Horoskop Te gjitha

Horoskopi për datën 11 janar nga Russell Grant


Dashi

Fuqia juaj është e dukshme për të gjithë. Kjo është koha e duhur për të bërë një prezantim profesional ose paraqitje publike. Aftësitë tuaja udhëheqëse do të jenë menjëherë të dukshme në një intervistë pune që do çojë në një ofertë emocionuese Do t`ju duket sikur keni kapur çmimim e parë, në aspektin profesional.

Demi

Injorojeni dikë që është duke u përpjekur t’ju bindë të qëndroni larg temave të tilla si feja dhe politika. Ju keni ndjenja të forta për disa çështje dhe do të bëni diskutime civile duke shpërndarë idetë dhe mesazhin tuaj. Zëri juaj në një lëvizje shoqërore do të jetë fuqizues.

Binjakët

Jeni lodhur dhe ndiheni gati të provoni një drejtim të ri. Nuk ka rëndësi nëse ka pengesa përpara, do ta mirëprisni sfidën. Njerëzit nuk mund t`ju mbështesin më kur të vendosni për t`u larguar nga ky mjedis. Vazhdoni vetëm.

Gaforrja

Një koleg me përvojë ka këshilla të vlefshme për t’ju ofruar. Mund të duket sikur po i dëmton përpjekjet tuaja, por nëse e dëgjoni mirë do ta kuptoni që s`është ashtu. Do ta vlerësoni kritikën e tyre konstruktive. Është mirë të jeni në gjendje të qeshni me të metat tuaja dhe të mësoni prej tyre.

Luani

Kujdesuni mirë për shëndetin tuaj dhe të ushqyerin që ju nevojitet. Bëni terapi për ta larguar një dhimbje bezdisëse. Miqtë mund të befasohen nga ju kur të ndiqni një rrugë jo të zakonshme, por kur të shohin ndryshimin, ata mund të ndihen të frymëzuar për ta provuar gjithashtu.

Virgjëresha

Jepni mundësinë një marrëdhënieje të re të zhvillohet. Ju mund të pyesni veten nëse jeni të përshtatshëm për njëri-tjetrin, por nuk do ta zbuloni kaq shpejt. Sapo të njiheni me njëri-tjetrin, mund të kuptoni se keni shumë gjëra të përbashkëta. Përshtypjet e para nuk janë gjithmonë të sakta.

Peshorja

Një fotografi që do hasni papritmas ose një këngë që do dëgjoni në radio do t`ju sjellë kujtime të bukura. Mund të vendosni të kërkoni nëpër albume të fotografive të vjetra ose të lexoni nëpër revista të vjetra. Vetëm në fund të ditës fokusohuni tek e ardhmja.

Akrepit

Një kurs apo punë do t’ju stimulojë. Merrni këtë mundësi për të studiuar me një mësues të respektuar. Ju do të inkurajoheni për të bërë pyetje për shumë nga supozimet tuaja të kaluara. Disa mund të jenë ende kuptimplote, por përmes ndryshimit të të tjerëve, do të përqafoni një pamje më filozofike të jetës.

Shigjetari

Dikush me të cilin jetoni nuk është i përgjegjshëm me paratë. Përvoja ju ka mësuar se si të rrisni burimet tuaja financiare sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse do të bindni një partner apo dikë të dashur që të mendohet dy herë për blerjen e diçkaje luksoze. Nëse e ble diçka të tillë, do ishte një gabim i kushtueshëm.

Bricjapi

Debatet në vendin e punës do t’ju mërzisin. Një koleg i vjetër po ju bën që të kafshoni buzën. Ai ka marrë shumë guxim dhe vullnet për t`ju kundërshtuar. Ju do të preferoni të flisni kundër një çështje më mirë sesa të pretendoni se gjithçka është mirë.

Ujori

Kontributi në një skemë pensionesh ose hapja e një fondi kursimi do të krijojë siguri financiare afatgjatë. Ndjekja e politikave të sigurimit që mbulojnë pronën tuaj për vjedhje dhe dëmtime është gjithashtu e këshilluar. Ju gjithashtu mund të mendoni për vënien e disa parave në një llogari kursimi për një ditë të vështirë.

Peshqit

Ndryshimi i drejtimit do t’ju çojë në rrugën e fatit dhe lumturisë. Nëse jeni mërzitur me rutinat e parashikueshme, dilni nga këto modele. Kini një prioritet më të madh. Duke i kushtuar më shumë kohë anës krijuese, do të ndiheni më të rifreskuar.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.