HOROSKOP

Horoskopi për datën 10 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 10 dhjetor nga Russell Grant

Dashi

Përfitoni nga një partner i qetë që mund të qetësojë mendjen tuaj. Nëse keni fat mjaftueshëm për ta patur një njeri të tillë në jetën tuaj, tregojini që e vlerësoni efektin e tij qetësues. Nëse nuk e keni, praktikoni të qënit të qetë në mënyrë që të tërhiqni shoqëruesin perfekt. Një aktivitet në grup, do të nxisë kreativitetin tuaj. Ju jep kënaqësi puna me njerëz imagjinarë që nuk janë të shqetësuar për çfarë mendojnë të tjerët rreth ideve të tyre. Këto miqësi e fuqizojnë vetëbesimin tuaj dhe ju bëjnë më të sigurtë në arritjen e qëllimeve tuaja.

Demi

Marrja e një pune që ju pëlqen e bën çdo fushë tjetër të jetës tuaj më të mirë. Kur impenjoheni me atë që bëni, hidheni përpjetë nga krevati të freskët, të emocionuar dhe me padurimin për të nisur nga detyrat tuaja. Çdo detyrë që përfshin artin, diplomacinë dhe mikpritjen janë të rekomanduara. Përfshirja në përpjekje humanitare do të përmirësojë energjinë tuaj. Përdorimi i dhuntive tuaja për ta bërë botën një vend më të mirë është rigjallërues. Njerëzit e respektojnë aftësinë tuaj për të gjetur zgjidhje praktike të problemeve. Qasja juaj e pakuptimtë është tepër efektive.

Binjakët

Natyra juaj afeksionuese tërheq miq nga të gjitha fushat e ndryshme të jetës. Në vend që ta rrethoni veten me njerëz që mendojnë njësoj si ju, ju kërkoni njerëz me interesa të ndryshme. Ata ju prezantojnë me hobi argëtues, vende tërheqëse dhe libra interesantë. T’i jepni vetes mundësinë për të bërë një udhëtim do të jetë energjizues. Mos shpenzoni shumë kohë duke bërë plane. Udhëhiquni nga instikti. Pasi të keni klikuar në një paketë turizmi, të jeni regjistruar në një kurs edukimi ose muzike, do të trasportoheni në një botë magjike.

Gaforrja

Jeni përkushtuar në krijimin e një shtëpie të ngrohtë, të rehatshme dhe mikpritëse. Pavarësisht buxhetit tuaj, ju mund të krijoni një efekt magjepsës. Dëgjoni reagimet tuaja emocionale për mobilimin, ngjyrat dhe punët artistike, më shumë se sa të përpiqeni të riprodhoni dekorin e një fotoje në revistë. Të ndërmerrni një program jo të zakontë vetë-përmirësimi do të jetë efektive. Do të jetë e nevojshme të eksperimentoni me teknika radikale për të marrë efektin që dëshironi, ndaj jinni të hapur për të provuar gjëra të reja.

Luani

Ushqejeni pasionin tuaj ndaj shprehjeve artistike. Nuk ka rëndësi nëse shkruani, pikturoni, luani muzikë apo performoni. E rëndësishme është ta shijoni dhe të argëtoheni me atë që po bëni. Nëse keni përjetuar një bllokim, shumë shpejt do t’ju vijë frymëzimi. Ju kërkoni një marrëveshje të fortë lirie në partneritet. Shikojeni mundësinë për të vendosur një distancë të përkohshme mes jush dhe gjysmës tuaj tjetër. Një udhëtim vetëm, një kurs sfidues ose një punë që përfshin shumë udhëtime janë të gjitha mënyra të mira për të siguruar pavarësinë tuaj.

Virgjëresha

Mund të fitoni para përmes teatrit, muzikës, artit ose diplomacisë. Mjaft e impenjuat veten me punë të mërzitshme që nuk kanë interes për ju. Kur bëni atë që doni, të ardhurat tuaja kapin qiellin. Është thjesht çështje kërkimi e punëve që ju mbushin me emocione. Ju ia dilni më mirë në një punë që ju lejon të keni një qasje origjinale ndaj detyrave tuaja. Kërkoni për një shef që është më pak i interesuar në rregulla dhe më shumë i dhënë pas rezultateve të admirueshme.

Peshorja

Hijeshia, të qënit social dhe inteligjenca juaj tërheqin shumë admirues. Mos u suprizoni kur një person i ri plot humor të interesohet për ju. Ka mundësi që rrugët tuaja të puqen në një pikë takimi në lagje, në klasë ose në një festë familjare. Admirimi i tyre i dukshëm do ta rrisë vetëvlerësimin tuaj. Keni një talent krijues unik që bën të kthehen koka. Njerëzit mund ta njohin stilin tuaj të veçantë sapo hyjnë në një ambient. Përdoreni këtë mundësi për të promovuar një projekt veçanërisht të rëndësishëm, ndërkohë që publiku mezi po e pret një ndryshim emocionues.

Akrepi

Jeni një shpirt i lirë që nuk e pëlqen qëndrimin në vend. Të ecni sipas mënyrës tuaj është shumë argëtuese. Njerëzit shpesh pyesin veten se cili është motivimi juaj dhe kjo ju pëlqen. Nëse ndiheni jashtë balancës, largohuni drejt një hapësirë private. Zëri i heshtjes ka gjithmonë një efekt terapeutik tek ju. Lëvizja në një zonë më të izoluar mund ta nxisë kreativitetin tuaj në mënyrë të kënaqshme.

Shigjetari

T’i thoni gjërat siç i mendoni është stimuluese. Të ofroni mendimin tuaj të sinqertë, të thoni të vërteta të dhimbshme dhe të propozoni ide emocionuese janë disa nga superfuqitë. Vazhdoni t’i thoni gjërat siç janë. Kjo do të sjellë shance të mira. Një projekt në grup është shumë argëtues. Është e lehtë të jesh produktiv rreth njerëzve që qeshin fort dhe nuk e marrin jetën shumë seriozisht. Krijimi i një aplikacioni apo krijimi i një produkti janë të gjitha qëllime që ia vlejnë të ndiqen.

Bricjapi

Paratë vijnë dhe ikin me një ritëm të shpejtë por mos lejoni që kjo t’ju shqetësojë. Universi është pambarimisht me bollëk. Nuk ka kuptim të prisni që një artikull fantastik të dalë në shitje kur iu shërben nevojave tuaja aktuale. Ofrojani vetes këtë aset. Një mundësi karriere me potencial kreativ duhet ndjekur. Jeni bekuar me një shije fantastike. Përdoreni këtë aftësi për të krijuar produkte dhe shërbime që iu përshtaten njerëzve të cilët e duan të bukurën, luksin dhe komoditetin. Do të jetë sit ë paguheni për t’u kënaqur.

Ujori

Keni lindur për të ndërmarrë rreziqe ndaj nëse ju paraqitet një mundësi për të rrezikuar në një territor të panjohur, mos e lini mënjanë. Do të takoni miq aventurierë që ndajnë me ju të njëjtën dashuri për emocionin. Do të jetë një çlirim të rrethoheni nga shpirtra të dashur. Lufta për drejtësi ju pasionon. Jeni bekuar me një mendje të hapur. Përdoreni për t’ju dhënë të tjerëve më shumë mundësi për shërbime, produkte dhe organizime të vlefshme. Kurt ë gjithë marrin pjesë, i gjithë grupi përfiton.

Peshqit

Zhyteni veten në kënaqësi delikate. Një ushqim gourmet, një pulovër kashmiri ose një flagrancë e re do ta ndriçojnë shpirtin tuaj. Mos diskutoni rreth kostos. Kur investoni në lumturinë tuaj, do të fitoni para në çdo fushë tjetër të jetës. Një ëndërr e fuqishme ju orienton drejt një plani efektiv. Në vend që të shpenzoni kohë duke peshuar opsionet tuaja, përvishjuni punës. Hapi i parë që do të merrni do t’ju çojë tek një tjetër e më pas tek një tjetër. Përpara se ta keni kuptuar do të keni kaluar vijën e finishit. Gjërat po shpalosen ngadalë.