Aktualitet

Horoskopi javor 5-11 qershor

Si e parashikojnë yjet këtë javë? Lexojeni dhe rrokni çdo ditë e çdo orë të saj, me të mirat dhe të këqijat sepse është koha juaj dhe është dhurata më e çmuar që keni.

Dashi

Aktet e dhunës mund të jenë si fizike ashtu edhe verbale. Kështu që kujdes kur jepni mesazhe, edhe nëse nuk është për dikë në veçanti, por në përgjithësi. Mos harroni rëndësinë e të folurit dhe të dëgjuarit me mirësjellje. Nga ana tjetër, është shumë e lehtë edhe për ju t’ju cenohet entuziazmi nga negativiteti i të tjerëve dhe kjo me shumë gjasa mund të ndodhë këtë javë sepse Hëna e plotë e 9 qershorit rrit dëshirën tuaj për të bërë diçka të mirë. Nëse përballeni me një pengesë, përpiquni të mos e lejoni të ndikojë në gjendjen tuaj. Njerëzit që janë model suksesi nuk do të mbërrinin kurrkund nëse do të dëgjonin mendimet negative të të tjerëve.

Demi

Në jetë, jo gjithmonë marrim atë që dëshirojmë. Kështu që ndonjëherë duhet të negociojmë. Mendoni se për çfarë duhet të negocioni: për një rritje page? Për një marrëveshje të re për sa i përket marrëdhënieve? Për diçka tjetër që është e rëndësishme për ju? Këtë javë, mbërritja e Venusit në shenjën tuaj rrit vetëvlerësimin dhe Mërkuri e Dielli në zonën tuaj të parave ju favorizon shumë për të kërkuar atë që doni. Mos prisni të tjerët të lexojnë mendjen tuaj. Kërkoni dhe mund të surprizoheni.

Binjakët

Hëna e plotë qëndron kundër shenjës suaj më 9 qershor dhe ju paralajmëron që të jeni të vërtetë në një marrëdhënie të veçantë. Me ndikimin e neptunit, mund t’ju duhet të ballafaqoheni me fakte me dikë. Kjo situatë mund t’ju ndihmojë të kujtoni, se pavarsisht sa përpiqemi, nuk mund ta ndryshojmë dot dikë. Mund t’ju ndihmojë të kujtoni gjithashtu se të tjerët janë pasqyrë e sjelljeve tona. Edhe pse kjo javë na sfidon me gjëra të vështira, duhet t’i shohim ato ashtu si janë dhe jo ashtu si do të donit të ishin.

Gaforrja

Mbërritja e marsit në shenjën tuaj është një lajm i mirë, sidomos nëse po këkroni më shumë energji, motivim dhe entuziazëm. Nëse keni një qëllim ose ambicie, tani është koha për të ndërmarrë veprime. Megjithatë, dielli në zonën tuaj të qetësisë do t’ju sugjerojë si të ecni pas ëndrrave, ndjenjave dhe intuitës. Hëna e plotë e 9 qershorit sjell sfida që kanë të bëjnë me fushën e shëndetit ose punës. Mund të keni një ndjenjë konfuzioni dhe pasigurie kështu që përballuni me faktet dhe pranoni përgjegjësitë—qartësia do të shfaqet si një figurë e largët mes një mirazhi.

Luani

Hëna e plotë e 9 qershorit ju përball me frikëra, dyshime apo çështje që lidhen me përmbushjen e ëndrrave tuaja për një të ardhme më të mirë. Të gjithë dëshirojmë të besojmë se mes nesh dhe ëndrrave tona ka mungesë mundësish, parash ose mbështetjeje. Por nëse shohim thellë brenda vetes, mund të kuptojmë se këto janë justifikime dhe nëse nuk ndërmarrim riskun, nuk bëjmë dot ndryshime . Keni mundësinë të përparoni me ëndrrat tuaja. Mos lejoni frikën t’ju kthejë pas.

Virgjëresha

Hëna e plotë e 9 qershorit nxjerr në pah një çështje ose sfidë të jetës suaj personale ose profesionale. Si Virgjëreshë që jeni, ju pëlqen të keni njëfarë garancie se lëvizjet tuaja do t’ja vlejnë dhe mbështetja që do të siguroni do të jetë e madhe. Kur e kuptoni rëndësinë e të ndërmarrit një vendim të rëndësishëm dhe për t’u hedhur në aksion, nuk ka nevojë për garanci të jashtme. Frika dhe pavendosmëria sjellin rezultate konfuze, kështu që jini të guximshëm dhe do të kuptoni se vetëbesimi juaj është i mjaftueshëm për të thyer barrierat drejt suksesit.

Peshorja

Kufizimet tona rrallë herë vijnë për shkak të rrethanave. Janë sjelljet dhe qëndrimet tona ato që na kufizojnë dhe kjo reflektohet edhe në botën e jashtme përmes pengesave, sfidave, mungesës së mundësive, e kështu me radhë. Këtë javë, ndërsa hëna është e plotë pranë Saturnit në zonën tuaj të qëndrimeve dhe besimeve, merrni një moment për të kuptuar se mos thjesht po justifikoheni. Kur ndalojmë së rrituri, ne fillojmë të plakemi, prandaj pyesni veten se çdo të donit të bënit nëse rrethanat do t’ju favorizonin. Më pas jepni hov vetes dhe punoni për t’i arritur këto rrethana.

Akrepi

Nëse diçka nuk po funksionon, lëreni fare ose përpiquni të implementoni një ndryshim që do të sjellë rezultate më të mira. “Larg të vjetrave dhe pranë të rejave” duhet të jetë motoja juaj. Hëna e plotë e 9 qershorit bie në zonën tuaj të parave dhe resursve dhe kur të jeni në një linjë me Satrunin, gjërat mund të jenë të vështira. Ndoshta është kulmi i një situate që po ndërtohet dhe mund të keni pak mjegull dhe konfuzion. Këshilla më e mirë është të përballeni me gjërat më të rëndësishme dhe të përballeni si duhet me çështjet financiare.

Shigjetari

Ditët e hënës së plotë, rreth 9 qershorit mund të ndihen pak të çuditshme, kështu që mos i merrni gjërat shumë seriozisht. Çfarëdo që të ndodhë këtë javë, nuk do të jetë reflektimi i duhur. Me fjalë të tjera, perceptimet tuaja mund të mos jenë të duhurat ose jeta mund t’ju duket pak e çuditshme për disa ditë, por shumë shpejt do të vendoset përsëri normaliteti. Nëse ka një leksion që duhet të merrni nga kjo hënë e plotë, është të jeni të fortë pa qenë nevoja të qenë të ftohtë dhe mos lejoni që situatat dhe komentet e çuditshme të njerëzve, t’ju shpërqendrojnë.

Bricjapi

Jeni mësuar të punoni fort dhe në përgjithësi jeni produktiv. Duhet të zgjoni intuitën tuaj në fillim të javës sepse është e rëndësishme të fokusoheni në punë, t’i mbaroni gjërat në kohë dhe të bëni një organizim të jetës suaj. Të gjitha këtë gjëra do t’ju japin edhe kënaqësi. E premtja e hënës së plotë ju bën thirrje për ekuilibër përmes lodhjes, përgjumjes ose depresionit. Ndoshta është koha për të kaluar më shumë kohë vetëm duke dëgjuar nevojat tuaja të brendshme. Ndoshat trupi, mendja ose shpirti juaj do të kërkojë më shumë qetësi, më shumë argëtim dhe shqetësim shpirtëror.

Ujori

Merrni në konsideratë ekzistencën tuaj dhe mbani parasysh se jeta juaj nuk duhet të jetë jeta juaj. Ujorët janë të pavarur dhe rebelë, kështu që ka pak rrezik për ta të qenët në plan të dytë apo të përdoren nga dikush tjetër. Hëna e plotë e së premtes mund t’ju lërë përkohësisht në hije. Përpiquni të mos jeni shumë të dëshpëruar më 9 qershor, ose të paktën sigurohuni që çdo tendencë për të parë botën përmes një lenteje gri, nuk do të zgjasë shumë.

Peshqit

Nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh ekuilibrin mes punës dhe shtëpisë dhe hëna e plotë e kësaj jave ka gjasa t’ju vëra para dilemave. Përgjegjësitë profesionale mund të ndërhyjnë në lumturinë tuaj të brendshme dhe rruga që keni përpara mund t’ju duket konfuze. Në një farë mase, ju e dini se çfarë është e duhur dhe për sa kohë intuita t’ju tregojë që po bëni gjënë e duhur, Hëna e Plotë nuk do të lejojë të lëndoheni.