Aktualitet

Horoskopi javor 27 mars-2 prill

Si e parashikojnë yjet këtë javë? Lexojeni dhe rrokni çdo ditë e çdo orë të saj, me të mirat dhe të këqijat sepse është koha juaj dhe është dhurata më e çmuar që keni.

Dashi

Java do t’ju ofrojë mundësi të favorshme për një stabilitet financiar, zgjidhje problemesh dhe mundësinë për t’i parë gjërat në një sens më pozitiv. Kjo javë do të lidhet me disa ngjarje që kanë të bëjnë me nipërit ose fëmijët tuaj. Do të përjetoni emocione lidhur me ta. Kjo javë do t’ju surprizojë, sepse do të merrni lajme nga dikush që keni pëlqyer dikur, një ish-i juaj, ose i dashuri. Është e vështirë të identifikohet çfarë surprize do të jetë sepse do të manifestohet në mënyra të ndryshme. Të mërkurën priten lajme ose evente që lidhen me një qytet tjetër.

Demi

Këtë javë do të merrni një vendim serioz në lidhje me familjen, më tepër i lidhur me prezencën apo mungesën e një anëtari. Mund të rimodeloni shtëpinë, lëvizni në një banesë tjetër, etj. Shmangni konfliktet, nuk ju drejtojnë tek asgjë e mrië kësaj jave. Përkundrazi, do të ndikojnë negativisht tek planet dhe marrëdhëniet tuaja. Këtë javë pritet një event interesant që lidhet me një djalë ose mashkull në moshë të re nga familja juaj.

Binjakët

Këtë javë, disa ngjarje interesante do të lidhen me një bebe, fëmijë ose person në moshë të re në familjen tuaj. Këtë javë do t’ju jepet mundësia të realizoni një ëndërr ose dëshirë, por prioritet tuaja janë të ndryshme dhe lumturia nuk ka të njëjtën rëndësi për ju si më parë. Disa sekrete, premtime hipokrite dhe përpjekje për të krijuar intriga do t’ju rrethojnë. Do të jetë një periudhë e përshtatshme për një takim romantik nga dikush i një komuniteti tjetër.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave mund të përjetoni kënaqësi ose momente interesante të lidhura me një marrëdhënie romantike. Në përgjithësi java do të jetë e favorshme dhe e suksesshme në shumë drejtime. Do të keni shumë mundësi për kontakte të reja, sugjerime dhe asistencë nga njerëz të dobishëm. Një telash mund t’ju vijë nga një familjar ose fqinj. Gratë do të kenë më shumë nevojë për dashuri e ngrohtësi këtë javë. Burrat do të marrin shumë propozime që lidhen me punën ose biznesin.

Luani

Kjo javë do t’ju lidh fort me një vajzë apo grua të re të shenjës së Dashit, Luanit ose Shigjetarit. Gjithashtu këtë javë është e mundur të merrni ndihmë, këshilla, mbrojtje dhe asistencë nga një nmashkull të cilit i besoni për korrektesën që ka. Një mundësi speciale do të përjetojnë meshkujt nën 35 vjeç. Mund të jetë një kthesë për të ndryshuar suksesin në jetë. Kujdes me gjërat e vogla dhe aktet e egoizmit. Mungesa e besimit ose tolerancës mund të kërcënojë disa lidhje të forta. Për meshkujt pritet të zhvillojnë një ndryshim këtë javë. Femrat presin diçka të re që lidhet me një udhëtim ose njerëz që jetojnë jashtë shtetit, ndoshta një romancë.

Virgjëresha

Në përgjithësi, eventet e kësaj jave do të jenë të paparashikueshme. Mund të merrni papritur disa para, të gjeni para në rrugë, një kuletë të harruar, etj. Do të takoheni me dikë që është shenjë e peshores, ujorit ose binjakëve dhe bashkë do të merrni një vendim të rëndësishëm. Gjatë kësaj jave do të çliroheni nga një barrë, shqetësim ose mërzitje. Do të keni një problem të vogël me paratë, ndoshta do të bëni një pagesë me vonesë ose duhet të paguani në mënyrë urgjente. Megjithatë, problemi do të qartësohet brenda javës.

Peshorja

Një dokument i rëndësishëm, kontratë ose propozim pritet tek meshkujt poshtë moshës 35 vjeç. Pritet të merrni një vendim të veçantë në lidhje me partnerin, prindërit apo fëmijët. Një zhgënjim i lidhur me një udhëtim do t’ju vijë. Do të keni një konflikt me një mashkull të shtëpisë: gjyshi, babai, bashkëshorti ose vëllai duke ju kujtuar gabimet dhe transgresionet e të shkuarës. Në punë, pritet një progress profesional, por gjithsesi kujdes me ngarkesat e rënda.

Akrepi

Kjo javë paralajmëron më shumë punë dhe përgjegjësi për burrat mbi 35 vjeç. Mos lini asgjë për të nesërmen ose javën në vijim. Gjatë kësaj jave do të merrni një mesazh, ftesë apo propozim i lindur në shenjën e Dashit, Luanit ose Shigjetarit. Do të ketë një shans për ringjalljen e ideve dhe planeve që përfshijnë familjen tuaj apo bizneset e vjetra. Për shumë prej jush do të jetë një bashkim familjar pas një periudhe të gjatë ndarjeje apo zhvendosjeje.

Shigjetari

Këtë javë paralajmërohen ngjarje të veçanta në jetën tuaj të dashurisë, sidomos nëse partneri juaj i përket shenjës së demit, virgjëreshës ose bricjapit. Një surprizë për gratë mbi 35 vjeç do të mbërrijë këtë javë dhe shumë prej tyre do t’i bëjë ta shënojnë këtë datë në kalendar. Mund të merrni disa para përmes një dokumenti, por për dis arsye mund të përballeni me një zhgënjim ose problem lidhur me to. Gjatë javës do të shijoni një përvojë të këndshme ose event special, ndoshta një festë private me miqtë e familjen. Mund të keni një bisedë telefonike interesante të hënën dhe të premten.

Bricjapi

Gjatë javës do të keni kohë të favorshme për të diskutuar dhe zbatuar planet e pritshmëritë që keni lidhur me një shtatzëni ose fëmijë. Lajme të mira do të ketë në lidhje me të ardhmen si prind dhe fëmijët. Gjithashtu këtë javë do të fesoni edhe suksesin e një të afërmi tuajit. Konfliktet në vendin e punës do të zgjidhen në dobi të interesit tuaj. Suksesi juaj profesional lidhet me pozicionin, idealet dhe propozimet tuaja.

Ujori

Kjo javë do të favorizojë diskutime dhe biseda në nivel familjar për planet e së ardhmes dhe probleme aktuale. Gjatë javës mund të prisni vizita nga miqtë dhe fqinjët në shtëpi. Vështirësitë e kësaj jave më tepër do të lidhen me anën financiare. Do të ndieni nevojën e një ndryshimi apo diskutimi të rëndësishëm. Një konflikt që do të keni me një grua nuk do të jetë surprizë për ju. Gratë në moshë të re duhet të kenë një reflektim serioz për marrëdhëniet në shoqëri dhe raportet e natyrës romantike. Meshkujt janë para një gjaegjëze, misteri apo intrige nga një person i familjes apo mjedisi profesional.

Peshqit

Java parashikon udhëtim ose kontakte interesante me njerëz që jetojnë në një fshat apo qytet tjetër. Bisedat dhe takimet e kësaj jave do të jenë të rëdnësishme dhe do të shërbejnë si guidë që do t’ju udhëheqë drejt një informacioni vital dhe të suksesshëm për ju. Këtë javë mund t’ju habisë një lajm, telefonatë apo një ftesë e miqve. Një marrëveshje me njerëz që i përkasin një tjetër komuniteti mund të jetë në prag të realizimit të saj. Pavarësisht shpenzimeve apo mundësive, shmangni dhënien ose marrjen hua të parave.