• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor 4-10 nëntor


    Dashi

    Këtë javë do të zhgënjeheni nga veprimet e dikujt. Mund të ofendoheni nga komentet e pakëndshme që lidhen me ju ose familjen tuaj. Përvojat, mendimet ose planet personale të përbashkëta mund të ndahen me të tjerët. Këtë javë, kini kujdes në marrëdhëniet tuaja me kolegët të cilët do të shfaqin ambicie të pakontrollueshme në ndjekjen me çdo kusht të qëllimeve të tyre. Në jetën tuaj të dashurisë do të përjetoni momente pasigurie ose hezitimi. Gjatë kësaj jave, mund të planifikoni takime ose vizita për deri në fund të vitit. Njerëzit që nuk ju kanë parë për një kohë të gjatë mund të kontaktojnë me ju. Do të duhet të merrni vendime në lidhje me çështjet tuaja financiare. Mbajini shënim shpenzimet dhe fitimet tuaja këtë javë. Ngjarjet e mira të javës do të lidhen me para të papritura, oferta dhe më tepër. Një miqësi e re mund të jetë një rast për emocione të këndshme. Gratë do të përpiqen të zgjidhin problemet e tyre me një dyshim dhe pasiguri të madhe, e cila përfundimisht nuk do t’i ndihmojë ata. Burrat do të duhet të jenë më seriozë në lidhje me detyrat që nuk janë realizuar në javën e kaluar.

    Demi

    Do të keni më shumë angazhime dhe detyra profesionale këtë javë. Do të duhet të investoni më shumë kohë dhe energji për t’i përfunduar ato, të cilat duhet të përfundojnë në këto shtatë ditë. Ndryshimet ose risitë do të jenë të suksesshme. Këtë javë, do të dëshironi të keni një marrëdhënie më të qartë me njerëzit përreth jush. Do të përpiqeni të pastroni çështje ose marrëdhënie të pazgjidhura. Kjo do t’ju japë më shumë lehtësi dhe rezultate më pozitive. Angazhimet tuaja ditore të bazuara tek shtëpia do të jenë gjithashtu përparësia juaj gjatë javës. Do të shpenzoni më shumë kohë për t’u kujdesur për një pronë. Kjo javë mund të ju sjellë lumturi për gjërat që kanë qenë shqetësuese për ju javët e fundit. Gratë do të duhet të kuptojnë ngjarjet e përjetuara gjatë vitit. Në bazë të përvojës ose kontakteve tuaja do të bëni plane për detyrat urgjente që duhet të kryeni deri në fund të vitit 2019.

    Binjakët

    Kjo është një javë në të cilën ngjarje të ndryshme do t’ju bëjnë të gjykoni veprimet ose vendimet tuaja të deritanishme. Ju mund të jeni me nxitim, kurse të tjerët nuk janë më relevantë. Do të keni disa përvoja interesante këtë javë me miqtë tuaj dhe me ngjarje të ndryshme në jetën e tyre. Do t’ju duhet të kaloni më shumë kohë duke folur me ta. Në jetën tuaj të dashurisë, jepini një shans partnerit për të realizuar idetë e tij. Në përgjithësi, nëse arrini të ruani stabilitetin dhe ekuilibrin mes fjalëve dhe veprave, do të keni mundësinë të shijoni disa suksese ose marrëveshje që janë të rëndësishme për ju. Gratë do të bien lehtësisht pre e konflikteve. Marrëdhëniet tuaja me Dashin, Luanin, ose Shigjetarin do të jenë të rëndësishme, por edhe shumë komplekse për temperamentin tuaj. Burrat do të jenë më të prirur të mendojnë dhe të ëndërrojnë, sesa të veprojnë.

    Gaforrja

    Këtë javë do të shpenzoni kohë për të planifikuar angazhimet tuaja kryesore deri në fund të vitit. Do të keni një periudhë zhvillimi më të favorshme që nuk do dëshironi ta humbni. Do të jeni të qëndrueshëm financiarisht. Shumë do të marrin para ose një dokument financiar. Sigurisht, jo të gjitha planet tuaja këtë javë do të jenë në gjendje të realizohen. Disa do të varen nga rrethanat, zhvillimi i të cilave ende nuk ka filluar ose është në favorin tuaj në këtë fazë. Duhet të jeni të ndershëm me partnerin. Shmangni veprimet dhe vendimet emocionale. Këtë javë, do të jeni në gjendje të fitoni shumë më tepër qartësi për gjëra të rëndësishme në jetën tuaj. Kjo javë do t’ju ​​surprizojë me një sugjerim apo takim me një mik. Gratë do të jenë në humor dhe optimiste, sepse planet do t`ju realizohen. Marrëdhëniet tuaja me Peshqit, Gaforren ose Akrepin do të përcaktojnë sukseset dhe dështimet tuaja. Burrat do të bënin mirë që të përqendroheshin në detyra të reja në punën e tyre. Kjo do të jetë një javë produktive për ju.

    Luani

    Do të keni kënaqësinë të kaloni kohën tuaj të lirë me një grua që është një personalitet interesant, me shumë njohuri dhe përvojë në fusha të ndryshme të jetës. Mund të zhvillohet gjithashtu një miqësi e re. Kjo javë do të jetë interesante për sa i përket zhvillimit të ngjarjeve të ndryshme të planifikuara dhe të paplanifikuara. Disa do t’ju kërkojnë të merrni një vendim ose të bëni disa ndryshime. Java do të jetë e rëndësishme për karrierën ose biznesin tuaj (nëse e keni një). Përqendrimi dhe mobilizimi më i madh do t’ju ndihmojë të keni sukses edhe në gjërat për të cilat keni pasur pasiguri dhe frikë. Disa emocione gjatë javës mund të jenë shkak për lodhje dhe pagjumësi. Mos e lini pas dore pushimin dhe ushqimin e shëndetshëm. Do të festoni një festë të rëndësishme në jetën e një të dashuri. Gratë do të befasohen nga gënjeshtrat ose veprimet e një personi për të cilin kishin respekt. Burrat do kenë fat dhe do ia kuptojnë rëndësinë kësaj fjale.

    Virgjëresha

    Kjo do të jetë një javë në të cilën ngjarjet e jetës së të afërmve tuaj do të përcaktojnë rrjedhën tuaj. Ndoshta jo gjithçka do të funksionojë ashtu siç e prisni, por shmangni të qenit të padurueshëm, nervoz dhe mos humbni kontrollin e reagimeve tuaja. Mbajini mirë gjërat tuaja personale dhe larg kuriozitetit të njerëzve. Do keni pritshmëri specifike për këtë javë, por tregohuni më të durueshëm. Prania e një gruaje në punën tuaj do të ketë një efekt pozitiv në realizimin e planeve dhe detyrave tuaja. Nevoja për të marrë vendime që do t’ju kushtojnë shumë energji, do t`ju lodhë. Këtë javë do të kënaqeni me përfundimin e një angazhimi që ju ka marrë shumë më tepër kohë sesa prisnit. Gratë do të marrin një lajm të pakëndshëm në lidhje me një person që njohin. Meshkujt do të duhet të merren me natyrën e vështirë të një gruaje kokëfortë.

    Peshorja

    Jini më të qetë këtë javë dhe ndiqni rrjedhën natyrale të ngjarjeve. Mos i detyroni gjërat të ndodhin ashtu siç dëshironi. Këshillat ose ndihma që do të merrni gjatë këtyre shtatë ditëve do të jenë të dobishme, por mos nxitoni të premtoni gjëra që s`mund t`i përmbushni. Sigurohuni që të uroni miqtë që do arrijnë disa suksese personale. Konfliktet këtë javë do të vijnë për shkak të ndjeshmërisë, tensionit dhe mbi të gjitha pasigurisë tuaj. Mos bëni gjëra për të cilat mund të pendoheni. Bëni kujdes të mos lëndoni njerëzit që doni. Shëndeti juaj do të kërkojë kujdes. Kjo do të jetë një javë e mirë për të udhëtuar. Gratë do të ndajnë informacione interesante dhe të dobishme. Nga një bisedë e tillë, mund të jetë e mundur të shfaqet një ide, realizimi i së cilës do t’ju sjellë përfitim ose sukses. Burrat do fajësojnë gratë për dështimet e tyre. Mos i kushtoni vëmendje të madhe fjalëve të njerëzve të lindur nën shenjën e Dashit, Shigjetarit ose Luanit që nuk kanë ndonjë qëllim të mirë ndaj jush.

    Akrepi

    Keni një javë dinamike përpara. Informacioni që do merrni këtë javë do të jetë i dobishëm për ju. Mund të refuzoni një ftesë për një takim ose mbledhje gjatë javës. Kjo javë mund të përkufizohet si një javë surprizash, sepse do t`i përjetoni disa. Shmangni gjendjet e ankthit. Angazhimet tuaja familjare këtë javë nuk duhet të injorohen pasi do të jenë baza e planeve dhe veprimeve tuaja në të ardhmen. Gjatë javës mund të prisni para. Gratë do të kenë angazhime të ndryshme por të rëndësishme në lidhje me dokumentet, pagesën e faturave ose kredinë, si dhe zgjidhjen e një kontrate ose marrëveshjeje. Burrat do të jenë papritur emocionalisht të paqëndrueshëm dhe të ndjeshëm.

    Shigjetari

    Kjo javë do t’ju sjellë shumë emocione pozitive ose të papritura. Mos nxitoni të reagoni dhe as të gjykoni. Ka të ngjarë të bëni një vlerësim të nxituar të ngjarjeve aktuale në jetën tuaj. Shumë gjëra që do të ndodhin këtë javë do t’ju bëjnë të ndryshoni planet tuaja për të ardhmen e afërt. Gjatë këtyre shtatë ditëve mund të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj disa njerëzve ose të nisni një fazë të re zhvillimi. Kjo do të jetë një javë e mbarë për udhëtime, plane udhëtimesh dhe zhvillimin e kontakteve tuaja me njerëz që jetojnë larg. Do të prisni një telefonatë ose një dokument që do vonohet. Në përgjithësi, keni një javë interesante përpara dhe do të keni përvoja që do t’ju sjellin optimizëm për të ardhmen tuaj. Gratë do bëjnë pazare, të ndryshojnë shtëpinë e tyre ose veshjet personale. Burrat do të presin me padurim të kontrollojnë të tjerët.

    Bricjapi

    Do të përfshiheni në një sërë çështjesh gjatë gjithë javës që janë të rëndësishme për ju dhe të afërmit tuaj. Angazhime të tilla mund të kenë të bëjnë me ditëlindjen ose ditën e emrit të një familjari. Marrëdhënia juaj me gratë këtë javë do të jetë delikate pasi do ta keni të vështirë të keni mirëkuptimin ose ndihmën e tyre. Gjatë javës do të keni takime ose biseda me njerëz me të cilët keni angazhime të përbashkëta profesionale. Do të jeni në gjendje ta zhvilloni këtë marrëdhënie në një drejtim të favorshëm. Do të hasni vështirësi në zbatimin e planeve ose angazhimeve që lidhen me fëmijët. Gratë do të bëjnë një bisedë të rëndësishme me një burrë. Do të diskutohen gjëra të ndryshme që kanë të bëjnë me paratë ose dokumentet. Do të keni më shumë takime personale, miqësore ose profesionale. Meshkujt do të kalojnë një javë të mirë duke udhëtuar. Do të keni vështirësi të komunikoni me njerëzit e lindur nën shenjën e Virgjëreshës, Bricjapit ose Demit.

    Ujori

    Këtë javë do të duhet të merrni parasysh dëshirat ose këshillat e personit me të cilin po punoni. Problemet tuaja në shtëpi do të rriten gjatë këtyre shtatë ditëve. Mobilizimi, dhe mbi të gjitha durimi, do të jetë shumë i rëndësishëm për suksesin tuaj. Do të keni pritshmëri personale për disa zhvillime këtë javë, dhe nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndryshim në këto plane. Sidoqoftë, kini kujdes me premtimet. Surprizat e kësaj jave do të jenë interesante. Ato ndoshta do t’ju japin mundësi të reja ose do të ndryshojnë planet tuaja. Momentet e trishtimit do të lidhen me problemet shëndetësore. Ju mund të përjetoni trishtim për njerëzit që nuk janë më midis jush. Kjo javë do të jetë e favorshme për të udhëtuar. Gratë do të pranojnë me dhimbje një përpjekje për të vjedhur, manipuluar ose abuzuar me të tjerët. Ka shumë dritë në rrugën tuaj, prandaj mos u përfshini me gjëra që pengojnë ose zvogëlojnë zhvillimin tuaj shpirtëror. Burrat do të përfshihen më shumë në zgjidhjen e problemeve shtëpiake. Do të doni të kaloni më shumë kohë me miqtë duke diskutuar ngjarje të ndryshme lokale, sociale ose politike.

    Peshqit

    Do të duhet të merrni më shumë përgjegjësi këtë javë në përmbushjen e angazhimeve tuaja. Do t’ju kërkohet të kryeni një sërë detyrash që do të kërkojnë përqendrim më të madh në plotësimin e tyre. Kjo do të jetë një javë e favorshme për çështjet gjyqësore ose ligjore. Ngjarje dhe situata të ndryshme do t’ju provokojnë të merrni vendime të rëndësishme ose të bëni disa ndryshime. Një ngjarje në jetën e një gruaje do të jetë një rast për ribashkim me të afërmit. Do të kënaqeni duke kaluar më shumë kohë me njerëzit përreth jush sesa duke qenë vetëm. Të afërmit dhe miqtë do t’ju kërkojnë këshilla dhe ndihmë. Kjo javë do të jetë e rëndësishme për zhvillimin e punës suaj. Gratë do fokusohen tek puna. Burrat do të duhet të jenë me takt dhe diplomatikë në takime dhe biseda me njerëz që kanë një reputacion të caktuar. Njerëzit e lindur nën shenjën e Bricjapit, Virgjëreshës ose Demit do të kenë një ndikim tek ju gjatë javës.

    *Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post