet gjithmonë e më shumë. Në vend që të ndiheni nën presion për të bërë gjithçka shpejt, vendosni përparësitë. Përqendrohuni në gjërat më të rëndësishme si për shembull pagimin e faturave.

    Binjakët

    Pasioni ju del nga çdo pore. Do të jetë shumë e vështirë t`i rezistohet hijeshisë tuaj. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, do ta gjeni me një person të hijshëm. Nëse keni një partner, bëni një udhëtim romantik së bashku. Ju pëlqen të eksploroni vende, menu dhe kultura të ndryshme.

    Gaforrja

    Mos e nënvlerësoni veten në një marrëdhënie. Ju jeni po aq i mirë sa partneri juaj. Mirësia juaj, ndjeshmëria dhe humori janë më të çmuara se ari. Kujtojani vetes këtë sa herë që dyshoni tek vetja juaj. Shumë njerëz do të duan të jenë me ty. Kur ballafaqohemi me një vendim personal, e lëmë intuitën të jetë udhërrëfyesi jonë. Zemra do t’ju tregojë rrugën më të mirë për të ndjekur. Instinktet janë superfuqia juaj.

    Luani

    Veçimi nga turma do t`ju sjellë mundësi më të mira. Do të jetë edhe e këndshme të largoheni nga turma. Kudo që të shkoni, mund të jeni të sigurt se do të marrësh vëmendjen që dëshironi. Mos lejoni që dikush t’ju mashtrojë. Nëse shihni një mundësi për të mësuar aftësi të reja ose për të ndërmarrë detyra të ndryshme, kapeni mundësinë. Do t`i habisni edhe kritikët më të mëdhenj. Ju mësoni shpejt.

    Virgjëresha

    Pjesëmarrja në një festë joshëse me partnerin tuaj romantik do të bëjë që vetëvlerësimi juaj të rritet. Nëse jeni vetëm, do të takoni një profesionist të suksesshëm në këtë takim. Ai do të befasohet nga biseda me ju. Ju doni një masë shtesë të sigurisë dhe do ta merrni nga ky njeri.

    Peshorja

    Rruga drejt një aventure me një mik kurioz do të jetë shumë zbavitëse. Falë ndikimit të tij, ju do të provoni gjëra të reja dhe të eksploroni vendet që do të shmangnit nëse do udhëtonit vetëm. Kjo miqësi mund të bëhet lehtësisht romantike. Ju keni një ndikim të jashtëzakonshëm tek të gjithë ata që takoni. Njerëzit janë të magjepsur nga sjelljet tuaja dhe mënyra e të folurit. Përdorni ndikimin tuaj për të marrë favore dhe mundësi të reja. Aplikoni për një kredi, pse lini një takim për intervistë pune ose njohje romantike.

    Akrepi

    Një dëshirë e madhe për një marrëdhënie tërheq një person interesant në jetën tuaj. Megjithëse jeni më shumë emocional se sa i logjikshëm, mund të keni një marrëdhënie të suksesshme. Çelësi është të ofroni dashuri të pakushtëzuar. Mos u mundoni të ndryshoni njëri-tjetrin. Kur hasni vështirësi, çlironi ankthin tuaj dhe ecni me rrjedhën. Nëse dëgjoni një ide emocionuese ose shihni një mundësi intriguese, ndiqeni atë.

    Shigjetari

    Qëndrimi juaj i vëmendshëm vlerësohet shumë nga një grup i shqetësuar njerëzish. Një dëshirë e thellë për pavarësi mund të plotësohet përmes një projekti krijues. Nuk ka rëndësi se çfarë projekti do jetë ai. Gjëja më e rëndësishme është të ndërmerrni një aktivitet që nuk përfshin bashkëpunimin.

    Bricjapi

    Ju pëlqen të jeni pjesë e një ekipi efikas të punës. Kur zgjoheni në mëngjes mezi prisni të takoni kolegët dhe të zhvilloni projekte inovative. Jo vetëm ju i vlerësoni ata, por edhe ata vlerësojnë kontributin tuaj. Ngadalësoni ritmin tuaj. Kujdes me ndërlikimin e një projekti të ri. Bëni pyetje dhe mbani shënime.

    Ujori

    Ju tërhiqeni në mënyrë të parezistueshme nga dikush. Nëse jeni në një marrëdhënie të varfër, mund të vendosni të shikoni për mundësi më të mira. Nuk ka kuptim të qëndroni së bashku nëse nuk jeni të lumtur. Është e rëndësishme të ushtroni intelektin tuaj. Një punë sfiduese ose një projekt krijues i mrekullueshëm do t`ju japë stimulin që dëshironi.

    Peshqit

    Do të ndiheni mirë kur të shihni me sytë tuaj suksesin e një miku. Pjesa më e madhe e suksesit të tij mund t’ju atribuohet juve. Falë bujarisë dhe inkurajimit tuaj, ky njeri i dashur i ka tejkaluar pritshmëritë. Është koha për të festuar dhe për t`u përqëndruar tek vetja. Kërkoni një mundësi pune më të mirë. Kur të nisni kërkimet kini parasysh punën e ëndrrave, ose atë më të mirën në të cilën keni qenë ndonjëherë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690