• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 10 mars nga Russell Grant


    Dashi

    Jeni i vendosur të rrisni të ardhurat tuaja. Ndiqni një punë fitimprurëse. Theksoni etikën tuaj të shkëlqyer të punës dhe besueshmërinë gjatë intervistave. Punëdhënësi juaj i ardhshëm dëshiron të punësojë dikë që mund t`i besojë për të punuar edhe pa shumë mbikëqyrje. Një njeri i dashur ka qenë në mendjen tuaj. Gjeni kohën për ta telefonuar. Ka mundësi të kenë lajme për t`iu dhënë.

    Demi

    Arritja në krye të suksesit do të kërkojë punë të madhe dhe përkushtim. Fjala do të përhapet në aftësitë tuaja superiore. Miqësia me individë krijues do të frymëzojë imagjinatën tuaj. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të filluar punën me një këngë, lojë ose dizajn. Ndiqni shembullin që miqtë tuaj kanë vendosur dhe lejoni idetë tuaja të rrjedhin lirshëm.

    Binjakët

    Puna pas skene ju përshtatet. Është e lehtë të jesh produktiv kur nuk vëzhgoheni nga një mikromanager. Merrni këtë mundësi për të hartuar një mënyrë të re për të ofruar mallra dhe shërbime në kohë rekord. Do keni sukses. Një mbledhje profesionale vlen të ndiqet. Ju doni të tërhiqni vëmendjen e një personi të fuqishëm në fushën tuaj. Nëse i luani letrët mirë, mund të fitoni një intervistë pune.

    Gaforrja

    Bashkimi me një organizatë vullnetare do të jetë kënaqësi. Do të takoni njerëz që ndajnë të njëjtën dëshirë me ju për ta bërë botën një vend më të mirë. Nëse jeni duke kërkuar për dashuri, do ta gjeni me një shok grupi. Do të punoni me dikë që do t`ju vijë të ndihmë kur të hasni në vështirësi.

    Luani

    Do viheni në qendër të vëmendjes. Ju jeni një yll që duhet t`ua bëjë reklamën vetes. Mendoni gjithmonë para se të flisni. Fjalët tuaja kanë më shumë efekt nga sa mendonit. Paratë nga një grant, hua ose bursë do të arrijnë vetëm kur jut ë keni nevojë më së shumti. Merrni këtë mundësi t`u kënaqur. Ju mund të mendoni më qartë kur nevojat tuaja janë plotësuar.

    Virgjëresha

    Një aleancë biznesi me një klient të huaj ose një kompani jashtë shtetit vlen të ndiqet. Kjo shoqatë do t’ju lejojë të udhëtoni gjerësisht pa shpenzime. Mos u shqetësoni për përgjegjësitë që keni tani. Do të gjeni një person të besueshëm për t`ju ndihmuar, ndërsa jeni larg. Ju ndjeni një lidhje të fortë me një person të dhembshur. Asnjëherë mos e kritikoni këtë individ super të ndjeshëm.

    Peshorja

    Karizmi juaj është i fuqishëm. Përdoreni atë për të fituar zemrën e dikujt që ju tërheq. Kjo marrëdhënie pasionante do t’ju japë guximin për të bërë ndryshime të rëndësishme. Ndjekja e dëshirave tuaja do të bëhet primare. Jini të hapur për të vizituar një profesionist shëndetësor i cili praktikon akupunkturën. Metodat e tij do të sjellin lehtësim të menjëhershëm.

    Akrepi

    Puna me një partner energjik do të dyfishojë produktivitetin tuaj. Vendosmëria e tij, e kombinuar me instinktet tuaja, do të kultivojë sukses të madh. Dy mendje  janë më mirë se një. Ju do të fitoni famë dhe brohoritje për talentin tuaj krijues. Të qenit një artist profesionist do t`ju mbushë me krenari. Sa më shumë njerëz ta shohin punën tuaj, aq më i suksesshëm do të jeni.

    Shigjetari

    Po hyni në një periudhë fizikisht të kërkuar. Bëni shumë ushtrime. Do të jetë e lehtë të kryeni detyra kur nuk luftoni me lodhjen. Ushqimi i shëndetshëm dhe konsumimi i sa më shumë uji ju ndihmon. Shtëpia është një vend i mirë për t`u arratisur nga stresi i jetës moderne. Nëse jeni të mbingarkuar me email, mesazhe tekstesh dhe telefonata, fikni celularin tuaj. Qëndroni larg nga mediat sociale. Shtrihuni në shtrat dhe lexoni një libër të mirë. Ndryshimi i ritmit do t`ju rikthejë energjinë tuaj.

    Bricjapi

    Hidhni gjithë energjinë tuaj në një projekt krijues. Të bërit diçka që është e dobishme dhe e bukur ju mbush me krenari. Gjithashtu ju jep një shkëlqim tërheqës që është vështirë t`i rezistoni. Nëse kërkoni dashurinë, do ta gjeni me një shok. Diskutimi i teorive tuaja do të jetë stimulues dhe frymëzues.

    Ujori

    Një projekt për riparimin e shtëpive do të jetë impenjiativ. Nëse nuk jeni i sigurt se si ta kryeni një punë të tillë, merrni disa mësime online. Do të habiteni kur të zbuloni se sa e lehtë është të rregulloni pajisjet e prishura. Pasi të përfundoni këtë punë, mund t`ua mësoni edhe të tjerëve. Duhet të zhvillohet një ide për të bërë para. Ju jeni të lodhur duke i bërë të tjerët të pasur. Drejtimi i biznesit tuaj do të jetë shpërblim, si financiarisht ashtu edhe emocionalisht.

    Peshqit

    Një kurs emocionues ose seminar do t`ju ofrohet. Regjistrohuni sa më shpejt që të jetë e mundur; ju nuk dëshironi të largoheni nga ky kurs. Ju do të fitoni aftësi të vlefshme që mund t`ju bëjnë të fitoni shumë para. Po kaloni një ndryshim të thellë personal. Në vend që t’i kërkoni të tjerëve drejtimin, ndiqni zemrën suaj.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.