• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 11 Gusht nga Russell Grant


    Dashi

    Më në fund, do të keni mundësinë të shkoni në një festë. Perspektiva për të vizituar një tokë të huaj ju mbush me entuziazëm. Ju jeni gati të provoni të gjitha llojet e aromave dhe pamjeve ekzotike. Blini suvenire. Nëse keni qenë duke admiruar dikë, tani është koha për t`ia treguar. Do të jeni të kënaqur të zbuloni se ai që doni ju do gjithashtu. Festoni në një mbrëmje pasioni.

    Demi

    Pasi jeni zhgënjyer nga një lidhje, do arrini të gjeni dike që është besnik dhe do t`i përkushtoheni. Mund të shkëmbeni dhe unazat ose të bëni betimet. Një grindje familjare do të zgjidhet më në fund kur të dy palët të vijnë në mendje.

    Binjakët

    Do të argëtoheni aq shumë sa nuk e kishit menduar. Muajt ​​e fundit, keni qenë të fiksuar pas punës. Asnjëherë mos lejoni që të ndodhë përsëri. Aftësitë tuaja të komunikimit janë të mira. Përdorini ato për të shkruar një libër, këngë ose skenar. Nëse keni një podcast, do të regjistroni më të mirin që keni bërë ndonjëherë.

    Gaforrja

    Gjetja e mënyrave të reja për të fituar para është një përdorim i shkëlqyer i kohës suaj. Falë instinkteve tuaja të shkëlqyera, do të keni fitime të mira. Do t`ju bëhet një ofertë e shkëlqyer pune, duke ju lejuar të paguheni për të udhëtuar në të gjithë botën. Është shumë emocionuese të dini se talenti juaj vlerësohet. Nëse fati vazhdon t`ju ndjekë, do bëheni të pasur.

    Luani

    Jeta juaj e dashurisë është në kulmin e saj më të mirë. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë special në një udhëtim. Në momentin kur t’i bini në sy njëri-tjetrit; shkëndijat do të fluturojnë. Ju të dy jeni aventurierë. Nëse tashmë jeni në një lidhje, i dashuri do t’ju japë një shenjë të bukur të dashurisë së tij. Zemra juaj do bëhet mal kur të hapni këtë dhuratë, dhe të kuptoni që më në fund keni takuar dikë që ju trajton si mbret.

    Virgjëresha

    Javët e fundit, të gjithë kanë kërkuar vëmendjen tuaj. Jeni lodhur nga telefonatat e të gjithëve. Shkoni diku ku mund të dëgjoni veten dhe të mendoni. Lutuni, bashkohuni me natyrën dhe dëgjoni muzikë emocionuese. Kryeni një ritual domethënës. Bëni gjithçka që duhet për t’u lidhur me fuqinë tuaj më të lartë.

    Peshorja

    Është një kohë e mirë për të krijuar një strategji për realizimin e një ëndrre. Jeni duke menduar qartë dhe me optimizëm. Në vend që të mendoni se çfarë mund të shkojë keq, supozoni se gjithçka do të funksionojë në favorin tuaj. Ky qëndrim ju hap rrugën drejt suksesit. Edhe me të afërmit do merreni vesh më lehtë.

    Akrepi

    Do bëni një përshtypje të mrekullueshme gjatë një prezantimi profesional. Audienca vlerëson qasjen tuaj argëtuese. Ju dëgjojnë me vëmendje duke mos humbur asnjë fjalë tuajën. Mund të bëheni popullor. Një marrëveshje e ngecur financiare më në fund do ecë përpara. Përdorini pagat e para për të larë borxhet. Pasi të paguhen faturat, mund të përdorni paratë tuaja për të rezervuar një udhëtim në distanca të gjata. Mund të regjistroheni në një kurs të përparuar.

    Shigjetari

    Arti, muzika ose filmi nga një vend i huaj do t`ju frymëzojnë për një projekt krijues. Pasi të keni përfunduar punën do të bëni një udhëtim. Aplikoni për një kredi, dilni në një takim, ose çoni librin tuaj për botim. Njerëzit e duan energjinë tuaj.

    Bricjapi

    Keni aplikuar për licencë ose çertifikatë muaj më parë, keni menduar se nuk do të merrni kurrë përgjigje, por do merrni më në fund dritën jeshile. Mos humbni kohë për të ecur përpara me një udhëtim, ndërmarrje biznesi ose blerje. Një flirtim intensiv ju mbush me entuziazëm. Nëse tashmë jeni në një lidhje, kini kujdes që partnerin tuaj ta bëni xheloz me një admirues karizmatik.

    Ujori

    Puna me një partner është stimuluese. Është e mrekullueshme të bashkëpunoni me dikë që është i fortë në fushat ku je i dobët. Ju jeni konceptual ndërsa ai praktik. Me mbështetjen e tij, do të arrini lartësitë që kurrë nuk i kishit ëndërruar. Takimi me miqtë do t`ju mbushë me lumturi.

    Peshqit

    Do ta përmirësoni produktivitetin tuaj. Duket sikur keni kohë për t’u organizuar, por kjo nuk është e vërtetë. Pastroni sipërfaqen e punës. Karriera po shkon në rrugën e duhur. Një mundësi për të treguar aftësitë tuaja në një forum publik do të tërheqë famën dhe vlerësimin.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.