HOROSKOP

Horoskopi për datë 6 nëntor nga Russell Grant

Horoskopi për datë 6 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Jeta po ju duket e ashpër dhe kjo ju detyron të tërhiqeni në një vend privat. Qëndroni jashtë mediave sociale, fikni celularin tuaj dhe kthejeni vëmendjen brenda jush. Do ndiheni më mirë. Mos pretendoni se jeni të informuar për një temë për të cilën dini pak. Do t`i bëni një përshtypje shumë të mirë një eksperti.

Demi

Kur nuk jeni të kënaqur me rezultatet e një rutine, është koha të ndryshoni. Ju nuk jeni të sigurt se çfraë duhet ndryshuar. Uluni për ca minuta dhe mendoni. Nëse një hap ju mbush me frikë, është një sinjal i keq. Pas një dhurate fshihet diçka tjetër. Është më mirë të tregoni mirënjohjen tuaj dhe të mos e pranoni. Nuk keni përse qëndroni me njerëz që përpiqen t`jua blejnë dashurinë.

Binjakët

Edhe pse keni një sens të shkëlqyer humori, është e rëndësishme të krijoni një imazh dinjitoz në punë. Autoironia dëmton imazhin tuaj tek të tjerët. Është bukur kur e përdor, por gjithçka me masë. Mos e ulni veten. Trajtojeni me kujdesin dhe dhembshurinë që meriton. Mbështetuni më shumë tek vetja se sa tek të tjerët.

Gaforrja

Ndarja e ekspertizës tuaj është shpërblyese. Ju dini t`i jepni edhe informacionet më të ndërlikuara në një mënyrë tërheqëse. Njerëzit vlerësojnë se sa i durueshëm dhe i kujdesshëm jeni. Në vend që t'i trajtoni si ushtarë, ju i afroheni atyre si të ishin bimë delikate. Si rezultat, të gjithë lulëzojnë. Mbingarkesa në ushqim dhe pije do t`ju krijojë probleme. Para se të shkoni në një festë, hani shëndetshëm në shtëpi. Kështu nuk do tundoheni.

Luani

Njerëzit tërhiqen nga misteri juaj. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, do ta gjeni me një person jashtëzakonisht të ndjeshëm. Kini kujdes kur bëni shaka për të mos lënduar të tjerët. Njerëzit sillen më mirë kur i respektoni. Kur gjërat nuk shkojnë siç doni, ndiheni edhe më mirë.

Virgjëresha

Krijimi i një ambienti të bukur dhe të rehatshëm është përparësia juaj. Shpenzoni para shtesë për ca mobilje dhe vepra arti. Kontrolloni mirë ndriçimin: të mos jetë as shumë i lehtë, as shumë i fortë. Një i afërm është xheloz për suksesin tuaj. Mos u ndjeni keq dhe mos u mbroni kur ju komentojnë look-un, thjesht përpiquni t`ua vini veshin disa këshillave.

Peshorja

Produktiviteti juaj rritet sa vjen e më shumë. Shfrytëzojeni këtë mundësi. Sigurohuni që çdo aspekt i një projekti të rëndësishëm të jetë i përsosur. Vëmendja juaj ndaj detajeve do të sjellë detyra më të mëdha dhe më të mira. Mënyra më e mirë për të përmirësuar marrëdhënien tuaj me fqinjët e bezdisshëm është të mos fiksoheni më pas pikave të tyre të dobëta. Bëni një listë të të gjitha pikave të tyre të forta.

Akrepi

Jeni në qendër të vëmendjes dhe është kënaqësi të kthehen kokat kudo ku këmbë juaj shkel. Nëse jeni duke kërkuar për dashurinë, do ta gjeni me dikë që është i butë dhe i dhembshur. Xhelozia për pasurinë e të tjerëve do t`ju bëjë më të varfër.

Shigjetari

A jeni duke pasur vetëm të mira në jetë? Ndaloni atë që jeni duke bërë, merrni frymë thellë dhe shprehni mirënjohjen për gjithçka që keni. Universi do t'ju sjellë akoma më shumë të mira. Mbajini sytë hapur se mund të dalë në dritë një çështje trashëgimie. Nëse nuk pajtoheni me zgjedhjet e një të afërmi, mos u përpiqni t`i impononi idetë tuaja.

Bricjapi

Shumë mundësi tërheqëse janë në dispozicion. Zgjidhni atë që ju stimulon intelektualisht. Studimi i një teme që nuk ka asnjë lidhje me rrugën tuaj profesionale do të jetë argëtues. Një ves sjell më shumë telashe nga sa mund të përballoni. Sa më shpejt ta prishni këtë zakon të keq, aq më të lumtur do të jeni. Është e rëndësishme të shmangni intrigat në marrëdhëniet romantike. Ato të çojnë vetëm drejt vuajtjes. Gjëja e fundit që dëshironi është të lëndoni disa njerëz të pafajshëm.

Ujori

Trajtojeni veten mirë. Ju nuk jeni materialist nga natyra. Mos u bëni miq me dikë bazuar vetëm në ato që mund të bëjnë për ty. Nëse nuk ju pëlqen një person me ndikim, mbani distancë. Ju nuk dëshironi t`ju quajnë hipokrit. Nuk ka pasqyrim më të mirë të karakterit sesa kur jeni seriozë dhe të çiltër në një marrëdhënie.

Peshqit

Është koha për të hedhur hapin e parë drejt një qëllimi. Boll vetëm duke ëndërruar. Pasi të keni parashikuar çdo detaj të një ideje tërheqëse, nisni veprimet. Mos përdorni njohjet tuaja për të marrë favorizime të veçanta. Gjëja e fundit që dëshironi është të krijoni pakënaqësi mes kolegëve. Nëse doni të fitoni respekt, do të duhet të prisni radhën tuaj si të gjithë të tjerët.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.