• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 10 tetor nga Russell Grant


    Dashi

    Jeni simpatik dhe tërheqës. Njerëzit tërhiqen nga misteri juaj. Nëse keni qenë në kërkim të një burimi të ri të ardhurash, kjo është një kohë e mirë për të aplikuar për punë. Një pozicion në një fushë të re do të jetë fitimprurës. Një marrëdhënie intime është një shpërqendrim i mirëpritur nga jeta publike. Ndiheni kaq mirë kur humbisni në krahët e partnerit tuaj. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë special. Do të duhet të bëni lëvizjen e parë.

    Demi

    Një i porsaardhur në rrethin tuaj shoqëror është më i ndjeshëm nga sa duket. Edhe pse humori mund të jetë një shkelës fantastik i akullit, bëni kujdes dhe mos e teproni. Ju keni aftësi t’i ndihmoni ata që keni afër në çështjet praktike dhe ata do t’ju ndihmojnë në ato krijuese.

    Binjakët

    Nuk e shihni veten siç bëjnë gjithë të tjerët. Shumica e njerëzve mendojnë se ju jeni shumë të suksesshëm. Kurse juve ju duket sikur nuk keni arritur ndonjë nga qëllimet tuaja. Mos e sforconi veten kaq shumë. Jepini vetes vlerësimin e duhur për të gjithë përparimin që keni bërë, veçanërisht në fushën profesionale. Ndjekja e trajnimeve të specializuara do të jetë shumë më argëtuese sesa pritej. Jo vetëm që ju pëlqen mësuesi, por gjithashtu do të zbuloni disa talente të fshehura.

    Gaforrja

    Ju ndjeheni të kënaqur, me fat dhe të përmbushur. Ky qëndrim pozitiv tërheq edhe më shumë fat. Mos e harroni këtë herën tjetër kur të mendoni për gjërat që ju shqetësojnë. Ligji i tërheqjes thotë që ju merrni atë që ndjeni. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të jeni optimist. A po kërkoni për dashurinë? Do ta gjeni. Në vend që ta shtyni veten për të hyrë në një lidhje serioze, kënaquni duke luajtur. Zemra juaj do t’ju tregojë kur është momenti për ta zyrtarizuar gjithçka.

    Luani

    Paratë nga një trashëgimi më në fund do të arrijnë. Përdorini për të bërë disa përmirësime në shtëpi. Rregullimi i banjës ose kuzhinës tuaj do ta rrisë shumë vlerën e investimit tuaj. Përndryshe, mund t`i kurseni ato para. Ndjenjat e fuqishme do t’ju bëjnë të ndryshoni drejtimin. Në vend që të ndiqni një punë të caktuar, ju mund të vendosni të filloni biznesin tuaj. Do të kënaqeni duke punuar për veten.

    Virgjëresha

    Është e lehtë të jesh produktiv kur ke një partner krijues. Kur ngecni për ide, gjysma juaj tjetër do të ofrojë sugjerime. Mos i refuzoni këshillat. Bashkëpunëtori juaj është shumë perceptues. Ai ka instinkte të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve. Reagimet pozitive nga punëdhënësi juaj bëjnë që të merrni frymë lirshëm. Është bukur të dini që i tejkaluat pritshmëritë e tyre.

    Peshorja

    Një regjim fitnesi po ju shpërblen. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t`i blerë vetes diça. Një artikull i bukur luksoz do t’ju dhurojë kënaqësi. Mos u shqetësoni nëse dikush kritikon ekstravagancën tuaj. Ai është thjesht xheloz për aftësinë tuaj. Së shpejti, marrja e vetes me të mira do të bëhet zakon. Nuk do të prisni që të tjerët të njohin arritjet tuaja. Nuk keni nevojë për askënd tjetër për të konfirmuar statusin tuaj prej superstari.

    Akrepi

    Një takim romantik ju jep një dimension të ri për jetën. Mos u habitni kur të frymëzoheni për një projekt arti. Idetë rrjedhin si një lum i fuqishëm kur jeni i dashuruar. Nëse jeni beqar, mund të takoni dikë special. Do të jeni të kënaqur me rezultatet e një ndryshimi total. Do ta vlerësoni veten edhe më shumë.

    Shigjetari

    Shtëpia është aty ku është zemra. Pavarësisht nëse jeni duke bërë një tenxhere me supë, duke pjekur byrek ose duke mbjellë një kopsht, aktivitetet shtëpiake do t’ju bëjnë të ndiheni të përqendruar dhe të sigurt. Dalja jashtë vëmendjes së të tjerëve ju lejon të lidheni përsëri me anën tuaj shpirtërore.

    Bricjapi

    Është e rëndësishme të festoni në ditët tuaja të mira. Vajtja nga një punë në tjetrën do çojë në konsumim. Puna me një ekip do të jetë produktive. Rezistojini tundimit për të marrë përgjegjësitë më të mëdha në punë. Duke ua deleguar detyrat në mënyrë të barabartë gjithë grupit, të gjithë do të ndjehen sikur kanë dhënë një kontribut të vlefshëm në rezultate dhe fitore.

    Ujori

    Përpjekjet tuaja për një organizatë bamirësie do të jenë veçanërisht shpërblyese. Ju pëlqen t`i përdorni të dhuratat tuaja për të ndihmuar anëtarët vulnerabël të komunitetit. Dikush do t’ju kërkojë të merrni përsipër udhëheqjen e një institucioni të rëndësishëm. Aftësitë tuaja organizative do të jenë të paçmueshme. Secili njeri do të ketë një rol të përcaktuar qartë me detyra të drejtpërdrejta. Skuadra do t’i arrijë qëllimet e saj shpejt dhe me lehtësi.

    Peshqit

    Karizma juaj është në nivelin më të lartë. Përdoreni atë për të promovuar axhendën tuaj. Bëni një kërkesë për kredi, shkoni në një intervistë pune ose bëni një audicion për një rol. Do të jetë e pamundur t’i rezistohet sharmit tuaj. Dilni dhe festoni pasi të keni arritur fitoren. Marrja e një praktike shpirtërore do të jetë e dobishme. Është e rëndësishme për ju që të keni një shpërqendrim nga realiteti i zakonshëm.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]