• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 10 shkurt nga Russell Grant


    Dashi

    Në vend që të peshoni faktet, dëgjoni intuitën tuaj. Ajo do t’ju udhëheqë në zgjedhjet e duhura. Instinkti juaj do të udhëheqë rrugën, pavarësisht nëse jeni duke u përpjekur të zgjedhni një universitet apo duke kërkuar për një kurs të përsosur. Imagjinata ju frymëzon të filloni një projekt krijues. Nuk ka rëndësi nëse jeni tipi artistik apo jo, ju do të bëni një punë të bukur. Mbajtja e ideve shënim këshillohet fuqishëm.

    Demi

    Krijimi i një sistemi nga i cili përfiton gjithë komuniteti është një përdorim i mirë i kohës suaj. Puna me një zyrtar qeveritar ose aktivist shoqëror do të jetë e kënaqshme. Ata vlerësojnë sugjerimet tuaja praktike, ndërkohë që ju do të përfitoni nga përvoja e tyre e gjerë. Është një marrëdhënie reciprokisht e dobishme. Mbajeni një mendje të hapur ndaj një ftese. Një grup dëshiron që ju të bashkoheni në radhët e tyre. Merrni pjesë në një takim dhe shikoni se si ndiheni.

    Binjakët

    Ju po i ngjitni shkallët me sukses. Keni ide të mrekullueshme që nxisin imagjinatën e publikut. Disa nga sugjerimet tuaja kanë sjellë shumë të ardhura për punëdhënësin tuaj. Si rezultat, do t’ju jepet një ngritje në detyrë. Një prezantim profesional këshillohet fuqishëm. Jo vetëm që do të bëni përshtypje të mirë në audiencë, por do të tërhiqni mundësi edhe më të mëdha e më të mira pune. Pas kryerjes së disa detyrave të pavarura, mund të jeni në gjendje të nisni biznesin tuaj.

    Gaforrja

    Do t`i kushtoni më shumë kohë çështjeve shpirtërore. Një çështje ligjore do të vijë në favorin tuaj, duke ju dhënë një masë më të madhe lirie. Do të jetë udhëtoni lirshëm. Përditësoni pasaportën tuaj dhe rezervoni një udhëtim në një vend që gjithnjë ju ka intriguar.

    Luani

    Ju e kuptoni se çfarë i bën njerëzit të ecin para. Përdoreni këtë njohuri në avantazhin tuaj financiar. Nëse jeni duke u përpjekur të bëni një shitje ose bëni disa investime, intuita juaj do t’ju udhëheqë në rrugën më fitimprurëse. Mbajeni të fshehtë informacion personal. Diskutimi i detajeve të shtëpisë tuaj me të njohurit e rastësishëm s`do të sjellë asnjë të mirë. Nëse ju bëjnë shumë pyetje, përgjigjuni me një buzëqeshje dhe largohuni.

    Virgjëresha

    Nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të nënshkruar një kontratë ose për të hyrë në një marrëveshje biznesi. Negocioni për lirinë totale artistike. Ju do të prodhoni punë të mrekullueshme kur nuk punoni me udhëzime strikte. Bashkohuni me një partner që beson në gjykimin tuaj. Detyrat tuaja të mira dhe fjalimi diplomatik lënë një përshtypje të mirë tek ata që takoni. Jini të durueshëm.

    Peshorja

    Gjeni mundësinë për të përmirësuar veshjet tuaja. Do të gjeni disa rroba të bukura që ju kënaqin dhe nxjerrin në pah cilësitë tuaja më të mira. Mbi të gjitha, zgjidhni artikujt që ju përshtaten edhe financiarisht. Kur dukeni mirë, ndiheni mire gjithashtu. A keni kërkuar punë? Do të merrni të paktën dy oferta të mëdha punësimi. Të paguhesh për të ushtruar imagjinatën do të jetë ajo që keni kërkuar gjithmonë.

    Akrepi

    Hidheni energjinë në një projekt krijues. Nuk ka rëndësi nëse shkruani apo luani muzikë. Sa më shumë që të zhvilloni zanatin tuaj, aq më të lumtur do të jeni. Admiruesit do të trokasin në derën tuaj. Asgjë nuk është më tërheqëse sesa dikush që rrezaton lumturi. Mos u lodhni me detaje të bezdisshme. Do të keni kohë për ta redaktuar punën tuaj më vonë. Mbani një fletore ku të regjistroheni të gjitha idetë tuaja.

    Shigjetari

    Kujtesa juaj mund të vijë nga një parfum, këngë ose çdo gjë tjetër. Përgatituni që të mbusheni nga një valë emocionesh. Edhe pse nuk jeni sentimentalë nga natyra, ju i vlerësoni marrëdhëniet afatgjata. Shkoni tek një mik i vjetër. Të punosh nga shtëpia është një mundësi e fortë. Zhdukja e politikës së zyrës do të jetë një bekim; ju do të gëzoni të jeni në gjendje të fokusoheni plotësisht në përgjegjësitë tuaja. Më e mira nga të gjitha, kjo marrëveshje do t’ju japë më shumë kohë për të shijuar jetën shtëpiake.

    Bricjapi

    Ngritja e vetëdijes për një çështje sociale do të jetë një përdorim i mirë i kohës. Ju jeni të vendosur ta bëni jetën më të rehatshme për pjesëtarët vulnerabël të shoqërisë. Njerëzit kanë respekt të madh për mendimet tuaja. Nëse keni kafshuar më shumë nga sa mund të përtypni, kërkoni ndihmë. Një i afërm do të jetë i lumtur të bëjë disa detyra për ju. Shpërblejeni me një dhuratë.

    Ujori

    Sekreti i suksesit tuaj është aftësia për të mos u shpërqëndruar. Ndërsa të gjithë të tjerët janë duke folur për një histori të fshehtë, ju jeni të zënë me punë. Si rezultat, do t`i përfundoni detyrat tuaja para gjithë të tjerëve. Jepini vetes një shpërblim të bukur. Marrja e një pushimi relaksues do të sjellë më të mirën për ju. Qëndrimi me një mik do t`ju bëjë mirë.

    Peshqit

    Ju jeni shumë konkurrues. Kushdo që përpiqet t`ju sfidojë do zhgënjehet ashpër. Ju jeni më i talentuari në grup. Mund të jepni një intervistë për një punë të re dhe interesante. Nëse dikush ju afrohet me një marrëveshje, bëjini shumë pyetje në lidhje me të. Jini të gatshëm për të negociuar për kushte më të mira.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.