Aktualitet

Horoskopi javor 6-12 mars

Një javë intensive dhe e ngarkuar me punë, stres, por edhe momente të bukura qetësie e relaksi na pret. Si e parashikojnë yjet këtë javë? Lexojeni dhe rrokni çdo ditë e çdo orë të saj, me të mirat dhe të këqijat sepse është koha juaj dhe është dhurata më e çmuar që keni.

Dashi

Të hënën dhe martën do të lëvizni me një shpejtësia akullnajore, çka do të thotë se mezi lëvizni. Jeni shumë të këndshëm por që të tjerët të mbërrijnë tek ju duhet të kalojnë nëpër shkëmbinj akujsh dhe mezi do t’ju arrijnë në mes të javës. Të mërkurën akulli juaj do të fillojë të shkrijë me shpejtësi, duke shkaktuar një vorbull kaosi. Është një lloj kaosi zbavitës, por të enjten dhe të premten do t’ju duhet t’u përgigjeni shumë emaileve dhe do të duhet të mbikëqyrni shumë detaje të tjera sa  mezi do të mbani kokën ujë. Një javë vërtet e çmendur! Të shtunën dhe të dielën, çfarëdolloj gjëje që të ndjeni nxirreni jashtë!

Demi

Besnikëria do të thotë bota për ju gjatë të hënës dhe miqtë tuaj do të jenë po aq besnikë sa labradorët. Një piknik gjatë së martës do të çlirojë shpirtin tuaj. Qielli blu, bari jeshil, miqtë—të gjitha cilësitë e piknikut do të jenë në fuqi të plotë. Shijojeni sepse të mërkurën do t’i riktheheni monotonisë së jetës së përditshme: puna, përgjegjësitë, faturat. Të enjten dhe të premten, do të bënit mirë t’i nxirrnit jashtë ato që mendoni e ndieni. Miqtë tuaj do të donin t’ju mbështesnin me çdo mënyrë që munden. Një party ju pret në fundjavë.

Binjakët

Nëse mbi tryezë keni një tortë me çokollatë veproni kështu: Lëreni aty. Provoni nëse mund t’ja dilni pa të. Lakmia e tepërt për t’u kënaqur rrezikon të marrë më të mirën tuaj të hënën dhe të martën. Të mërkurën deri të premten gëzojuni gjithçkaje që ju jep kënaqësi, sidomos nëse është me natyrë romantike ose sociale. Dilni me dikë. Shkoni të fundit në një party. Ju meritoni më të mirën e asaj që java ofron. Në fundjavë, një tekë e juaja mund t’ju çojë drejt një vitrine dyqani, por më mirë investojini diku tjetër këto para…në dashuri për shembull.

Gaforrja

Ju keni ide të shkëlqyera kështu që është koha t’i shpërndani tek njerëz të tjerë. Megjithatë, mos i detyroni ata. Miqtë tuaj i mirëpresin ato kështu që thjesht bëjuani të ditura dhe ato do të realizohen përmes entuziazmit të miqve tuaj të hënën dhe të martën. E mërkura deri të premten do të jetë një periudhë e një eksperimentalizmi të shfrenuar në mënyra të reja komunikimi apo edhe vetë-zbulim.Thjesht sigurohuni që po komunikoni atë që ndjeni. E shtuna dhe e diela do të definohen nga sensi i një fillimi të ri. Energjia juaj do të jetë jashtë parashikimeve. Ndajeni, ndajeni, ndajeni.

Luani

Dikush që është shumë krenar për arritjet e tij do të tregojë reputacionin e tij të martën dhe të mërkurën në formën e urdhrave dhe duke ngulur këmbë. Ndërsa jeni të prirur ta konsideroni si shfaqje teatri, ajo përsëri do t’ju mërzisë. E mërkura deri të premten do të jenë ditë brilante sepse miqtë tuaj do t’ju shkaktojnë të qeshura pafund. Çdo ide që ju vjen në kokë ka vlerë njëmiliondollarëshe dhe të tjerët do të surprizohen nga ju. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë më të ndrydhura—kontrolli, modestia  dhe intuita do të jenë prioritet. Mbështilluni me batanije dhe dëgjoni muzikë të qetë.

Virgjëresha

Udhëtimi dhe filozofia do të mbushin kokën tuaj të hënën dhe të martën. Një bisedë me një mik do t’ju duket sikur do të zgjasë me vite, sepse do t’ju çojë nga njëra temë në tjetrën  dhe mezi do ta kuptoni se sa produktivë jeni duke u treguar. Ju bisedoni, por ndërkohë jozyrtarish po planifikoni qëllime për veten. Të mërkurën dhe të premten, për  contrast, do të bëni çdo gjë me qëllim. Do të komunikoni në mënyrë të kujdesshme, sidomos në grupe njerëzish, çka nuk është e thjeshtë për ju. Dhe do të buzëqeshni shumë. Gjendja juaj shpirtërore i ndikon shumë të tjerët. Të shtunën dhe të dielën, nëse ju duhet diçka,m os hezitoni të merrni telefonin.

Peshorja

Jeni si një lule të hënën, gati për të lulëzur plotësisht. Thjesht sigurohuni që të tjerët të mos ju këpusin. Të martën, qëndrojuni pranë miqve. Lulet tuaja do të ndihmojnë njëra-tjetrën. E mërkura deri të premten do të jenë ditë të shkëlqyera—keni bërë shumë gjëra dhe keni shumë arritje për të korrur. Dhe përveç kësaj, koka juaj është duke shpërthyer nga idetë rreth gjërave që do të donit të bënit në të ardhmen. Fundjava mund të mos jetë aq produktive sa do të donit të ishte, por e diela do të jetë e këndshme dhe nuk do të keni fjalë të ankoheni.

Akrepi

Të jeni në opozitë mund të jetë motivuese—i vendos gjërat në lëvizje, ju detyron të përqëndroni resurset dhe ju inspiron të bëni më të mirën tuaj. Bëni një sistemim të gjërave në fillim të javës dhe do ta shihni sa do t’ju ndihmojë. Nga mërkura deri të premten do t’ju përfshijë një pasiguri e madhe rreth asaj që do të bëni. Shmangni çështjet që kanë lidhje me financat për këtë javë. Të shtunën dhe të dielën do të jen të pandalshëm, por përsëri nuk do të keni nën kontroll gjithçka. Sigurohuni të ushqeheni mirë.

Shigjetari

Mundohuni ta kujtoni veten në fillim të javës që shkoi. Mund të jetë një perspektivë e rrëmujshme, por aftësia juaj për të mbajtur dy imazhet në mendjen tuaj në të njëjtën kohë është një testament për fuqitë mendore. Dhe kjo do të jetë çelësi për suksesin tuaj. Në fillim të mesjavës, të mërkurën më saktë, qasja juaj ndaj ngjarjeve do të jetë shumë filozofike. Po i mbani kartat afër vetes dhe kjo nuk do të thotë që s’po bëni asgjë. Të enjten dhe premten do të jeni e kundërta e të mërziturit. Në fundjavë, përkushtojuni dikujt tjetër.

Bricjapi

E hëna dhe e marta do të jenë ditë intrigash, argëtimi, kënaqësie, romance dhe për fëmijët e të rinjtë ndoshta do të ketë ekskursione në vende të bukura. Ndiheni shumë të sigurt.  Të kuptuarit e asaj që është e nevojshme dhe asaj që ka vlerë ëshë baza për ju. Kjo gjë ju mban larg të hedhurit hapat në ajër dhe larg papërgjegjshmërisë. Në fundjavë çlirohuni dhe mos shkoni shumë larg shtëpisë.

Ujori

Do të gjeni diçka të rëndësishme për jetën tuaj në faqet e një libri të vjetër. E hëna dhe e marta do të jenë plot me këto lloj mesazhesh nga e kaluara duke ju shkaktuar një lloj tensioni. Një afërm më i moshuar mund të kërkojë të bisedojë me ju. E mërkura deri të premten do të paraqesin një ndryshim radikal. Keni talentin për t’u përfshirë fort në një romancë. E shtuna dhe e diela do t’ju kthejnë në botën e zakonshme të familjes dhe shtëpisë. Organizimi i një sirtari me foto do t’ju ndihmojë të qartësoni ndjenjat.

Peshqit

Merrni gjithë përbërësit që keni në frigorifer dhe shikoni se si mund të realizoni një recetë me ta. Një vakt i gatuar në shtëpi do të jetë ajo për të cilën keni nevojë të mërkurën dhe të enjten. Nuk do të doni të bëni ndonjë gjë sociale apo me ambicie profesionale gjatë kësaj jave. E mërkura deri të premten do të jenë të qeta, por me një potencial  të madh. Mendoni për projektet e papërfunduara në shtëpi. Ose injorojini ato dhe merrni një libër e shtrihuni në divan. Në fundjavë vishni një këmishë, hidhni pak llak ose xhel flokësh dhe shkoni në party./ Copyright Tiranapost.al