• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Te gjitha

    Horoskopi për datën 11 prill nga Russell Grant


    Dashi

    Ju e doni sigurinë financiare, por nuk doni ta arrini atë nëpërmjet mënyrave tradicionale. Nuk doni thjesht një punë të rregullt. Ju dëshironi të drejtoni biznesin tuaj ose të bëni punë të pavarur. Përdorini emocionet tuaja si një sistem navigimi. Kur ideja e një situate ju mbush me frikë, gjeni një alternativë tjetër. Nëse një ide ju ngazëllen, ia vlen ta ndiqni.

    Demi

    Do ndërmerrni një rrezik. Jeni lodhur duke marrë gjithmonë një rol të parashikueshëm. Një punë e re do t`ju japë më shumë kënaqësi. Do të befasoheni kur ta kuptoni se sa të aftë jeni. Zgjidhja e një problemi të ndërlikuar do të jetë fuqizuese. Gjeni metoda të reja pune dhe do fitoni për një kohë të shkurtër më shumë para. Të gjithë do t`ju shohin me tjetër sy.

    Binjakët

    Ju pëlqen shoqëria e njerëzve të çuditshëm. Ata të zakonshmit nuk përbëjnë interes për ju. Kur qëndron me shokët interesantë, bëhesh edhe më kreativ. Një bashkëpunim artistik do të forcojë këto marrëdhënie. Puna me publikun do të jetë emocionalisht e kënaqshme. Ju dini të silleni ndryshe me kolegët, ndryshe me klientët, ndryshe me eprorët. Kjo ju bën interesantë dhe shumë të dobishëm në mjedisin e punës.

    Gaforrja

    Dikush me talentet dhe vizionin tuaj meriton një jetë të jashtëzakonshme. Qëllimi kryesor është kultivimi i lumturisë kudo që të jeni. Mos e varni lumturinë tuaj tek të tjerët. Kur hasni vështirësi, skoni tek muzika e preferuar, natyra apo tek gjithçka që të mbush me optimizëm.

    Luani

    Mundësia për të reformuar një institucion do t`ju vijë para duarve. Njerëz të rëndësishëm që janë të pakënaqur me shërbimin e kësaj agjencie, kanë filluar të ankohen. Ata do t’ju kërkojnë të përfaqësoni interesat e tyre. Humori juaj do të lërë një përshtypje të mirë. Të qenit i ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve i bën të tjerët të besojnë shumë tek ju. T`i sillni rehati atyre që vuajnë ju bën shumë krenarë. Ofrojini fjalë inkurajimi një të afërmi me vetëbesim të ulët.

    Virgjëresha

    Një mundësi e pazakontë për të udhëtuar do të vijë së shpejti. Merrni këtë shans për të parë një vend tjetër, edhe nëse kjo do të thotë të merrni leje nga puna dhe t`i lini dikujt fëmijët. Ky udhëtim do të transformojë mënyrën se si e shihni veten. Ju kurrë nuk keni pasur probleme të bëni miq. Njerëzit e duan shoqërinë tuaj, se ju i njihni nevojat e gjithsecilit dhe përpiqeni për t`i plotësuar. Kjo është arsyeja pse ju ftojnë gjithmonë kudo.

    Peshorja

    Nëse keni qenë i papërgjegjshëm me një kredi, mos u turpëroni dhe as mos u mërzisni. Ka një zgjidhje për problemet tuaja. Bëni një listë të të gjitha borxheve. Ulni këstin. Do krijoni pak më tepër stabilitet financiar. Mos u habitni kur t’ju ofrohet një punë që përshtatet me aftësinë tuaj të udhëheqjes. Paga do të jetë e mirë dhe puna gjithashtu.

    Akrepi

    Puna me një person të paparashikueshëm do të jetë sfiduese, por shumë e mirë për ju. Bashkëpunimi me dikë që është impulsiv dhe eksperimental do t’ju bëjë më fleksibël. Të gjitha marrëdhëniet përfitojnë nga aftësia për të gjetur të mesmen e artë. Një nevojë e fortë për të studiuar ju bën të regjistroheni për një kurs sfidues. Ju keni një mendje të mençur. Kur të filloni punën në një projekt kërkimor do ndiheni vërtet mirë.

    Shigjetari

    Krijimi i një sistemi më efikas në punë do t`ju japë më shumë kohë për të ëndërruar. Sistemoni ca rroba që nuk i vishni më. Bëni pazarin. Bëni një listë duke reflektuar për gjërat dhe njerëzit që pëlqeni e që nuk pëlqeni dhe merrini çdo gjëje aspektin pozitiv. Për shembull, nëse nuk ju pëlqen një koleg, fokusohuni tek diçka e mirë që ky njeri ka. Me siguri marrëdhëniet tuaja do të përmirësohen.

    Bricjapi

    Blini veshje për një festë ku ju kanë ftuar. Në jetën tuaj të përditshme, për shkak të punës preferoni të mbani një imazh klasik. Pasi largoheni nga zyra, doni të vishni diçka më të guximshme dhe të gjallë. Një partner romantik ose partner biznesi ka qenë i çuditshëm kohët e fundit. Kjo për shkak se nuk është i sigurt për ndjenjat tuaja. Bëjeni zakon tregimin e dashurisë dhe vlerësimit çdo ditë. Marrëdhënia do të rregullohet ndjeshëm.

    Ujori

    Privatësia është e rëndësishme për ju. Megjithëse pëlqeni shoqërinë e miqve simpatik, ata ndonjëherë mund të lodhin nervat tuaja. Kur kjo ndodh largohuni në një vend privat. Keni nevojë të rrini edhe vetëm. Përmirësimi i dietës tuaj do t’ju japë energjinë e nevojshme për t`u argëtuar më shumë. Në vend që të bini në shtrat shpejt pas një dite të gjatë pune, do të jeni të etur të dilni përsëri. Ushqimet e freskëta, drithërat dhe proteinat duhet të përbëjnë shumicën e ushqimeve që hani.

    Peshqit

    Të mësuarit e diçkaje të re është shumë zbavitëse. Ju jeni shumë më praktik nga sa mendoni. Miqtë, të afërmit dhe kolegët janë gjithmonë gati për të rregulluar pajisjet e prishura, duke ju lejuar të relaksoheni. Një takim pasionant është një devijim i mrekullueshëm nga rutina juaj normale. Dorëzojuni dëshirave tuaja, edhe nëse ato ju çojnë drejt një marrëdhënieje me të ardhme të paparashikueshme. Ju do të shijoni qëndrimin me një shok ose partner impulsiv. Jeta do të bëhet më e bukur.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.