• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 11 Korrik nga Russell Grant


    Dashi

    Ju duhet të relaksoheni dhe të gëzoni bekimet e jetës në vend që të fokusoheni në probleme të zakonshme. Jini rehat edhe nëse nuk keni para të mjaftueshme, situata është e përkohshme. Pasuria është si vala e oqeanit; ajo rrjedh. Gjithçka është mirë. Tentimi për të marrë diçka që nuk ju takon me të drejtë do të jetë shkak për t`u mërzitur.

    Demi

    Sjellja juaj e çoroditur po trondit të afërmit tuaj. Ata mendojnë se duhet të veproni më me këmbë në tokë. Ky ndryshim në stile po shkakton probleme reale në familje. Nëse dëshironi të jeni të lumtur, shpenzoni më shumë kohë me njerëzit që ndajnë të njëjtat vlera me ju. Duke shfaqur punën tuaj krijuese do të merrni famë. Njerëzit e duan mënyrën si ju tërhiqni vëmendjen e tyre ndaj aspekteve të bukura të jetës. Ata kanë pasur mjaft lajme shqetësuese.

    Binjakët

    Të ecni në karrierën tuaj të ëndërruar ju bën të ndiheni të lumtur, të shëndetshëm dhe të begatë. Nuk mjafton të jeni i kënaqur. Ju dëshironi ta ndani lumturinë tuaj me të gjithë ata që njihni. Një zhurmë e tmerrshme do të qarkullojë. Kini kujdes për ta përsëritur këtë informacion para se të jetë verifikuar. Ju nuk dëshironi të jeni përgjegjës për ndonjë dëm që është shkaktuar për shkak të kësaj historie. Fjalët kanë implikime serioze në raste si këto.

    Gaforrja

    Fuqitë tërheqëse janë të forta. Ato do të tërheqin dikë, prejardhja e të cilit është shumë ndryshe nga juaja. Ju do të mësoni mënyra të reja për të parë botën. Është një marrëdhënie e bazuar në rritjen reciproke. Hedhja e parave në një problem nuk do ta zgjidhë atë. Nëse do të zgjidhësh një dilemë, duhet të bashkosh forcat me njerëz të tjerë të aftë. Së bashku, ju do të kapërceni çfarëdo vështirësish që kanë bllokuar rrugën tuaj.

    Luani

    Tentimi për të ushtruar presion mbi dikë me autoritet do të dështojë. Tani për tani është më mirë të bëni një tërheqje taktike. Duke treguar besim tek ata me të cilët punoni, do të qëndroni të bashkuar në një situatë stresuese. Këshillohet fort të shkoni në një vend të fshehtë, privat, me partnerin tuaj romantik. Kur të humbni në krahët e njëri-tjetrit do të kujtoni atë që është me të vërtetë e rëndësishme.

    Virgjëresha

    Partneri juaj ju nxit të bëni diçka të mirë për veten. Është e vështirë për një individ të orientuar nga shërbimi ndaj të tjerëve si ju që të përmbushë nevojat tuaja. Bëjeni gjithsesi. Shkoni në një festë. Do të dukeni vite më të rinj. Pa marrë parasysh se sa sakrifica bëni për një të dashur, ajo kurrë nuk është e mjaftueshme. Mos sakrifikoni nevojat tuaja për t’u dukur vetëmohues. Është shumë më mirë të bësh atë që të bën të lumtur, edhe nëse kjo do të thotë të kesh më pak kohë për miqtë dhe familjen.

    Peshorja

    Zënia e një pozicioni të mirë në punë do të jetë shpërblyes, si emocionalisht dhe financiarisht. Njerëzit respektojnë talentin dhe gjykimin tuaj. Ju e dini se si është të frymëzosh njerëzit. Lufta me një mik mbi paratë është e pakuptimtë. Nuk do të ta kthejë borxhin që të ka. Le të jetë ky një mësim rreth përzierjes së miqësisë me financat në të ardhmen.

    Akrepi

    Jeni lodhur nga rënia pre e tekave të një partneri impulsiv. Në vend që të duroni sjelljen e tij të egër, sfidojeni atë. Nuk ka asnjë arsye pse të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, as sepse ato e bëjnë dikë tjetër nervoz. Duke qëndruar i vërtetë me veten, do të gëzoni marrëdhënie më të mira edhe me të tjerët. Një pushim i gjatë është pikërisht ajo që urdhëroi doktori. Merrni këtë mundësi për të vizituar një qytet të lashtë ose bregdetar. Një ndryshim i madh është në ajër.

    Shigjetari

    Jeta juaj familjare është një ëndërr e vërtetë. Mezi prisni për t’u kthyer në një strehë të qetë pas një dite të gjatë pune. Falë miqve dhe familjes, jeni në gjendje t’i përballoni presionet e një pune të vështirë. Ju duken zbavitëse këto sfida. Shëndeti juaj do të përjetojë një vështirësi. Në vend që të shpenzoni orë të gjata në zyrë, lëreni punën pas dore. Nuk është e nevojshme të sakrifikoni të gjithë kohën tuaj të lirë për të marrë një ngritje në detyrë.

    Bricjapi

    Të jesh shërbëtor ndaj një partneri të dashur ju bën të ndiheni mirë. Ju nuk jeni personi më bamirës, ​​por ju pëlqeni të ndihmoni ata që doni. Merrni këtë mundësi për të lehtësuar shokun tuaj më të mirë pas një pune të tmerrshme ose t’i përgatitni një vakt të shijshëm. Jini më bujar me burimet tuaja.

    Ujori

    Familja juaj po ju shpërqendron. Ju jeni lodhur duke ndryshuar planet tuaja për të shpëtuar një të afërm të shqetësuar. Në vend që t’i plotësoni nevojat e tij, jini më të palëkundur për tuajat. Puna për një organizatë bamirëse është një përshtatje e natyrshme për ju. Ju jeni të motivuar për të ndihmuar njerëzit dhe jo për të fituar. Ky qëndrim altruist fiton shumë respekt. Falë përpjekjeve tuaja, do të mblidhni më shumë para se kurrë më parë.

    Peshqit

    Misteri juaj natyror tërheq admirues nga çdo cep. Nëse kërkoni dashurinë, do ta gjeni me një person me humor dhe ndjeshmëri, i cili flet me shpirtin tuaj. Mos u hutoni nga kërkesat e punës suaj. Do të gjeni kohën për të kryer punët kur është e përshtatshme. Tani për tani, duhet të përqendroheni te argëtimi me dashurinë tuaj. Këto janë momente vërtet të çmuara.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.