• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 10 nëntor nga Russell Grant


    Dashi

    Ju i ndiqni qëllimet tuaja profesionale me fokus dhe vendosmëri. Askush nuk mund t’ju largojë nga rruga juaj. Nëse rrethanat e jetës kërcënojnë të prishin planet, qëndroni të vendosur. Të jashtmit do lëshojnë disa akuza. Mendimet e tyre nuk kanë rëndësi. Leximi i një libri ose shikimi i një filmi do ju nxisë imagjinatën. Bindjuni një impulsi për të filluar një projekt krijues.

    Demi

    Jeta sociale ju mbush me energji dhe ju jep fuqi. Kur gjërat shkojnë keq, mbani gjithmonë një qëndrim shpresëdhënës. Edini se gjithçka është gjithmonë në favorin tuaj, edhe nëse s`është, punë e madhe. Hyrja në një partneritet do të jetë e dobishme. Jeni shumë të mirë në trajtimin e çështjeve praktike, ndërsa partneri juaj është i mirë në gjetjen e një biznesi të ri dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve inovative. Bashkë jeni një ekip i mirë që bëni shumë para.

    Binjakët

    A ju duket sjellja e dikujt krejtësisht e pakuptueshme? Ndaloni së menduari për motivet e këtij njeriu. Kurrë nuk do mund ta kuptoni një person derisa të gjendeni njëherë në situatën e tij. Një ofertë e mirë pune duhet pranuar. Puna që ju paguan me përqindje do të jetë fitimprurëse. Do të jeni më i miri i grupit.

    Gaforrja

    Një partneritet i ngushtë ju ndihmon të zbuloni fuqinë tuaj. Dikush do t`ju fuqizojë për t`i zgjidhur vetë problemet tuaja. A keni dëshirë të punoni në një projekt krijues? Përkushtojuni kësaj teme. Jeni bekuar me një talent të jashtëzakonshëm artistik. Mos e lini pas dore.

    Luani

    Të gjeni përgjigjen për një problem që ju shqetëson në punë, ju mbush me krenari. Nuk jeni të gatshëm t`i ndani teoritë tuaja derisa t’i vendosni ato në provë. Thyerja e një rregulli në fakt do të bëjë që produktiviteti juaj të rritet. Jeni tip që vdes të organizojë festa, të përzgjedhë dekorin, ushqimin dhe do merreni së fundmi më këtë çështje. Do ta shijoni shumë.

    Virgjëresha

    Po ndjeni tërheqje ndaj dikujt dhe ia vlen të hidheni në veprim. Nëse jeni në një lidhje, rindizeni pasionin për partnerin tuaj. Kaloni më shumë kohë së bashku. Silleni si ditën e parë që u takuat. Një udhëtim i shkurtër për kënaqësi është rrugës. Do të jetë një lehtësim të shpëtoni nga presionet e shtëpisë. Shëtitja në një vend bregdetar do t`ju bëjë të ndiheni shumë më mirë.

    Peshorja

    Nëse nuk ndiheni mirë, shpreheni hapur zemërimin. Është shumë më e lehtë të realizoni ëndrrat kur jeni të ngazëllyer dhe shpresëdhënës. Varroseni të kaluarën dhe përqafoni jetën që keni parashikuar për veten. Kjo është një kohë e mirë për të bërë plane financiare afatgjata. Ndoshta duhet të merreni me kursimet dhe pasurinë tuaj. Sistemoni llogaritë bankare. Mbase duhet të bëni edhe testamentin.

    Akrepi

    Ju gjithmonë keni qenë shumë perceptues. Dikush që thotë një gjë dhe bën një gjë tjetër është duke u përpjekur të fshehë motivet e tij. Mos i besoni një të afërmi ose komshiu që thotë se ka hequr dorë nga një varësi. Ai është ende i varur. Derdhja e energjisë në një projekt të ri krijues do të jetë e këndshme. Është lehtësim të tregoni nga jashtë atë që ndjeni nga brenda. Mund të jeni duke menduar që t`i hidhni kujtimet në një roman. Ndryshime emrat dhe detaje të tjera që zbulojnë identitetet, për të mos pasur probleme.

    Shigjetari

    Situata juaj financiare do përmirësohet. Nëse keni pasur vështirësi për ta falur dikë që kishte pushtet mbi ju, ndodh sepse jeni fiksuar shumë mbi dëmin që ju kanë shkaktuar. Shijimin e momentit aktual e keni misionin tuaj. Mos u merrni me njerëzit që lëshojnë energji negative. Tërheqja nga sytë e publikut do të jetë terapeutike. Shfrytëzojeni këtë mundësi që të komunikoni me natyrën, të lexoni ose të dëgjoni muzikë të mirë.

    Bricjapi

    Intensiteti juaj emocional është shumë tërheqës. Një admirues dëshiron të dijë se çfarë ju bën kaq emocional. Ju nuk jeni të sigurt nëse mund t’i besoni një miku që i ka ca sekrete. Merreni riskun. Ftesa për t’u bashkuar me një klub apo organizatë do t’ju mbushë me ngazëllim. Do të përshtateni shumë mirë.

    Ujori

    Ndaloni së kritikuari veten se jeni shumë njerëzor. Nuk ka asgjë të keqe Sa më shpejt të përqafoni atë që dëshironi, aq më të lumtur do të jeni. Blini rroba të reja. Bëni një kurs të avancuar profesional. Regjistrohuni për një kurs, edhe nëse do e paguani me vështirësi. Pas tij do mund të gjeni mundësi më të mira pune.

    Peshqit

    Po prisni që dikush tjetër t’ju bëjë të lumtur? Atëherë vetëm sa do zhgënjeheni. Ndaloni së u mbështeturi kaq shumë tek një i dashur. Duhet të jetë vetja juaj ajo që ju bën më së shumti të lumtur. Botimi i një artikulli, libri ose një punimi akademik do të sjellë famë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post