Aktualitet

Horoskopi javor 8-14 maj

Si e parashikojnë yjet këtë javë? Lexojeni dhe rrokni çdo ditë e çdo orë të saj, me të mirat dhe të këqijat sepse është koha juaj dhe është dhurata më e çmuar që keni.

Dashi

Të lindurit e shenjës së dashit do të kenë një javë në të cilën do të shijojnë suksesin ose përfundimin e një problemi apo angazhimi të rëndësishëm. Disa probleme me shëndetin do t’ju tregojnë se cilin pjesë të stilit të jetës duhet të ndryshoni. Gratë e dashit, sidomos ato mbi 35 vjeç, do të ndihen të mbrojtura dhe të përkëdhelurat e fatit në një moment të rëndësishëm për to. Do të jetë një javë e mirë për ju, sidomos nëse prioriteti i saj lidhet me një pronë. Këtë javë kushtojini vëmendje të veçantë grave të familjes, gjyshes, nënës, bijës ose mbesës.

Demi

Për të lindurit e shenjës së demit kjo javë do të shënojë sfidën e të ndërmarrit një vendim të rëndësishëm të cilin keni kohë që e shtyni. Përvoja juaj e dashurisë këtë javë do të jetë interesante dhe e këndshme; do të jeni në gjendje të bisedoni qetësisht për çështjet që shqetësojnë të ardhmen tuaj. Gjatë javës do t’ju mbërrijë një telefonatë, një premtim ose një tjetër angazhim i lidhur me një vajzë ose grua të re. Do të jetë një javë e favorshme për të mbjellë një pemë, lule ose për të marrë një kafshë shtëpiake. Gjithmonë kujtoni që asgjë nuk ndodh rastësisht...

Binjakët

Për binjakët kjo javë do të jetë e para dhe më e rëndësishmja që pritshmëritë tuaja financiare të mos jenë më joreale. Çfarëdo që të ndodhë me këtë çështje, do t’ju surprizojë. Për burrat e binjakëve, tensionet në familje mund të çojnë në konflikte të pakëndshme, shkëmbime akuzash, refuzim të një angazhimi ose premtimi. Mund t’ju mbërrijnë informacione të pakëndshme rreth dokumenteve të rëndësishme për ju. Mos lejoni panikun dhe emocionet negative t’ju shqetësojnë. Gjërat e mira të cilat nuk do të jeni në gjendje t’i realizoni këtë javë,do të vijnë pak më vonë. Vazhdoni të planifikoni udhëtimet tuaja të verës, organizoni gjëra, lidhuni me njerëz të rëndësishëm. Stina e trëndafilave do të ketë efektë pozitiv mbi ju.

Gaforrja

Këtë javë do të organizoni një mbledhje ose takim që lidhet me një mashkull të familjes. Mund të përjetoni vente të ndryshme këtë javë të lidhura me një të ri të shenjës së Bricjapit, Virgjëreshës ose Demit. Përsa i përket financave, kjo javë është premtuese dhe interesante për ju, veçanërisht nëse bëni pjesë tek ato gaforre që e duan punën. Në vendin tuaj të punës, veprimet idiote të një kolegu, klienti ose shefi do të krijojnë një situatë të pakëndshme. Gjithçka do të fillojë nga një keqkuptim i vogël në fakt.

Luani

Këtë javë tregohuni të kujdesshëm, të ndjeshëm dhe jo shumë emocional kur është fjala për paratë ose çështjet e tjera financiare. Buxheti juaj ditor kërkon kujdes. Meshkujt mbi 35 vjeç do të duhet të kujdesen për shëndetin e tyre dhe aktivitetin fizik përmes aktiviteteve të ndryshme sportive, shëtitjeve në natyrë, etj. Në jetë ne grave të luanit do të ketë disa telashe të cilat do t’i detyrojnë të ndryshojnë sjelljen ndaj njerëzve të caktuar. Kjo javë do të jetë shumë emocionale për meshkujt e rinj, sepse jeta e tyre e dashurisë do të njohë përvoja pozitive.

Virgjëresha

Të lindurit e shenjës së Virgjëreshës do të jenë para një jave gjykimesh dhe emocionesh jo fort pozitive, veçanërisht nëse kanë probleme të trashëguara nga java e shkuar. Do të jetë një javë ndryshimesh në shtëpi: riparime, rikonstruktime apo jomateriale (plane udhëtimi me familjen). Do të jetë një javë e vështirë dhe me doza depresioni për at aqë kanë humbur partnerin ose janë ndarë. Pritshmëritë tuaja për të udhëtuar nuk do të përmbushen këtë javë. Do të bisedoni me fqinjët për interesa dhe qëllime që prekin jetën në komunitet.

Peshorja

Këtë javë do të jeni në gjendje ta shihni të ardhmen tuaj nga një pikëpamje shumë optimiste. Disa nga pritshmëritë tuaja të javës do të lidhen në një farë mënyre me një vajzo se grua të re. Do të keni biseda ose aksione specifike të natyrës financiare me një person të shenjës së demit, bricjapit ose virgjëreshës. Fati këtë javë do të hapë dyer të reja për ju. Diskutoni, mendoni dhe merrni vendime në lidhje me shtëpinë tuaj aktuale ose shtëpinë që do të keni në të ardhmen. Këtë javë një ngjarje specifike do t’ju detyrojë të merreni me këtë temë.

Akrepi

Është koha që akrepët të mendojnë. Merrni parasysh veprimet tuaja që prej fillimit të vitit. Bisedoni me njerëz të lindur nën shenjën e binjakëve, peshores ose ujorit. Dëgjoni opinionin dhe këshillat e tyre.Do të keni shumë presion në vendin tuaj të punës. Mezi do të menaxhoni kontrollin e ngjarjeve, emocionet e kolegëve, klientëve dhe menaxherëve. Kjo javë do të jetë shumë interesante në pikëpamjet shoqërore. Miqësitë që do të krijoni këtë javë, do të kenë shumë ndikim në jetën tuaj. Leximi gjatë kësaj jave do të ketë rëndësi. Do të akumuloni dije dhe do të zbuloni një mesazh ose informacion të rëndësishëm për ju.

Shigjetari

Ktë javë, të lindurit e Shigjetarit do të bëjnë disa vizita ose takime në përpjekje për të zgjidhur disa raste të ngatërruara ose marrëdhënie të tendosura. Do të jetë një javë e vlefshme sepse do të përcaktojë të ardhmen për gratë e Shigjetarit. Fati do të jetë me meshkujt e shigjetarit. Gjatë javës do t’ju duhet të qëndroni pranë një familjari që vuan nga një problem shëndetësor. Këtë javë ngjyra e kuqe do t’ju japë mbrojtje dhe fat, kështu që mbani gjithmonë diçka të kuqe me veten.

Bricjapi

Kjo javë do të jetë e paparashikueshme për ata që lindin në shenjën e bricjapit. Ngjarjet që do t’ju surprizojë dhe do t’ju bëjë të reflektoni për jetën tuaj. Çfarë keni humbur dhe çfarë keni fituar eri tani? Çështjet financiare do ta mbajnë javën të impenjuar emocionalisht. Qëndroni vigjilentë përsa i përket marrëdhënies suaj me njerëz të së njëjtës shenjë, me demin ose virgjëreshën, të cilët do t’ju japin këshilla të drejta dhe do t’ju tregojnë drejtimin e duhur. Bricjapët mbi 35 vjeç do të ndjekin me shumë vëmendje eventet politike e sociale. Kjo për shkak të faktit se këto ngjarje kanë impakt në privatësinë ose planet tuaja të biznesit.

Ujori

Është një javë që do të rëndojë pak buxhetin tuaj për shkak të shpenzimeve të lidhura me fëmijët ose nipërit.Përballja me hipokrizinë, intriga ose mungesë besnikëri mund të provokojnë një konflikt. Tensioni është i padëshirueshëm, por disa veprime nuk mund të injorohen. Për fat të keq, vente nga e kaluara do t’ju prekin emocionalisht. Gjatë javës do të keni mundësinë të rifreskoni ambientin duke bërë dekorime të reja në shtëpi. Kaloni më shumë kohë duke u relaksuar në natyrë këtë javë. Do të pastroheni nga mendimet dhe shqetësimet.

Peshqit

Këtë javë mund të surprizoheni nga disa lajme të lidhura me udhëtimet nga jashtë vendit. Nëse do të udhëtoni këtë javë, bëni kujdes, sidomos nëse përdorni automjetin tuaj personal. Kjo javë dikton marrëdhënie të rëndësishme për ju me njerëz të luanit, dashit ose shigjetarit. Është koha të bëni plane dhe të implementoni vendime të lidhura me familjen. Do të jetë një javë e favorshme për plane martese ose ribashkim familjeje.