• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Te gjitha

    Horoskopi për datën 10 prill nga Russell Grant


    Dashi

    Ju jeni të etur për t’u futur në një territor të panjohur, por duhet të ngadalësoni ritmin. Ndaloni për të integruar gjithçka që keni mësuar gjatë disa muajve të fundit. Edhe pse dëshira juaj për të bërë progres është e admirueshme, duke e shtyrë shumë veten do arrini në vështirësi katastrofike. Njerëzit mendojnë se jeni shumë egoist kur mbani një pozicion udhëheqës. Në vend që të përpiqeni të fitoni miratimin e tyre, vazhdoni të bëni atë që mendoni se është më e mira. Ju nuk mund të pretendoni të jeni dikush që nuk jeni.

    Demi

    Paratë nga një fond i përbashkët do të vonohen. Mos u frikësoni. Do të jeni në gjendje të mbuloni faturat tuaja nëse jeni të qetë dhe optimist. Universi gjithmonë shpërblen ata që kanë besim në bujarinë e tij të pafundme. Nëse duhet të ndani të ardhurat tuaja, bëjeni këtë pa pakënaqësi. Rezultatet e një aplikimi ose testimi do të jenë zhgënjyese. Ju duhet të shtyni veten më shumë për të marrë rezultatet që dëshironi. Nëse kjo do të thotë t`i kushtoni më pak kohë daljeve dhe shoqërisë e më shumë studimit, ashtu bëni.

    Binjakët

    Shpenzimi i tepërt i kohës me një person mund të dëmtojë marrëdhënien. Jini të pavarur. Një udhëtim, një projekt kreativ ose ndjekja e një kursi do të jetë një mënyrë e mirë për të mbajtur një distancë të shëndetshme nga njëri-tjetri. Nuk mund ta detyroni gjatë gjithë kohës njëri-tjetrin. Nëse punoni me dikë që nuk e pëlqeni, jini të sjellshëm dhe profesional. Sa më pak t`i vini re dallimet tuaja, aq më e dobishme do jetë kjo aleancë.

    Gaforrja

    Mos abuzoni me ushqimin e pashëndetshëm dhe orët e vona. Duke i dhënë trupit ushqim të shëndetshëm dhe gjumë të mjaftueshëm, ju do të jeni shumë më produktiv. Është gjithashtu e rëndësishme që të merrni pushim të mjaftueshëm. Krijoni një rutinë qetësuese për gjumë. Dikush do t`ju kërkojë ndihmë, por duhet ta kuptoni shpejt se keni shumë gjëra tuajat për t`u marrë. Sa më shpejt ta kuptoni këtë aq më mirë do të jetë.

    Luani

    Dikush që dikur e donit do të përpiqet të rilidhet me ju. Mendoni dy herë para se të nisni sërish diçka. A po kërkoni dashurinë? Jini së pari të mirë me veten. Kjo do të vendosë standardin që të tjerët të ndjekin shembullin tuaj e të sillen mirë me ju. Ju jeni të ngrohtë, bujarë, kreativë, argëtues dhe të dashur. Kjo do të thotë që ju jeni të denjë për një partner që ju intereson dhe ju adhuron.

    Virgjëresha

    Shpenzimi i shumë kohe në shtëpi ka sjellë kënaqësi të madhe, por tani është koha për t’u kthyer në jetën publike. Jini të gatshëm për të testuar përpjekjet tuaja me rivalë të denjë. Do të përfitoni nga konkurrenca e ashpër. Marrja e një rreziku do të dështojë. Ju mund të humbni ca para dhe do shqetësoheni, por mos e qortoni veten. Do vijë momenti kur të shpërbleheni për çdo përpjekje.

    Peshorja

    Jini të gatshëm të kërkoni falje për një dëm. Ju mund ta keni thënë me shaka, por të tjerët e morën seriozisht. Kërkoni falje dhe gjithçka do jetë si më parë. Mos u bëni si një i afërmi juaj kokëfortë që nuk e pranon gabimin. Jemi njerëz. Sa më shpejt që t’i kuptojmë gabimet tona, aq më shpejt do të rritemi. Nuk është turp ta pranosh gabimin.

    Akrepi

    Paratë nuk po vijnë aq shpejt sa do të donit. Trajtojeni situatën tuaj financiare si baticat e oqeanit. Ato vijnë dhe ikin natyrshëm. Relaksohuni. Ca kritika të ashpra që do merrni nuk janë fundi i botës. Ka gjithmonë vend për përmirësim. Duke punuar shumë për t’u bërë më të mirë në fushat që ju interesojnë, do të përparoni.

    Shigjetari

    Është koha të shkurtoheni angazhimet tuaja. Mos jepni premtime kur nuk mund t`i mbani ato. Është më mirë të jeni realist. Bëni edhe pushime. Nuk mund të jeni të dobishëm ku luftoni me lodhjen. Financat janë të shtrënguara. Po gjithsesi mos u shqetësoni.

    Bricjapi

    Gjetja e paqes dhe e qetësisë do të jetë e paarritshme. Të gjithë duan vëmendjen tuaj. Mos kini frikë të kërkoni pak hapësirë ​​kur të dashurit bëhen të bezdisshëm. Megjithëse ju doni t’i ndihmoni, përparësia juaj duhet të jetë lumturia dhe mirëqenia juaj. Bëheni nervoz kur vetëm jepni pa marrë asnjë në këmbim. Mënyra më e mirë për të mbajtur marrëdhënie të shëndosha është që të vendosni të parat nevojat tuaja. Është shumë më e lehtë të jeni bujarë kur ndiheni mirë.

    Ujori

    Mos kini siklet për t`i refuzuar disa ftesa. Është shumë më mirë të jeni selektivë dhe të gjeni mënyrën që doni për të kaluar kohën e lirë. Merrni pjesë vetëm në festat që doni vërtet. Kini kujdes me kritikat ndaj vetes. Mos u bëni shumë i ashpër. Ju keni mësuar shumë, edhe pse nuk keni arritur ende ta zotëroni diçka. Çdo arritje kërkon kohë; jini të durueshëm.

    Peshqit

    Mos e qortoni vetes se nuk keni arritur në lartësinë që do donit në aspektin profesional. Ju jeni pikërisht aty ku duhet të ishit. Trajojeni çdo përvojë të re si një mundësi për të mësuar dhe për t`u argëtuar. Një koleg që ankohet vazhdimisht do t`ju dëmtojë. Qëndroni larg nga ky njeri me energji negative. Sa më optimist të jeni, aq më shpejt do të përparoni.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.