HOROSKOP

Horoskopi javor 8-14 tetor

Horoskopi javor 8-14 tetor

Dashi

Para jush është një javë në të cilën vendimet ose ndryshimet e arsyeshme dhe praktike do t'ju ndihmojnë të arrini sukseset. Gjëja më e rëndësishme është të mos merren veprime emocionale dhe impulsive, duke u mbështetur në intuitë, paragjykime dhe ndoshta këshilla të gabuara. Këtë javë mund të keni takime dhe kontakte të papritura me njerëz nga e kaluara juaj: shokët e klasës, kolegët nga puna e mëparshme, ish fqinjët apo të njohurit e harruar. Shumë do të marrin një ftesë të papritur për mbledhje. Kjo javë do të jetë e ndërlikuar emocionalisht për ata që janë gati për të udhëtuar. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që do të duhet të udhëtojnë për punë, biznes ose ndonjë qëllim tjetër të rëndësishëm. Është e mundur që të merrni dhurata ose të hani një darkë romantike.

Demi

Këtë javë disa nga ngjarjet ose angazhimet e rëndësishme do të jenë të lidhura me bisedat financiare ose veprimet me një burrë. Disa nga situatat e vështira do të lidhen me një vajzë apo një grua të re. Konflikti i pakëndshëm me një grua ose ndarja me të është e mundur. Paratë mund të jenë thembra e Akilit gjatë kësaj jave. Burrat e kësaj shenje do të kenë aspirata të qarta për të zënë punë më të paguar, ose për fitime më të mira financiare nga biznesi i tyre. Gratë duhet të mbrojnë sendet e tyre personale në një vend publik, për të shmangur veprimet e rrezikshme që mund të krijojë kaos të pakthyeshëm në jetën e tyre.

Binjakët

Këtë javë do të merrni letra nga miqtë. Pritshmëritë tuaja për paratë do të shkojnë krah për krah me realitetin. Në fakt, mund të keni fitime shumë të mira, por jo gjithçka do të vijë me lehtësi. Vështirësitë, formalitetet shtesë ose pengesa të tjera ka të ngjarë të lindin. Konflikti me një fëmijë ose për një fëmijë mund t`ju shkaktojë një gjendje të keqe shëndetësore. Shqetësimet për shëndetin e fëmijës janë të mundshme. Këtë javë do të ketë diçka për të kënaqur familjen tuaj, por çdo gëzim ose sukses i vogël do të shoqërohet nga ankthi, tensioni, stresi. Asgjë nuk do t'ju jepet lehtë ose pa mundim, pa punë dhe kohë.

Gaforrja

Kjo javë do t'ju kënaqë me një ngjarje që do të lidhet me një grua. Java sjell lindjen e një vajze, një ditëlindje e një vajze, ose një festë tjetër të rëndësishme që lidhet me të. Gjatë këtyre shtatë ditëve, shumë njerëz do të kuptojnë një gabim që ka lidhje me dikë në rrethin tuaj të miqve. Do të ketë një situatë të pakëndshme mes të dyve dhe do të ketë lidhje me paratë. E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet e biznesit, ku nuk jeni i vetmi zotërues ose menaxher. Përvojat e mira këtë javë do të kenë lidhje me udhëtimet ose me njerëz që jetojnë në qytete dhe vende të tjera. Nëpërmjet tyre do të zhvilloni një sërë emocionesh pozitive ose do të keni takime të shumta. Do të keni një përvojë veçanërisht të rëndësishme ose të veçantë me një person të lindur nën shenjën e Bricjapit, Demit ose Virgjëreshës. Në përgjithësi, vëmendja e kësaj jave do të jetë në punët tuaja financiare.

Luani

Përvojat e kësaj jave do të lidhen me jetën tuaj personale, aspiratat dhe dëshirat personale. Këtë javë, do të keni mundësi të realizoni pritshmëritë tuaja për familjen, në shumicën e rasteve falë planifikimit të mirë të veprimeve tuaja. Një bisedë me një të afërm i cili do të përcaktojë vendimin tuaj lidhur me një plan apo ide të rëndësishme. Do të jeni në gjendje të kërkoni një punë të re ose të intervistoheni për një pozicion të ri. Çdo ndryshim që lidhet me punën do duhet të jetë i menduar mirë sepse vendimet dhe veprimet tuaja do të kenë një ndikim të qëndrueshëm në të ardhmen tuaj. Këtë javë mund t'ju duhet të shtyni një takim për shkak të një angazhimi të ri, më të rëndësishëm. Do të merrni lajme për vjedhje ose humbje që lidhen me dikë në rrethin tuaj të miqve, fqinjëve ose kolegëve.

Virgjëresha

Këtë javë duhet të përqendroheni në zgjidhjen e problemeve tuaja emocionale dhe dashurore, keqkuptimeve dhe kontradiktave. Nëse vazhdoni t'i shpërfillni problemet, së shpejti do të gjeni veten në një situatë ku nuk do të keni liri të reagoni, por do t'ju duhet të vendosni për një rezultat konkret. Do të keni një mosmarrëveshje me një djalë të ri për shkak të ndjenjave tuaja të sinqerta ose përvojën tuaj të jetës. Pa marrë parasysh se sa të mira janë qëllimet tuaja, vështirë se do të jeni në gjendje t`i imponoheni. Më e mira që mund të bëni është t'i jepni atij një mundësi zgjedhjeje. Në angazhimet tuaja për pronat, kini kujdes nga Gaforrja, Akrepi ose Peshqit. Gjatë javës do të habiteni nga veprimet e një burri me të cilin nuk jetoni së bashku, por me të cilin keni një marrëdhënie familjare.

Peshorja

Pritshmëritë tuaja paraprake për këtë javë do të ndryshojnë nga realiteti. Disa zhgënjime ose ndryshime do t'ju detyrojnë të merrni vendime ose të keni biseda të rëndësishme. Nëse jeni i përfshirë në një procedurë gjyqësore ose në padi, ka gjasa të keni vonesa këtë javë. Mos hyni në situata stresuese. Shumë do të marrin lajme të pakëndshme për dikë. Do të diskutoni çështje të rëndësishme familjare ose biznesi me një njeri. Konfliktet me fëmijët ose për shkak të fëmijëve do të jenë të panevojshme sepse do të keni momente të bukura me ta. Gjatë javës, vëmendja juaj do të jetë tek njerëzit e shenjës Binjakë, Peshore ose Ujor.

Akrepi

Këtë javë, duhet të jeni më diplomatik në marrëdhëniet tuaja me njerëzit me të cilët punoni. Mund të ketë disa ndryshime në vendin e punës që kërkojnë përshtatshmëri më të madhe ndaj kushteve të reja, projekteve të reja ose klientëve të rinj. Do t'ju duhet të përpiqeni t'i zgjidhni problemet nëpërmjet bisedave të ndershme ose takimeve të drejtpërdrejta. Shmangni ndërhyrjen nga njerëzit e tjerë për të zgjidhur problemet. Kjo vetëm do të komplikonte situatën specifike. Java do të jetë shumë më interesante në aspektin e dashurisë, pavarësisht nëse jeni i martuar apo jo. Mbështetja e një gruaje ose përfshirja e saj në punët tuaja në përgjithësi do të ketë një ndikim pozitiv.

Shigjetari

Disa nga shqetësimet do të lidhen me dikë në rrethin tuaj të miqve ose të afërmve të partnerit tuaj. Java do të jetë e suksesshme për zhvillimin e planeve. Shumë do të shijojnë paratë. Kjo do të jetë një javë e mirë për një udhëtim me distancë të shkurtër, kryesisht në vendin ku jetoni. Ju do të jeni në gjendje të zgjidhni një problem familjar me sukses ose të plotësoni detyrat tuaja që lidhen me një pronë që zotëroni. Ashtu si çdo javë, kjo do të ketë diçka që do t`ju befasojë.

Bricjapi

Këtë javë mund të lindin rrethana të favorshme për zhvillimin e angazhimeve që përfshijnë paratë ose dokumentet financiare. Do të diskutoni për një problem shëndetësor me një të afërm. Kjo do të jetë një kohë e mirë për gjithçka që ka të bëjë me fëmijët. Do të prisni një telefonatë, një dokument, ose një ofertë. Mund të keni kontradikta ose konflikte me një grua që nuk duhet të dalin jashtë kontrollit. Surprizat këtë javë do të jenë të lidhura me jetën tuaj private, pra atë të dashurisë. Bricjapi do të bëjë një bisedë të rëndësishme me një burrë e që nuk duhet të injorohet. Gratë do të ndihen të pakënaqura me rezultatet e arritura gjatë javës.

Ujori

Para jush është një javë në të cilën do të arrini të përfundoni një angazhim të rëndësishëm. Do të befasoheni gjithashtu nga marrëdhënia juaj me Gaforren, Akrepin ose Peshqit. Njohjet e reja me njerëzit e këtyre shenjave do të kenë një zhvillim interesant. Java mund të sjellë sëmundje të papritura për njerëzit rreth jush. Ka mundësi që për shkak të një situate stresuese, do të përjetoni probleme që lidhen me dhimbje koke, pagjumësi etj. Kjo do të jetë një javë e mirë për një udhëtim, veçanërisht jeni nisur për në ndonjë fshat. Kjo do të jetë një kohë e mirë për t'u angazhuar në prona dhe çështje materiale të ndryshme. Gjatë javës do të përjetoni një ngjarje të këndshme që lidhet me babanë, gjyshin ose një të afërm tjetër burrë.

Peshqit

Para jush është një javë në të cilën do të keni shumë shpenzime në lidhje me dokumentet financiare. Ato do të duhet të planifikohen mirë në mënyrë që të shmangni tensionin. Komente të papritura ose thashetheme në lidhje me personin që njihni do t'ju habisin, sepse janë të rreme. Këtë javë burrat e kësaj shenje do të presin për zhvillimin e dashurisë ose marrëdhënieve intime. Udhëtimet romantike janë të mundshme. Gratë do të krijojnë njohje të reja dhe miqësi. Këtë javë do të përjetoni ndryshime në planet tuaja për marrëdhënie të reja ose të vjetra miqësore.

Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.