HOROSKOP

Horoskopi javor nga 17 deri në 23 dhjetor

Horoskopi javor nga 17 deri në 23 dhjetor

Dashi

Gjatë kësaj jave, mbi të gjitha kujdesuni për gjëndjen tuaj shëndetësore. Kini kujdes nga infeksionet virale dhe ruhuni nga e ftohura. Do të keni një angazhim interesant me dikë, të cilin duhet ta realizoni brenda javës. Do të jetë një javë e mirë për udhëtime. Shmangini tekat dhe mungesën e besimit në një lidhje. Pak para festave, një ngjarje ose informacion mund t'ju habisë juve në mënyrë të pakëndshme, veçanërisht nëse keni bërë ndonjë gabim në marrëdhënien tuaj. Gjatë këtyre shtatë ditëve, një lajm i papritur do t’ju pikëllojë. Mund të lindin tensione në punë dhe do t’ju duhet të zgjidhni disa çështje urgjente. Edhe marrëdhëniet me të afërmit mund të sjellin tension në jetën tuaj gjatë kësaj jave.

Demi

Do të surprizoheni nga telefonata apo vizita në shtëpi. Në rrethana të papritura, mund të takoni të njohurit e vjetër, ish shokët e klasës, kolegët apo edhe të afërm. Do të keni biseda interesante  me një vajzë  e cila mund të jetë vajza apo mbesa juaj. Java sjell lajme që lidhen me shtatzëni apo lindjen e një fëmije. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të keni raste të ndryshme për të shijuar përvoja të ndryshme që fati do t’ua servirë në një tjetër mënyrë. Një javë e mirë kjo sepse do të merrni ndihmë apo përgjigje pozitive për çështje të rëndësishme. Mund të merrrni shumë nga kjo javë nëse do të arrini të ndiqni rrjedhën e ngjarjeve pa i manipuluar të tjerët. Shumë prej jush do të kenë nevojën e bisedës me dikë që nuk jeton në të njëjtën shtëpi. Disa probleme të mbetura të papërfunduara nga java e kaluar,  tani do t'ju angazhojnë për të gjetur një zgjidhje më të mirë.

Binjaket

Gjatë kësaj jave, lista juaj e detyrave do të mbushet dhe do të përfundojë çdo ditë. Kërkohet organizim maksimal dhe ekzekutim i rreptë i detyrave të përditshme. Do  të jeni në gjendje të arrini ose të ruani stabilitetin financiar dhe disa prej jush mund të plotësojnë edhe buxhetin me të ardhura të reja. Mund t'ju shqetësojë një çështje që lidhet me një dokument financiar ose pagesë, por do të keni mundësinë ta zgjidhni shpejt. Disa momente të pakëndshme në shtëpi ose në familjen tuaj këtë javë mund të shkaktohen nga të huajt ose nga të lindurit  në shenjën e Demit, Virgjereshës ose Bricjapit. Fermat binjak do të marrin lajme nga një vend tjetër për një ngjarje të rëndësishme që lidhet me një të afërm apo mik. Java do të jetë e komplikuar nëse jeni përfshirë në një padi apo  gjykatë.

Gaforrja

Java nis me diskutime për çështje financiare. Disa prej jush do të vendosin në lidhje me kostot financiare për  arsimimin e një fëmije.  Këtë javë do të keni më shumë takime, biseda ose angazhime. Surpriza në një farë mënyre do të lidhet me të kaluarën tuaj ose me njerëzit që njihni prej shumë vitesh. Kjo javë ju kërkon të jeni shumë seriozë dhe përgjegjës. Mos bini pre e synimeve të dyshimta të të tjerëve sepse do të mundohen t’ju manipulojnë. Është nçështje kohe që të realizoni qëllimet që keni. Jeta personale do të jetë interesante, veçanërisht nëse i vlerësoni si duhet avantazhet që ju vijhnë. Do të jetë një javë e mirë për të diskutuar  për të ardhmen e një marrëdhënieje romantike, për të bashkëjetuar apo edhe për t’u martuar.

Luani

Shfrytëzojeni këtë javë për të kuptuar dhe menaxhuar më mirë angazhimet tuaja profesionale. Në shumë mënyra, fati do të jetë në anën tuaj. Disa do të kenë fat në blerje, në marrjen e një çmimi etj. Gjatë javës do ta ndjeni të nevojshme të bisedoni me prindërit ose me të afërmit. Veprimet e tyre do t'u rikthejnë humorin dhe emocionet pozitive. Gjatë kësaj jave do të mund të realizoni shumë nga planet tuaja, madje edhe të krijoni rrugën për të nisur të reja. Ju presin lajme të rëndësishme nga persona të lindur në shenjën e Peshqve, Gaforres apo Akrepit. Por mos harroni se fati nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet tuaja. Jini vigjilent.

Virgjeresha

Angazhimet kryesore të javës do të lidhen me gjininë femërore në familje. Do të keni biseda ose angazhime financiare, do të diskutoni për disa mundësi të favorshme për të përmirësuar standardin tuaj të jetesës dhe rehati në shtëpi. Java do t'ju sjellë disa ngjarje interesante dhe një zhvillim të favorshëm të planeve të rëndësishme, por fati nuk do të jetë bujar në aspektin financiar. Pra, tregohuni të arsyeshëm dhe llogarisni shpenzimet. Ndoshta gjatë këtyre shtatë ditëve do të ketë konfuzion dhe ndryshime të papritura në plane udhëtimi. Nëse keni vendosur të udhëtoni gjatë kësaj jave, kini kujdes gjatë ngarjes së makinës dhe zbatoni rregullat në trafik.  Gjatë javës do të merrni lajme për problemet emocionale ose për problemet martesore në jetën e njerëzve që njihni. Tani është momenti që të konkretizoni planet tuaja për një shtëpi ose pronë shtesë.

Peshorja

Do të  krijoni kontakte të reja me njerëz me të cilët keni akoma një marrëdhënie profesionale ose personale. Këto takime do të ndodhin papritur ose në një vend të papritur. Mos u ngutni të besoni çdokënd të ri që bëhet pjesë e jetës suaj. Jepi kohë vetes t’i njohësh. Java sjell ndryshime pozitive, zgjidhje për situatat e pakëndshme dhe marrëdhënie të mira personale dhe familjare. Java mund t'ju sjellë përvoja të pakëndshme në lidhje me një dashuri të re ose të vjetër. Në përgjithësi, java do të jetë e mirë dhe një mundësi për të pushuar. Mundohuni të shmangni konfliktet e padëshiruara. Femrat e kësaj shenje gjatë kësaj jave do të duhet të marrin një vendim të rëndësishëm.

Akrepi

Këtë javë do të angazhoheni në një aktivitet të rëndësishëm me një grua. Ky angazhim mund të jetë i rëndësishëm për ju personalisht, por mund të lidhet edhe me disa aktivitete bamirësie dhe komuniteti. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të keni mundësi të përfundoni gjërat që nuk keni arritur deri tani. Java sjell një marrëdhënie dinamike me përfaqësuesit e të dy gjinive në lidhje me festat e tyre personale, duke dërguar letra përshëndetëse ose dhurata. Për fat të keq, disa prej jush do të habiten nga lajmet e pakëndshme në lidhje me ndarjen e familjes ose të perosnave që njihni. Do të jetë një javë e mirë për financat. Femrat e shenjës së akrepit duhet të kenë kujdes nga mashtrimet apo tentativat për manipulim.

Shigjetari

Këtë  javë do të merrni një letër, email ose telefonatë nga një fëmijë ose një person tjetër i ri që jeton në një vend tjetër. Lajme që lidhen me lindjen e një fëmije ose ndonjë ngjarje tjetër të rëndësishme. Gjatë kësaj jave shumë prej jush do të marrin një dhuratë nga larg. Një periudhë e mirë për të udhëtuar, veçanërisht nëse keni dhurata të mjaftueshme në bagazhin tuaj për të gjithë. Kini kujdes në marrëdhënien me dikë që tenton të provokojë një konflikt në vendin e punës. Java do të rrisë koston tuaj financiare ndaj bëjini mirë llogaritë. Do të jetë një javë e pafavorshme për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me dokumentet financiare ose bankare.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave do t’ju duhet ta kapërceni  me kompromis dhe diplomaci, konfliktin me një mashkull. Ndoshta gjithçka do të ndodhë papritur por kapërcimi i situatës do të varet nga aftësia juaj për të vepruar shpejt. Kërkoni një zgjidhje të arsyeshme dhe praktike për çdo problem. Shmangni dinakërinë ose manipulimin sepse do të kthehet kundër jush. Këtë javë do të përjetoni një ngjarje të këndshme dhe do të jeni të favorizuar nga mbështetja e një gruaje e cila mund të jetë nga rrethi juaj i miqve apo kolegëve. Do të jetë një javë kryesisht e mirë pavarësisht sprovave që ju duhet t’i kaloni. Nëse i kaloni me zgjuarsi këto sprova, do të shijoni shtatë ditë të mrekullueshme.

Ujori

Do të merrni pjesë në një ngjarje që lidhet me dikë të njohur. Ndoshta gjithçka do të jetë e planifikuar duke hequr mundësinë e surprizave. Këtë javë, do të jetë shumë e rëndësishme për të mbajtur harmoninë dhe mirëkuptimin në familje dhe veçanërisht në marrëdhëniet tuaja martesore. Edhe nëse nuk ka dashuri mes jush dhe partnerit, kërkoni disa kompromise ose mundësi për të pasur paqe dhe harmoni gjatë festave. Kjo javë do të jetë e rëndësishme për disa arsye për një pjestar të familjes i cili pret mbështetjen tuaj. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të vlerësoni humbjet dhe dështimet që keni përjetuar gjatë vitit.

Peshqit

Do të duhet të kërkoni kompromis ose zgjidhje praktike për të ruajtur stabilitetin financiar në buxhetin tuaj familjar.

Kostot e papritura ose pagesat e humbura që do t'ju duhet të bëni deri në fund të vitit do t’ju çorientojnë paksa. Ka ende persona të cilëve nuk ju keni blerë ende një dhuratë dhe kjo do të prekë financat tuaja. Kjo javë do t’ju sjellë kryesisht lajme të mira nga jashtë qytetit. Mund të bëni një udhëtim në fundvit me të afërmit ose miqtë. Është kohë e mirë për të marrë vendime.

Do t’ju duhet të përkushtoheni ndaj një personi.

*Ky post u përshtat nga Astro Velida.