Aktualitet

Horoskopi për datën 1 qershor nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e enjte, 1 qershor 2017.

Dashi

Zgjuarsia, sharmi dhe optimizmi juaj tërheqin shumë admirues. Nëse po përpiqeshit të hyni në një shoqëri të veçantë, do t’ia dilni. Dikush që pëlqen energjinë tuaj pozitive do t’ju prezantojë mirë, madje do të shkruajë edhe ca referenca të mira për ju. Në këtë mënyrë dyert do t’ju hapen si me magji. Kapeni këtë mundësi për t’u bashkuar në një organizatë profesionale ose për t’u regjistruar në një shkollë  a kurs. Në fillim do të ndiheni si një peshk pa ujë, po do të  mësoheni shumë shpejt me vendbanimin e ri.

Demi

Mbështetja financiare do t’ju vijë nga një burim surprizë. Dikush me të cilin keni punuar më përpara, do të dalë përsëri në skenë duke ju ofruar një mundësi për të bërë para. Pranojeni këtë ofertë bujare; do t’ju ndihmojë në një fushatë biznesi ose reklamash. Sigurohuni të kapni mundësinë e reklamimit kudo dhe me çdo mjet të mundshëm. Suksesi juaj do të marrë dhenë.

Binjakët

Keni një ide të mrekullueshme, por nuk keni aftësitë e duhura. Bashkojini forcat me një ekspert. Edhe pse metodat e tij mund t’ju duken të zakonshme dhe bajate, ai është një person që e di mirë çfarë bën. Dëgjoni këshillat e tij dhe lëreni mënjanë skepticizmin. Shumica e tyre do të jetë në avantazhin tuaj, mjafton t’ia shpjegoni mirë idetë që keni.

Gaforrja

Mos u mundoni të rishpikni rrotën, por bazohuni në metoda të besuara dhe provuara më parë. Mbajeni moralin lart. Jeni shumë inteligjentë. Dini se si t’i motivoni anëtarët e grupit. Një egoist dini ta kundërshtoni dhe një të drojtur dini ta inkurajoni. Duke i përshtatur qasjet tuaja çdo profili psikologjik, do të keni rezultate të mëdha. Tashmë jeni dikush i respektuar dhe i admiruar.

Luani

Një ekspert i respektuar do të shprehë vlerësimin për punën tuaj krijuese. Është e qartë që jeni më të avancuar se të tjerët në fushën tuaj. Nëse po kërkonit për një mundësi të shprehnit talentin, do ta gjeni dhe njerëzit pranë jush do të jenë të lumtur t’ju promovojnë.  Që të tjerët t’ju duan, mbajeni veten larg nga turma. Kjo do të ndihmojë të krijoni kuriozitet për veten.

Virgjëresha

Ju këshillohet të bëni diçka spontane me partnerin tuaj. Jeni shumë të rrëmbyer nga rutina. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, kjo gjë mund të ketë pasoja mbi marrëdhënien tuaj. Eksploroni një territor të ri. Kërkojini një miku aventurier t’ju ndihmojë të planifikoni diçka të veçantë. Një gjë e tillë do ta  mbajë partnerin më pranë jush. Duke u mbështetur më shumë tek njëri-tjetri, do të kultivoni një nivel të ri intimiteti.

Peshorja

Një aleancë e papritur do të jetë në favorin tuaj. Gjithmonë keni pasur respekt për metodat tradicionale. Duke u bashkuar me dikë të talentuar, do të bëni përparime të pa imagjinuara. Një blog ose një podcast i lançuar nga ju do të ishte një sukses. Nëse besimi juaj është i ulët, kërkoni mbështetje tek partneri. Do t’ju japë inkurajimin e nevojshëm për të zbuluar sa më shumë brenda vetes. Të tjerët do t’i përgjigjen mirë qëndrimit tuaj të sinqertë.

Akrepi

Është koha të azhornoni pak metodat tuaja të punës.  Nëse ju mungojnë saftësi bazë, futuni në një kurs. Kini durim kur t’i paraqisni idetë tuaja. Të tjerëve do t’ju duhet kohë të kuptojnë se ç’presin nga ju. Disa miq do t’ju ofrohen t’ju ndihmojnë . Prosperiteti juaj në punë do të përmirësohet shumë ndjeshëm.

Shigjetari

Mos i pranoni gjërat gjithmonë ashtu siç janë. Jëni lodhur duke punuar me programe të vjetruara. Propozoni metoda alternative më emocionuese. Kjo është e rëndësishme sepse do të tërhiqni audienca rinore. Kompania juaj është para rrezikut dhe grupi do të shuhet nëse nuk është në gjendje të tërheqë anëtarë të rinj. Qëndrimi juaj do të bëjë përshtypje të mirë tek kolegët që janë mërzitur nga metodat e vjetruara.

Bricjapi

Bashkoni forcat me një person optimist. Jeni në gjendje të parashikoni çdo lloj skenari dhe duke pasur një partner që ju nxit për të pritur më të mirën, do të motivoheni shumë. Nëse po këkronit një vend të ri për të jetuar, miku juaj do t’ju ndihmojë të gjeni një shtëpi të mrekullueshme brenda buxhetit tuaj. Një shtëpi e bukur dhe tërheqëse do të ishte një terapi për ju. Do të adaptoni edhe pikëpamje më pozitive për jetën.

Ujori

Nëse po kërkonit dashurinë, bashkohuni me një agjensi shërbimesh online. Në vend që të jepni qasje të përgjithshme të gjërave që nuk ju pëlqejnë, jini specifikë. Flisni me emra. Përshkruani pse ju pëlqen një gjë dhe pse nuk ju pëlqen. Shumë njerëz do të kërkojnë të kenë kontakte me ju dhe do të fuqizoheni ndjeshëm.

Peshqit

Jeni në gjend për të ndryshuar sistemin së brendshmi. Nëse hasni politika të padrejta pune, paralajmëroni eprorët tuaj. Duke u paraqitur si një person që dëshiron më të mirën për të gjithë, do të bëni përshtypje të madhe. Pasi t’i keni thënë ato që mendoni, mos u habisni kur t’ju ofrohet një shans për mirë. Gatishmëria juaj për të sakrifikuar veten për hir të të tjerëve, është impresionuese. Është një cilësi më e çmuar se ari.