• Shqip
  • English
  • E hënë, 14 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 10 Korrik nga Russell Grant


    Dashi

    Një i afërm po dëmton humorin tuaj. Ju jeni lodhur duke e ngushëlluar atë çdo ditë. Këto shpërthime emocionale janë thjesht përpjekje për vëmendje. Një shpenzim i papritur do të dëmtojë buxhetin tuaj. Gjetja e një burimi tjetër të ardhurash do të ndihmonte rritjen e të ardhurave. Duke punuar me komisione do keni fitime më të mëdha se sa nga puna me rrogë. Do të përballeni më lehtë me konkurrencën.

    Demi

    Jeta juaj në shtëpi është kaotike, për shkak të një projekti riparimi. Përpjekja për të përballuar shqetësimet po ju lodh. Do të ishte më mirë të qëndroni tek një shok derisa të mbarojë punaNëse s`mundeni as tek një mik, në një shtëpi tjetër. Ama mos qëndroni mes rrëmujës.

    Binjakët

    Një konflikt në rrjete sociale do t`ju mërzitë. Le të jetë një mësim për atë që ndani në publik. Ju keni pasur gjithmonë miq nga sferat e ndryshme të jetës. Është e lehtë të ofendoni dikë duke bërë shaka pa kuptim. Një institucion burokratik do t`ju mohojë një kërkesë. Ky është një zhgënjim i madh. Mos u fiksoni pas kësaj gjëje, por merruni me diçka më të dobishme. Bëni palestër dhe do ndiheni më pak të frustruar.

    Gaforrja

    Shpenzimet e papritura janë në rritje. Nuk ka asnjë arsye për panik. Vazhdoni t’i paguani faturat. Mënyra më e shpejtë për të rritur pasurinë është të ndiheni i begatë. Një mik do të largohet nga rrethi juaj shoqëror papritmas. Nuk ka asgjë që mund t`i bëni për t`i ndryshuar mendjen. Respektoni vendimin e tij. Nuk mund ta detyrosh askënd të dojë. Vazhdoni të kaloni kohë me njerëzit që doni, duke shpresuar se ky keqkuptim do të zbehet shpejt.

    Luani

    Jeni shumë të zemëruar me një të afërm i cili vazhdon të ndërhyjë në jetën tuaj personale. Ju keni çdo të drejtë për privatësinë tuaj. Vazhdoni ta ruani atë me egërsinë e një luani. Pasi ky anëtar i familjes të mësojë të respektojë kufijtë tuaj, marrëdhënia do të përmirësohet. Dikush në vendin tuaj të punës mund të largohet nga posti i tij papritmas. Mungesa e tij do t’i bëjë gjërat më të vështira. Derisa dikush të zërë vendin e tij, të gjithë do të ndihen si pa timon. Ju mund të jeni personi më i mirë për të mbushur boshllëkun.

    Virgjëresha

    Ju jeni lodhur duke qëndruar në hije. Dikush që është i kërcënuar nga ju, ju mban mënjanë. Në vend që të largoheni, keni mbetur në vend numëro. Qëndrimi juaj ka tërhequr shumë admirues. Kërkoni për mundësi më të mira. Edhe pse nuk do të jeni në gjendje të merrni një pozicion në një institucion shtetëror, mund të gjeni një vend në një organizatë private.

    Peshorja

    Është e vështirë të jesh mes dy zjarreve në një punë. Largohuni me dinjitet nga kjo situatë. Ekziston një jetë e tërë jashtë këtij ambienti që ju pret. Do të përjetoni një humbje financiare për shkak të kësaj dorëheqjeje. Po ka gjëra më të këqija që mund të ndodhin. Përdorni gjithë aftësitë tuaj për të gjetur diçka tjetër.

    Akrepi

    Një punëdhënës apo figurë politike është duke ju ulur rëndë. Jeni lodhur duke u marrë me paragjykimet e tij. Largimi nga puna bazë do të jetë i vështirë. Pas bërjes së një pushimi, frika do të zëvendësohet me lehtësim. Do të jeni të lumtur të ikni nga ky ndikim shtypës. Dikush që është thellësisht i rrënjosur në këtë vend, do ta ndërpresë marrëdhënien tuaj.

    Shigjetari

    Një çështje ligjore do të jetë kundër jush. Kjo pengesë është shumë e dhimbshme, por asgjë nuk mund ta ndryshojë atë. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që të nisni një fillim të ri. Mendoni për një diplomë masteri. Do të jetë e nevojshme që të bëni një varg punësh të çuditshme. Mos e humbni shpresën. Kjo do t`ju sjellë shumë më shumë kënaqësi se sa prisnit.

    Bricjapi

    Një marrëdhënie e ngushtë është duke treguar shenja dobësimi. Megjithëse kimia midis jush është e fuqishme, ju keni nevoja të ndryshme. Po bëhet gjithmonë e më e vështirë për të kapërcyer këtë boshllëk. Në vend që të përpiqeni t’i detyroni gjërat të jenë në avantazhin tuaj, jepini njëri-tjetrit hapësirë.

    Ujori

    Po i bëni presion mikut tuaj më të mirë ose partnerit. Mbani pak distancë. Rezistojini dëshirës për të ndërhyrë kudo. Nëse është e thënë të bëni një punë stresuese për të paguar faturat, ashtu qoftë. Mos e trajtoni këtë situatë si dënim me burg. Gjërat më të mira do të vijnë kur të ardhurat tuaja të fillojnë të rrjedhin përsëri.

    Peshqit

    Nëse keni kërkuar punë, duhet të jeni të duruar. Do të duhet kohë dhe përpjekje për të gjetur një pozicion që është i denjë për talentin tuaj. Pasi të dërgoni disa aplikime dhe të bëni disa intervista, do të shijoni dhe aktivitetet që nuk i ndiqnit dot kur ishit në punë. Një person mizor do të tallet me situatën tuaj. Mos i merrni personale komentet e tyre të pakëndshme. Ato janë reflektime të pakënaqësisë së tyre. Gjithçka ndodh për një arsye. Universi do që ju të merrni një pushim nga sfera profesionale. Respektoni vendimin e tij.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690