• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor nga 25 shkurti deri në 3 mars


    Dashi

    Këtë javë do befasoheni. Do të jetë e mirë për të krijuar një marrëdhënie romantike ose një plan për të ardhmen. Mund të habiteni nga një bisedë telefonike me një ish-partner romantik, por kjo nuk ka gjasa të ndryshojë situatën aktuale në jetën tuaj. Shumë do të gëzojnë blerjen e një shtëpie të re. Kjo është veçanërisht e vërtetë për familjet e reja. Zhvillimi i favorshëm gjatë javës do të përfshijë punët tuaja financiare me një grua. Në përgjithësi, java do të jetë interesante dhe e suksesshme për ju, edhe pse planet tuaja paraprake do të jenë mjaft të ndryshme nga ato që do kaloni.

    Demi

    Këtë javë mund të planifikoni një udhëtim që do të jetë i rëndësishëm për karrierën tuaj, shëndetin ose marrëdhëniet familjare. Kjo do të jetë një javë e mirë për të lëvizur ose për të filluar një punë të re në një qytet apo vend tjetër. Një situatë e tensionuar me një ngjarje në jetën e një djali ose një të riu do të lindë këtë javë. Ndoshta një person do ta gjejë veten në një situatë emergjente ku do të përjetojë konfuzion dhe paaftësi për të marrë vendime të drejta. Këtë javë, do të keni kontakt me një burrë për një çështje financiare që mund të jetë një përfaqësues i një agjencie qeveritare. Meshkujt e moshës 35 vjeç mund të presin të ardhura më të mira nga puna, pagë më të lartë dhe ngjarje të tjera pozitive financiare. Gratë e kësaj shenje do të zgjerojnë rrethin e tyre të njohjeve, që mund të çojë në krijimin e një miqësie të veçantë.

    Binjakët

    Këtë javë do të keni një angazhim në lidhje me shëndetin tuaj ose të një personi të afërt. Ky do të jetë një angazhim i rëndësishëm. Në përgjithësi, java sjell më shumë dinamikë në shtëpi për të diskutuar ose zgjidhur çështje të rëndësishme për familjen ose biznesin tuaj. Java premton të jetë shumë e zënë, shumë e tensionuar, ndonjëherë me nevojën për të marrë vendime të arsyeshme për shtyrjen e disa angazhimeve tuaja për shkak të paaftësisë fizike për t’u angazhuar me to. Emocionalisht do të jeni të paqëndrueshëm dhe kjo do të shkaktojë ulje ngritje të humorit. Financiarisht, do të përjetoni një moment stresues lidhur me shpenzimet e larta.

    Gaforrja

    Këtë javë ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje një burri nga familja juaj ose një të afërmi. Këtë javë, do të keni arsye të ndiheni të trishtuar ose të zhgënjyer me veprime apo ngjarje në jetën e një vajze ose të një gruaje të re. Ndoshta ajo jeton në një qytet apo vend tjetër ose po ndryshon jetën e saj përmes një lëvizjeje. Njohjet e reja do të bazohen në interesa të përbashkëta. Këtë javë do të keni përvoja interesante dashurie, veçanërisht nëse partneri juaj ka lindur nën shenjën e Demit, Bricjapit ose Virgjëreshës.

    Luani

    Këtë javë do të keni një problem të papritur që do t’ju shkaktojë më shumë shqetësim. Kujdes duhet tregoni me shëndetin tuaj. Shkon tek mjeku. Surpriza këtë javë do të krijojë momente shqetësuese, qoftë pozitive apo jo. Kjo do të jetë një javë e mirë për biseda apo veprime që lidhen me trashëgiminë. Pozicioni i paqëndrueshëm dhe i paqartë i disa marrëdhënieve martesore do të çojë në ndarje ose divorce. Këtë javë, pavarësisht angazhimit në problemet tuaja, do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje personave të tjerë që duan ndihmë ose këshilla. Mos u përqëndroni vetëm në problemet tuaja.

    Virgjëresha

    Jini të kujdesshëm këtë javë, veçanërisht në marrëdhënien tuaj personale me njerëzit që përfaqësojnë Peshqit, Akrepin ose Gaforren. Ata mund të jenë të kënaqur me lajme, sugjerime apo diçka tjetër, por prapa kësaj fshehin diçka që do të të shkaktojë shqetësim, telashe ose zhgënjim. Java do të krijojë tension midis jush dhe fëmijës tuaj. Kjo nuk do të çojë në një prishje të marrëdhënies tuaj ose në ndonjë situatë tjetër dramatike, por do të shkaktojë siklet. Kjo javë do të jetë e rëndësishme për zhvillimin tuaj profesional. Në rast se punoni me para, kini kujdes të mos bëni gabime. Ngjarjet e kësaj jave do të testojnë të rinjtë e lindur nën këtë shenjë zodiake si dhe gratë mbi moshën 35 vjeçare.

    Peshorja

    Këtë javë do të merrni lajme që do t’i japin fund shpresave apo planeve tuaja. Këto ngjarje nuk duhet të pranohet kurrë si një lloj tragjedie; përkundrazi, shikoni përpara dhe kërkoni ide dhe plane të reja. Gjatë kësaj jave të jini të kujdesshëm me dokumentat, postë personale ose telefonin. Shumë prej jush do të vizitojnë një mjek ose një institucion shtetëror me ankth. Në përgjithësi, një situatë e tillë do të ketë një zhvillim pozitiv dhe të dobishëm për ju. Gjatë këtyre shtatë ditëve ju mund të zbuloni papritur një sekret, të merrni më shumë informacion rreth një ngjarjeje nga e kaluara juaj që është një mister, ose të qartësoheni mbi një intrigë. Të gjitha këto ngjarje do të kenë një zhvillim interesant ose një kthesë në favorin tuaj.

    Akrepi

    Këtë javë do të keni një konflikt me dikë në rrethin tuaj të miqve që mund t`i japë fund lidhjes suaj. Planet dhe pritshmëritë që keni për punët e shtëpisë tuaj këtë javë nuk kanë gjasa të realizohen. Në këtë rast, do t’ju duhet të rishikoni përsëri për të parë se cilat janë të arritshme dhe cilat nuk janë. Kjo do të jetë një javë e mirë për të lëvizur nga një shtëpi në tjetrën. Një ngjarje e pakëndshme ose ndarje nga jeta të një burri, mund të jetë shkak për trishtim.

    Shigjetari

    Këtë javë mund të merrni lajme ose të keni një takim me një Peshore, Ujor ose Binjak që nuk e keni parë për një kohë të gjatë. Njohjet e reja do të jenë interesante, sepse përmes tyre do të ritakoni të njohurit e vjetër ose do të rifilloni interesat dhe hobit tuaja të mëparshme. Një burrë i lindur nën shenjën e Bricjapit, Virgjëreshës ose Dashit do t’ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje praktike për një dilemë. Kjo javë do të jetë e dobishme financiarisht, veçanërisht për gratë e lindura nën këtë shenjë që do të kenë mundësi të ndryshme për të ardhura shtesë. Mund të përfitoni financiarisht përmes njohjes ose marrëdhënieve personale me një grua tjetër. Kjo javë do të jetë e dobishme për një udhëtim pune. Disa prej jush do të jenë të lumtur për të blerë një makinë të re ose mjete të tjera transporti.

    Bricjapi

    Këtë javë mund të prisni një ngjarje të rëndësishme që lidhet me një burrë 35 vjeçar. Një person i tillë do të luajë një rol pozitiv në jetën tuaj. Jepini vetes kohë për të vlerësuar aftësitë tuaja para se të jepni një përgjigje. Këtë javë mund të merrni një ofertë joshëse për të blerë diçka që është me interes për ju ose për të shitur sendet ose pasurinë që zotëroni. Në një nivel material kjo javë do të favorizojë një shumëllojshmëri veprimesh nga të cilat ju parashikoni përfitim ose sukses. Gjatë këtyre shtatë ditëve, shumë do të kujdesen për një fëmijë dhe shëndetin, arsimin ose mënyrën e jetesës së tij. Burrat mbi 35 vjeç do të kujtojnë një ngjarje të veçantë.

    Ujori

    Këtë javë do të përjetoni një situatë stresuese në lidhje me një përvojë apo incident që përfshin një të ri. Ai nuk duhet domosdoshmërisht të jetë i afërmi juaj, por është patjetër dikush që njeh. Këto shtatë ditë do t’ju habisin me vendime ose ndryshime në jetën e një personi në rrethin tuaj të miqve. Kjo do të jetë një situatë e rrezikshme për këtë person. Konflikti me një person të lindur nën shenjën e Binjakëve, Ujorit ose Peshores mund t’ju ngarkojë emocionalisht dhe mendërisht, por në fund pajtimi juaj do të jetë mbresëlënës.

    Peshqit

    Këtë javë do t’ju duhet të mësoni nga përvojat tuaja të kaluara, veçanërisht ato që lidhen me jetën tuaj të dashurisë. Ndoshta do të jeni në një situatë ku duhet të merrni një vendim për diçka që keni përjetuar tashmë. Kjo situatë vështirë se do të jetë e ndryshme nga ajo e mëparshme, prandaj në radhë të parë duhet të jeni të mençur. Kujdesuni për shpenzimet tuaja. Kini parasysh gjithmonë burimet që keni në dispozicion. Nëse keni disa pritshmëri për para shtesë, zhgënjimi është i garantuar. Këtë javë do të testohen marrëdhëniet martesore. Mund të duhet të bëni edhe ndryshime, ose akoma më keq, të ndaheni.

    *Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.