Horoskop Te gjitha

Horoskopi për datën 10 gusht nga Russell Grant


Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e premte, 10 gusht 2018

Dashi

Dëshirat e shumta të partnerit nuk po e ndihmojnë marrëdhënien tuaj. Ju meritoni të merrni mbështetjen që keni dhënë. Nëse doni të filloni biznesin tuaj ose të kërkoni një punë të profilit të lartë, është e rëndësishme të njihni dëshirat tuaja. Zvogëlimi i ëndrrave tuaja do të shkaktojë pakënaqësi. Në vend që të përpiqeni t’i kënaqni të tjerët, përpiquni të kënaqni veten. Shumë njerëz do të vijnë përpara dhe do të tregojnë admirim për punën tuaj.

Demi

Mbështetja në një dietë me proteina, prodhime të freskëta dhe fruta do të rrisin energjinë tuaj. Ka shumë punë për t’u bërë. Nuk do të jetë e mundur të plotësoni një afat. Dikush me njohuri ekspertësh nuk po ju lë të flini në dafina. Ata e njohin potencialin tuaj të fshehur. Në vend që të kënaqeni me arritjet tuaja, hyni në një territor të panjohur. Do të zbuloni aftësi që kurrë nuk e dinit se ekzistonin.

Binjakët

Gjëja e fundit që dëshironi është të kryeni një punë. Nëse vazhdoni t’i shpërfillni detyrat tuaja, disa marrëdhënie do t`ju bëjnë të vuani. Merruni me punë, edhe nëse dëshironi të qëndroni në shtrat. Kufizimet financiare ju sjellin një ndryshim të madh. Shtypeni frikën dhe bëni diçka ndryshe. Nuk duhet të shpenzoni shumë para për të jetuar një aventurë.

Gaforrja

Fshehja larg botës nuk është zgjidhje për problemet tuaja. Shmangni përdorimin e shtëpisë si strehë nga telashet. Nëse ndjenjat tuaja janë lënduar, përballoni burimin e dhimbjes. Ju mund ta bëni këtë personalisht ose nëpërmjet një letre të përzemërt. Një mik i ndaluar ose partner romantik po ju dekurajon që të mos merrni një përgjegjësi serioze. Sjellja e stabilitetit në jetën e të tjerëve është një qëllim i denjë. Ndiqni instiktet tuaja.

Luani

Mos e kënaqni një person vetëm për të përfituar nga mirësia e tyre. Pretendimi për të pëlqyer një person për përfitime personale do t’ju bëjë të ndiheni të pavërtetë. Trajtojini të gjithë me mirësjellje dhe respekt, por krijoni miqësi të ngushta vetëm me ata me të cilët gëzoni shoqëri të vërtetë. Puna mund të jetë stresuese. Ju keni shumë përgjegjësi. Bisedoni me shefin tuaj për të marrë ndihmë shtesë. Delgojini detyrat për anëtarët e tjerë të ekipit. Nuk ka asnjë arsye që t’i mbani këto ngarkesa për vete.

Virgjëresha

Kjo nuk është një kohë e mirë për të kënaqur shijet tuaja të shtrenja. Vetëm për shkak se keni një buxhet të kufizuar nuk do të thotë që duhet të jeni të privuar. Kur dëshironi një kënaqësi, mund të piqni edhe pak bukë. Bëni një dush aromatik. Bëni një shëtitje të gjatë në natyrë. Mallrat materiale nuk janë zgjidhje për problemet tuaja. Në vend që të shkoni në një udhëtim për pazar, kthejeni vëmendjen tuaj nga brenda. Kushtojini kohë komunikimit me natyrën, kaloni kohë me kafshët tuaja dhe dëgjoni muzikë të bukur.

Peshorja

Nuk është e nevojshme që të gjithë të të pëlqejnë. Ju jeni të bekuar me një mendje të zjarrtë dhe me kreativitet të jashtëzakonshëm. Nganjëherë, idetë tuaja janë të detyruara të sfidojnë besimet dhe pritshmëritë  e njerëzve. Kur kjo ndodh, mos jini mbrojtës. Vazhdoni të udhëhiqeni nga instiktet tuaja. Mënyra se si u mësuat t’i trajtonit problemet nuk fuksionon më për ju. Adaptimi i një qasjeje më të hapur dhe më të ndershme ndaj ndjenjave tuaja do të jetë terapeutike. Mos pretendoni të qëndroni të fortë kur doni të qani.

Akrepi

Mbajtja e një sekreti po lë një taksë mbi marrëdhëniet tuaja. Të jetuarit e së vërtetës tënde do të jetë e frikshme por joshëse. Kini besim tek dikush që është simpatik dhe mbështetës. Reagimi i tij do t’ju japë kurajë për të dalë në publik. Jini të kujdesshëm për atë që u thoni njerëzve në pushtet. Ju nuk dëshironi që këto fjalë të përdoren më vonë kundër jush. Nëse keni një ankesë, bëjeni në një letër zyrtare. Kërkojini një personi diplomatik që ta korrigjojë atë.

Shigjetari  

Miqtë nuk janë të sinqertë. Ata kanë frikë të lëndojnë ndjenjat tuaja. Në vend që të kërkoni miratimin e tyre, kërkoni të respektojnë ndërgjegjen tuaj. Thellë brenda jush, e dini se çfarë është më mirë. Nëse një projekt krijues nuk po funksionon, provoni një qasje tjetër. Mund të duhen disa përpjekje. Duket sikur keni shpenzuar shumë kohë në aktivitete që ju bëjnë të pakënaqur. Merrni kontrollin dhe ndryshoni prioritetet tuaja. Kushtoni një orë ose dy çdo ditë një hobi që ju jep gëzim.

Bricjapi

Një situatë e turpshme e bën të vështirë për t’u përballur me publikun. Kërkojini falje kujtdo që është lënduar dhe zotohuni të bëni më të mirën. Do të duhet kohë që njerëzit t’ju besojnë përsëri, prandaj jini të durueshëm. Besimi i tyre përfundimisht do të rivendoset. Ju nuk jeni shumë të kënaqur me përparimin tuaj profesional. Duket sikur njerëzit më largpamës kanë një avantazh ndaj jush. Bëni një kurs komunikimi. Mësoni se si të lidheni me njerëzit që do t’ju shërbejnë në çdo fushë të jetës.

Ujori

Është e vështirë të gjeni mundësi që janë të përshtatshme për nivelin tuaj të ekspertizës. Pranoni diçka, çfarëdoqoftë. Duke filluar nga fundi do ndërtoni marrëdhënie të dobishme në çdo nivel të organizatës. Kohët e fundit, duket se përsosmëria juaj është duke u injoruar. Vullnetarizmi për një komunitet ose rol përfaqësues do t’ju japë një shans të madh për të bërë diçka të qëllimshme dhe produktive për njerëzit mirënjohës.

Peshqit

Kujdes nga marrja në borxh. Nëse jeni duke u mbytur me fatura, është koha për të marrë kontrollin e situatës. Kontaktoni një organizatë bamirëse që ndihmon njerëzit që janë në situatën tuaj. Përkundër asaj që mund të mendoni, ka shumë njerëz që përballen me të njëjtin problem. Merrni një rrezik për të krijuar diçka, ndani një sekret ose provoni diçka të re. Ju nuk do të zhgënjeheni.

Ky post u publikua në Tiranapost.al dhe e përshtati nga Russell Grant, Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]