HOROSKOP

Horoskopi javor nga 28 tetori në 3 nëntor

Horoskopi javor nga 28 tetori në 3 nëntor

Dashi

Do të shqetësoheni më shumë për zhvillimin e angazhimeve të planifikuara. Shmangni ngarkesat e punës gjatë javës pasi mund të keni si pasojë probleme shëndetësore të pakëndshme. Do të keni një angazhim me një të afërm që do mbështetet në ndihmën tuaj. Kjo do të jetë një javë e mirë që të udhëtoni për punë ose të takoni njerëz të rëndësishëm. Do të befasoheni nga një letër ose bisedë me dikë që jeton në një qytet tjetër. Nëse jeni duke kërkuar për një vend pune në një qytet tjetër, kjo do të jetë një javë e suksesshme. Jeta juaj e dashurisë nuk do përmbushë pritshmëritë tuaja. Ata që do të krijojnë një njohje të re romantike, do të takojnë një person që do t'ju habisë me njohuritë që ka. Konfliktet këtë javë do të vijnë për shkak të shpërthimeve tuaja emocionale, ndjeshmërisë ndaj temave të ndryshme ose mungesës së dëshirës për të bërë kompromis. Gratë do të bëjnë një blerje. Burrat do të duhet të pranojnë shumicën e angazhimeve familjare me qetësi.

Demi

Angazhime të papritura do të lindin këtë javë dhe do të lidhen me çështje financiare, një dokument ose kontratë. Do ta keni të vështirë të planifikoni punët tuaja. Do të keni shpenzime të papritura për shtëpinë tuaj ose familjen. Mund edhe të merrni para nga një i afërm. Një telefonatë mund t`ju mërzitë. Jeni zemëruar nga veprimet e një personi ose nga mungesa e profesionalizmit të një përfaqësuesi të qeverisë, një punonjësi banke, tatimesh apo ndonjë institucioni tjetër. Java sjell përvoja interesante në dashuri dhe jetën intime. Gratë do të kenë një jetë interesante sociale me biseda ose takime me miq. Do të jeni të prirur të bëni njohje të reja, të shkëmbeni informacione të dobishme për tema me interes. Burrat do të jenë me fat këtë javë, për sa kohë që i kanë marrë tashmë disa mësime.

Binjakët

Këtë javë do të merrni një telefonatë të rëndësishme që ka rëndësi për punën ose jetën personale. Mund të jetë një propozim. Nëse jeni vetëm mund të filloni një lidhje romantike. Do t'ju duhet diplomaci dhe takt për të kapërcyer një konflikt në lidhje me një blerje ose diçka që zotëroni. Gjatë këtyre shtatë ditëve, shumë do të kenë një angazhim në lidhje me shëndetin e një të dashuri. Do të ketë tensione të përkohshme mbi një vendim apo ndryshim të rëndësishëm që do të vijë në të ardhmen e afërt. Kjo do të jetë një javë në të cilën do të duhet të mbështeteni kryesisht në intuitën tuaj, në veprimet dhe vendimet tuaja personale. Gratë do të marrin në konsideratë veprimet dhe vendimet e tyre të rëndësishme që lidhen me një burrë në familje, një koleg ose një partner biznesi. Burrat do të jenë të ndjeshëm ndaj manipulimeve që mund të përdoren për qëllimet personale të të tjerëve.

Gaforrja

Këtë javë do t'ju duhet të adresoni çështje të rëndësishme financiare që prekin familjen ose punën tuaj. Të ardhurat mund të jenë më të vogla se sa prisnit. Do të keni njohje dhe takime të reja. Shokët tuaj të vjetër do t'ju telefonojnë ose do të organizojnë një takim me ju gjithashtu. Kjo do të jetë një javë e mbarë për punë sepse do të keni mundësinë të tregoni aftësitë tuaja, të realizoni disa ide interesante. Ngjarjet në vendin tuaj të punës këtë javë do të jenë shenjë e një ndryshimi të afërt. Java do të mbahet mend për surprizat e ndryshme, por sigurisht që pritshmëritë janë pozitive. Nëse ka diçka që do t'ju trishtojë ose zhgënjejë, tregohuni të durueshëm sepse është shenjë e një ndryshimi pozitiv. Do të keni një kohë të favorshme për blerje, por kërkoni çmime të arsyeshme dhe cilësi të mirë. Gratë do të jenë në gjendje të arrijnë shumë përmes përpjekjeve të tyre. Burrat do të takohen me dikë me karakter të vështirë.

Luani

Këtë javë dikush do të përpiqet të arrijë qëllimin duke ju manipuluar juve për përfitimin e tij. Duhet të mbroheni nga veprimet e këtyre njerëzve. Fakti që dikush dëshiron të të përdorë duhet t`ju bëjë më të kujdesshëm, por mos jini agresivë ose të pasjellshëm. Kjo do të jetë një javë e mirë për të zhvilluar marrëdhëniet me njerëzit që doni. Do të jetë mirë që të kaloni më shumë kohë jashtë shtëpisë. Një ngjarje në jetën e një të afërmi do të shkaktojë shpenzime shtesë. Jini të durueshëm, në mënyrë që të mos krijoni tension dhe kaos në jetën tuaj. Problemet e kësaj jave mund të vijnë nga nxitimi juaj. Mund të shkaktoni gabime ose humbje të pakëndshme. Miqtë do t'ju dërgojnë një ftesë për t`u mbledhur ose për të udhëtuar dhe kjo do të jetë një përvojë interesante për ju. Gratë do të jenë në humor dhe gati për përvoja romantike dhe intime. Burrat do të angazhohen në ide ose detyra të ndryshme rreth fëmijës së tyre.

Virgjëresha

Do të keni një javë në të cilën vetëkontrolli mbi emocionet do të varet nëse do të keni sukses në një veprimtari të caktuar. Prania e një personi të qëndrueshëm pranë jush do të jetë një faktor me vlerë që mund t'ju nxisë për të arritur diçka të rëndësishme në jetën tuaj. Shmangni ndjesinë pesimiste. Mos ua vini veshin komenteve të papërshtatshme. Kjo javë do të jetë e favorshme për të punuar me një fëmijë dhe adoleshent në lidhje me një problem. Do ishte mirë të bëni një udhëtim. Në përgjithësi, kjo javë do të jetë e rëndësishme që të pranoni problemet e jetës tuaj. Gratë do të pësojnë një moment paniku ose stresi që do t’i kthjellojë. Burrat do të marrin lajme emocionuese.

Peshorja

Këtë javë do të keni takime të ndryshme. Do të bëni një bisedë të rëndësishme, ose do shkëmbeni një email që do përcaktojë planet tuaja për të ardhmen. Nëse jeni single do takoni  një person të përshtatshëm. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të mësoni për një ngjarje që lidhet me problemet në familjen e të afërmve ose miqve tuaj. Kujdesuni për pronën tuaj nga vjedhjet dhe ndonjë aksident i mundshëm. Gratë do marrin ca para ekstra. Burrat do të kenë më shumë kontakte me anëtarët e familjes, kolegët, partnerët e biznesit, fqinjët. Kjo është një javë në të cilën vështirë se do të keni kohë për veten tuaj.

Akrepi

Këtë javë do të angazhoheni me një sërë çështjesh dhe dokumentesh. Mund të habiteni nga disa para që do vijnë. Mund të merrni një telefonatë për të diskutuar mbi një temë, po kujdes! Mos ndani asnjë informacion që mund të keqpërdoret nga dikush. Gjatë javës mund të jeni të kënaqur me suksesin e një të afërmi. Për shkak të një incidenti të dikujt që njihni, do anuloni planet tuaja. Jini më të hapur ndaj këshillave dhe sugjerimeve që do të merrni. Gratë do të jenë në gjendje të ofrojnë më shumë rehati në lidhjen e tyre të dashurisë. Do të përqendroheni në arritjen e sukseseve personale. Burrat do të duhet të marrin më shumë përgjegjësi në punët e shtëpisë.

Shigjetari

Kjo është një javë në të cilën do të keni energji të mjaftueshme për të bërë gjëra të rëndësishme për familjen tuaj. Gëzimi këtë javë nuk do të ketë lidhje me ndonjë ngjarje madhore. Sidoqoftë, ato do t'ju japin optimizëm dhe shpresë. Do të jeni më bujar për të komplimentuar njerëzit me të cilët punoni ose me të cilët do të keni kontakte të përditshme. Përdorini këto shtatë ditë për të mbajtur nën kontroll atë që keni arritur deri më tani. Kujtimet negative të përvojave të vështira nga e kaluara juaj do të shfaqen në mendjen tuaj. Gratë do të kenë përvoja të veçanta me gratë. Shumica e angazhimeve dhe përgjegjësive tuaja gjatë javës do të lidhen me gratë. Burrat do të kenë planet e tyre për javën, të cilat do t`i marrin gjithë vëmendjen dhe energjinë.

Bricjapi

Do të keni më shumë probleme për të zgjidhur këtë javë. Ato ndoshta do të lindin papritmas. Jini të kujdesshëm sepse ka të ngjarë të ketë incidente në shtëpinë tuaj me pajisje që nuk funksionojnë më. Kjo do të sjellë nevojën për ndryshime të papritura, riparime, zëvendësim të sendeve të dëmtuara dhe blerjen e të rejave. Gjatë javës do të jetë e rëndësishme të shmangni fiksimin tek e kaluara. Kjo nuk do t'ju sjellë asgjë pozitive. Në aspektin profesional, do keni sukses. Gratë do të kenë mundësinë të rifillojnë një marrëdhënie të harruar. Burrat do të ndjehen krenarë për veprimet e tyre, sukseset ose zhvillimet në një fushë të caktuar.

Ujori

Jini të kujdesshëm në vendimet tuaja. Kjo vlen veçanërisht për ofertat tërheqëse për punë. Kujdes nga mashtrimi. Gjatë këtyre shtatë ditëve, dikush mund të përfitojë nga dobësia, gabimi, naiviteti ose besimi juaj. Një i afërmi juaj do pësojë një aksident fatal dhe kjo do sjellë shumë telefonata me të afërmit. Gratë do të kenë më shumë angazhime profesionale. Zhvillimi i tyre do të jetë pozitiv me mundësi të reja dhe përparim për javët dhe muajt e ardhshëm. Burrat më mirë të presin vendimet ose veprimet e njerëzve të tjerë përpara se të marrin ndonjë vendim ose veprim specifik.

Peshqit

Këtë javë do të duhet të bëni një blerje të papritur për shtëpinë tuaj. Në përgjithësi, kjo javë do sjellë mundësi të reja që kërkojnë më shumë energji. Sigurisht, jo të gjithë do të jeni gati për këtë lloj aktiviteti. Në këtë rast shkoni tek miqtë dhe çlodhuni me ta. Kjo javë do të jetë e mirë edhe për ata që po përpiqen të krijojnë një miqësi ose lidhje të re romantike. Gjatë javës, thashetheme të ndryshme mund të marrin vëmendjen tuaj. Në diskutim e sipër duhet të keni kujdes që të mos ofendoheni nga njerëzit e tjerë. Gratë do të duhet të marrin një vendim të rëndësishëm që e kanë lënë pas dore deri më tani. Burrat do të veprojnë ose do të vendosin nën ndikimin e njerëzve të lindur nën shenjën e Luanit, Dashit ose Shigjetarit.

*Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.