HOROSKOP

Horoskopi për datën 10 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 10 shtator nga Russell Grant

Dashi

Ju e keni çuar veten deri në rraskapitje. Është koha për të zvogëluar përgjegjësitë. Bëni diçka relaksuese. Shikoni një maratonë filmi. Kjo mund të jetë terapeutike. Nëse nuk jeni të bindur me një diagnozë mjekësore të dhënë nga mjeku, shkoni tek një tjetër. Gjeni një mjek që ju dëgjon me kujdes. Vetëm ai mund të jetë në gjendje të përcaktojë burimin e një dhimbje të bezdisshme.

Demi

Një grup do të përpiqet të ndikojë në të menduarin tuaj. Është më mirë të konsultoheni për ndjenjat tuaja në lidhje me një çështje romantike. Nëse keni zgjedhur një partner që nuk plotëson miratimin e miqve, kjo s`është diçka e mirë. Ama ju duhet të dëgjoni zemrën tuaj. Dikush në vështirësi ka nevojë për ndihmën tuaj. Mos e lini në baltë.

Binjakët

Një qëndrim jorealist për punën po ju shkakton probleme. Ju duhet të ndiqni rregullat si gjithë të tjerët. Ndaloni së i kërkuari shefit favore se po ia sosni durimin. Një i afërm ka nevojë për kujdesin tuaj. Nëse është nevoja merrni leje nga puna. Kjo do t'ju japë një mundësi për t'u përqëndruar plotësisht në kujdesin për të.

Gaforrja

Dikush që e keni admiruar gjithmonë do të përfshihet në një skandal. Kjo do t`ju kujtojë se të gjithë jemi njerëz. Edhe individët më të evoluar kanë të meta. Dëgjoni me kujdes instinktin tuaj, por dëgjoni edhe të tjerët. Do ia dilni gjithmonë me ndihmën e vetes dhe të tjerëve. Asgjë s`bëhet individualisht.

Luani

Një marrëveshje do rezultojë mashtrim. Jepjani mundësinë kompanisë apo institucionit për ta korrigjuar çështjen brenda një jave. Nëse nuk e ndryshojnë situatën për më mirë, denoncojeni çështjen tuaj në mediat sociale. Pas këtij veprimi do shikoni veprimet e menjëhershme. Në vend që të grindeni vazhdimisht për financat me partnerin, ndajini shpenzimet dhe mbani portofol të veçantë: paratë e mia, të tuat dhe tonat. Kjo do t'ju ndihmojë të lini mënjanë dallimet dhe të jeni në harmoni si më parë.

Virgjëresha

Ju nuk po i jepni rëndësinë e duhur partnerit të biznesit apo atij romantik. Në vend që të përqendroheni në të metat e tyre, fokusohuni tek pikat e forta. Kaloni disa minuta çdo ditë duke bërë një listë të të gjitha aspekteve pozitive. Duke shndërruar mendimet tuaja nga negative në pozitive, marrëdhënia juaj do të lulëzojë. Kjo nuk është një kohë e mirë për të nënshkruar një kontratë. Do të ketë klauzola të fshehura në këtë marrëveshje në dëmin tuaj.

Peshorja

Edhe pse zakonisht kënaqeni duke punuar me një partner, është më mirë të funksiononi vetëm tashmë. Jepini vetes një shans për të zhvilluar një projekt krijues pa ndërhyrjen e askujt. Besojini instinkteve tuaja. Idetë po ju rrjedhin si një lum i fuqishëm. Shkruani gjithçka që ju vjen se i rregulloni më vonë. Do të keni kohë për t'i rishikuar më vonë.

Akrepi

Është e vështirë të mos e kundërshtosh diçka që tha i dashuri juaj. Ama kaloje edhe këtë herë. Asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për ju të falni. Sa më shpejt ta zotëroni këtë art delikat, aq më të lumtur do të jeni. Provojeni. Modelojeni sjelljen tuaj sipas një shoku të këndshëm që gjithmonë e keni admiruar. Megjithëse ky njeri ka përjetuar disa tradhëti të tmerrshme, ka arritur ta lërë zhgënjimin pas. Kërkoji këshilla. Sugjerimet e tij do t'ju habisin.

Shigjetari

Ka qenë e vështirë të realizoni planet e karrierës. Çështjet familjare kërkojnë vëmendjen tuaj. Mos e kaloni gjithë kohën në punë po as mos e braktisni një ëndërr profesionale. Thjesht shtyjeni atë për më vonë. Ka mundësi të shëroheni nga një varësi serioze. Mos e fshihni një problem.

Bricjapi

Ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm në lidhje me një çështje që e keni për zemër. Jini të hapur për këndvështrime të ndryshme. Dikush që është gjithmonë i qetë, i lumtur dhe i bazuar në informacionet që ka mund t'ju ndihmojë. Kthejeni fokusin tuaj nga paratë tek kënaqësia. Ky ndryshim do të jetë jashtëzakonisht fuqizues. Ju gjithmonë keni qenë të mirë në fitimin e parave, pavarësisht ekonomisë. Për shkak të kësaj aftësie për të qenë financiarisht të sigurt në çdo situatë, duhet të gjeni mënyra për të shijuar mirëqenien. Nuk mjafton të zotëroni gjëra të mrekullueshme. Ju duhet t'i përdorni dhe vlerësoni ato.

Ujori

Ky nuk është një moment i mirë për të blerë ndonjë gjë të shtrenjtë ose për të pranuar një punë. Financat s`do jenë të mira. Nëse blini një makinë, pajisje ose kompjuter, ajo nuk do t'i plotësojë nevojat tuaja. Negociata për një pagë tani, do t`ju sjellin probleme më vonë. I dashuri ju kushton kohë dhe vëmendje. Kaloni kohë me miqtë. Ndaloni së injoruari nevojat e të dashurit tuaj.

Peshqit

Miku juaj më i mirë ose partneri romantik po ju shet lirë. Mos u trishtoni. Bëni një plan të guximshëm krijues. Mbaroni së lexuari një libër, serial, ose pikturë që ju mbush me gëzim. Njerëzit admirojnë aftësinë tuaj për të zbuluar tendencat e reja. Ata do t'ju shikojnë me admirim.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.