• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 10 Gusht nga Russell Grant


    Dashi

    Duhet t`i kushtoni vëmendje anës tuaj shpirtërore. Kur ndiheni të mbingarkuar, ndaloni atë që po bëni. Kthejeni vëmendjen tuaj brenda. Reflektoni për idetë që ju sjellin paqe. Kujtimet e lumtura, poezia e bukur dhe muzika qetësuese mund të rikthejnë ekuilibrin tuaj. Jini realistë për dikë që është i pasjellshëm ndaj jush. Ai nuk po ndjek interesin tuaj. Jepini punë dikujt që është besnik, por më pak i talentuar. Do t`ju kursejë kohë, para dhe mundim.

    Demi

    Paratë nga një trashëgimi do t’ju lejojnë të blini disa gjëra luksi. Komoditeti është po aq thelbësor për ju sa buka dhe uji. Një keqkuptim midis jush dhe një miku ose partneri do të ndodhë. Ju dhe i dashuri juaj keni përparësi të ndryshme. Njëri nga ju mendon se ahengjet dhe ceremonitë janë të rëndësishme, ndërsa tjetri nuk i kushton shumë rëndësi. Pranojeni mendimin e tjetrit dhe vazhdoni përpara.

    Binjakët

    Një marrëdhënie intime po funksionon mirë. Përkundër faktit që jeni shumë të pavarur, ju vlerësoni mbështetjen dhe reagimin e partnerit tuaj.Është shumë më e lehtë për të bërë lëvizje të guximshme kur dikush ju mbron shpinën. Të pasurit e një perspektive tjetër ju lejon të merrni vendime të mira. Qëllimet e karrierës suaj janë joreale. Nëse do të arrini lartësitë profesionale që dëshironi, disa sakrifica janë të nevojshme.

    Gaforrja

    Një punë e bukur do t’ju jepet si falënderim për taktin, mirësinë dhe kujdesin tuaj. Gjithkush pëlqen të punojë me ju, sepse ju e dini se si të nxirrni më të mirën e të gjithëve. Ju vini në pah pikat e forta. Do të jetë e nevojshme të anuloni një udhëtim në distanca të gjata. Edhe pse jeni i zhgënjyer, ky nuk është fundi i botës.

    Luani

    Të bini kokë e këmbë në dashuri është një mundësi e veçantë. Është e vështirë t’i rezistoni sharmit të dikujt. Ju e adhuroni ndjenjën e tij të humorit, ndërsa ai tërhiqet nga fuqia juaj. Ju jeni gjithmonë të veshur mirë, ndërsa ai preferon rroba të rastësishme. Dallimi në stile është sfida më e madhe me të cilën përballesh. Kur bëhet fjalë për nevojat tuaja sensuale, ju të dy jeni në të njëjtin mendim. Një nga gjërat tuaja të preferuara për të bërë si çift është të kaloni tërë ditën në shtrat.

    Virgjëresha

    Të shpenzoni më shumë kohë në shtëpi është e rëndësishme. Ju gjithmonë keni qenë punëtor i zellshëm. Ndonjëherë, derdhni aq shumë energji në punën tuaj saqë kjo ndikon në shëndetin tuaj. Kur kjo të ndodhë, duhet të shkurtoni orarin e punës dhe ta lini familjen t`ju përkëdhelë. Një marrëdhënie e afërt po vuan nga pritshmëritë jorealiste. Pavarësisht se dëshironi që miku juaj më i mirë ose partneri romantik të jetë më i vëmendshëm ndaj detajeve, ai kurrë nuk do të jetë. Ju gjithmonë do të jeni perfeksionisti në këtë lidhje.

    Peshorja

    Ju jeni shumë flirtues. Kjo mund të shkaktojë probleme nëse jeni në një lidhje serioze. Është koha për të vendosur se çfarë është më e rëndësishme për ju. Një shqetësim misterioz shëndetësor duhet të kontrollohet. Bisedoni me një specialist. Mund t`ju ndihmojë për t`ju dhënë medikamentet e duhura.

    Akrepi

    Paratë po vijnë me shpejtësi. Është koha për të bërë plane afatgjata. Blerja e një shtëpie, hapja e një llogari pensioni ose fillimi i një biznesi janë ndër mundësitë. Lëreni intuitën të jetë udhëzuesi juaj; nuk ju ka drejtuar kurrë gabim. Ndaloni së prituri të pamundurën nga partneri juaj romantik. Ai është shumë mbështetës dhe kjo duhet t`ju mjaftojë. Përqendrohuni në gjërat e mrekullueshme që ai sjell në jetën tuaj dhe mos i jepni atyre detyra që nuk mund t’i bëjë.

    Shigjetari

    Ju jeni në humor për një romancë dinamike. Pasja e një jete të parashikueshme ju bën nervoz. Kur është fjala për të gjetur një partner, jeni duke kërkuar për një aventurier. Dikë që i pëlqen të udhëtojë në vendet larg. Ky do ishte ideali. Do të takoni një person të tillë në një festë fetare, kulturore ose edukative. Kimia midis jush është e fuqishme. Sa më shpejt që të filloni një marrëdhënie, aq më të lumtur do të jeni.

    Bricjapi

    Kalimi i kohës private me atë që doni është e rëndësishme. Gjithmonë keni qenë të fiksuar pas punës. Ky impuls mund t`ju sjellë dëme serioze në jetën tuaj personale. Jepini dashurisë kujdesin dhe përkushtimin që meriton. Shkoni diku bashkë. Nëse jeni beqar, përqafoni pavarësinë tuaj. Bëni diçka të mirë për veten. Flini vonë, shijoni një dush të gjatë dhe kthehuni në hobin tuaj të preferuar. Mos i kontrolloni mesazhet e punës dhe qëndroni larg mediave sociale. Jepni një shans sistemit tuaj të rikuperohet nga jeta publike.

    Ujori

    Një projekt ekipi ka vëmendjen tuaj të plotë. Ju nuk doni asgjë më shumë se sa të shoqëroheni me njerëz të tjerë të talentuar për të bërë diçka të bukur. Jini realistë në lidhje me situatën tuaj financiare. Nëse nuk po fitoni para të mjaftueshme, kërkoni një punë më fitimprurëse. Nuk ka asgjë të keqe kur dëshiron të jesh i pasur. Kur keni burime të mjaftueshme për të përmbushur nevojat tuaja, mund t’i kushtoni më shumë energji kauzave humanitare.

    Peshqit

    Ju jeni thellësisht të kënaqur në jetën tuaj profesionale. Punëdhënësi vlerëson kontributin tuaj dhe ju jeni duke bërë punë që ju pëlqeni. Mos u mashtroni duke menduar se jeni të paçmuar për organizatën. Nëse do ta mbani këtë lumturi gjithmonë duhet të punoni shumë. Kolegët që janë duke luftuar me një ngarkesë të jashtëzakonshme pune mund t`i ndihmoni. Bëni sa të mundni për t’i lehtësuar ata nga përgjegjësitë. Qëndrimi juaj i vëmendshëm do t’i hapë rrugën disa aleancave të fuqishme.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.