• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor 24-30 qershor


    Dashi

    Këtë javë do të përjetoni një mosmarrëveshje apo konflikt të pakëndshëm me një grua që do t’ju ngarkojë mendërisht dhe emocionalisht. Nëse mund ta shmangësh këtë situatë, madje edhe me koston e një kompromisi të vështirë për ju, do të ishte zgjidhja më e mirë. Këtë javë mund të prisni një shumëllojshmëri surprizash që do të vijnë më së shumti përmes miqve ose të njohurve tuaj nga afër dhe larg. Java sjell lajme të mira në lidhje me paratë. Burrat do i zgjidhin problemet në favorin e tyre.

    Demi

    Marrëdhënia juaj me një të afërm ose mik do të vihet në provë. Ju do të tentoni të ndërprisni marrëdhëniet ose të jeni shumë të ashpër ndaj këtij personi. Është e mundur të bëheni pjesë e një takimi familjar që lidhet me një festë personale të një fëmije. Kjo javë do të jetë interesante dhe e suksesshme për punën ose biznesin tuaj, veçanërisht nëse jeni duke punuar me klientët ose furnitorët (partnerët e biznesit) jashtë vendit tuaj të banimit. Një kontakt i ri profesional do të japë një shans për punë ose biznes në të ardhmen. Kjo do të jetë një javë e mirë për të zhvilluar kontakte të reja biznesi, për të kërkuar klientë të rinj apo tregje të reja. Këtë javë mund të merrni lajme të pakëndshme për një grua: një aksident, një divorc, një ndarje, një humbje pune, ose një problem serioz shëndetësor. Burrat do të jenë emocionalisht të paqëndrueshëm. Gratë do të kënaqen plotësisht në marrëdhëniet familjare dhe farefisnore. Do të ketë shumë takime të kënaqshme.

    Binjakët

    Këtë javë ju do të ndaheni nga një anëtar i familjes ose një mik. Arsyet për këtë do të lidhen me rrethanat e jetës. Gjatë javës, shmangni mbledhjet me njerëz në shtëpinë tuaj. Më mirë dilni jashtë shtëpisë. Shumë pak nga pritshmëritë tuaja do të realizohen siç ishte planifikuar. Dhe kjo lidhet kryesisht me buxhetin. Mund t`ju dalin shpenzime të paparashikuara. Këtë javë, do të shijoni një bisedë apo sugjerim nga një grua. Do jeni të kënaqur me lajmet rreth shtatzënisë ose mëmësisë së ardhshme. Burrat do të kenë një gjendje të mirë shpirtërore. Gratë do të kërkojnë një zgjidhje praktike për një situatë komplekse që përfshin një fëmijë. Kjo do të jetë një javë e mirë për ngjizjen apo lindjen e një fëmije.

    Gaforrja

    Këtë javë do të keni shumë angazhime familjare dhe detyra dhe do t’ju nevojitet ndihma e të afërmve ose miqve tuaj. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do ta keni të vështirë të gjeni kohën për pushim dhe kjo mund të krijojë vështirësi emocionale ose fizike. Shumë do të mbështeten tek ju për shumë gjëra, dhe ju vështirë se do të refuzoni ndihmën. Gjatë javës, mund të përjetoni ndryshime në planet që lidhen me një fëmijë ose mysafirët që prisni në shtëpinë tuaj. Shmangni përdorimin e sendeve të papaërshtatshme nga ana e fëmijëve tuaj. Mos ua lini në dorë. Jepini gjërat që janë të përshtatshme për moshën e tyre. Në aspektin romantik mos i jepni vetes shpresa të kota. Këtë javë mund të merrni një ftesë udhëtimi. Burrat mund të humbasin diçka nga pakujdesia. Gratë do të kalojnë shumë kohë duke folur ose duke u takuar me miqtë.

    Luani

    Këtë javë do t’ju duhet të bëni më shumë telefonata, të cilat mund t’ju lodhin në një moment. Arsyet për këtë komunikim dinamik do të jenë të ndryshme, duke përfshirë ato që lidhen me punën. Gjatë javës, do të shkoni në një festë. Mbajini fëmijët larg pajisjeve të rrezikshme. Në përgjithësi, veprimet dhe vendimet e fëmijëve këtë javë do të kërkojnë më shumë vëmendje nga ju. Gjatë këtyre shtatë ditëve, ju do të presin që dikush të mbërrijë nga një qytet tjetër, ose disa nga familja juaj do të largohen. Java do të jetë e favorshme për udhëtime pa marrë parasysh distancën ose kohën e qëndrimit. Mund të habiteni nga një lajm i pakëndshëm që lidhet me një incident apo një dramë e një burri. Burrat do të thellojnë një situatë të pakëndshme me dëshirën për të gjetur fajtorin. Megjithatë, disa kthesa të padëshirueshme janë të mundshme. Gratë do të krijojnë gjëra të mira për shtëpinë e tyre.

    Virgjëresha

    Kjo javë do të jetë e tensionuar për ju. Ndoshta ky tension do të provokojë dëshirën tuaj për t`i zgjidhur shpejt problemet. Çdo shfaqje e dinakërisë ose e ligësisë nga ana juaj do të jetë e padëshirueshme për shkak të pasojave të pakëndshme. Në punën tuaj do të keni një përfundim të suksesshëm të një aktiviteti, marrëveshje ose projekti. Do të jeni në gjendje të filloni një angazhim të shtyrë ose të ndërprerë. Në përgjithësi, java sjell disa mundësi të mira profesionale. Këtë javë mund të lindin kosto të papritura ose probleme financiare me një burrë. Burrat mund të kujdesen për shëndetin e tyre ose të një personi të afërt. Gratë do të jenë të prirura për përvoja romantike dhe një dëshirë për më shumë intimitet.

    Peshorja

    Këtë javë ju duhet të jeni praktikë për përmbushjen e angazhimeve tuaja të rëndësishme. Shmangni bërjen e planeve. Një humbje e të kaluarës do të jetë arsyeja që të reflektoni mbi tema të rëndësishme të jetës në tërësi. Java sjell ëndrra në lidhje me njerëzit nga Përtej, ose do të keni ndonjë lloj angazhimi për ta (mbase dokumenta trashëgimie). Këtë javë mund të merrni sugjerime ose informacione që i keni pritur prej kohësh. Gjatë javës ju do të keni korrespondencë interesante me njerëz nga vendbanime të tjera. Ka diçka për të mësuar prej tyre. Ju do të keni një marrëdhënie të mirë pune me gratë. Burrat duhet të shmangin çdo veprim të rrezikshëm, sport ekstrem dhe aktivitet. Gratë duhet të jenë të kujdesshme për shkëmbimin e informacionit, si dhe zbulimin aksidentalisht të sekretit të dikujt tjetër.

    Akrepi

    Këtë javë ju do të jeni të lumtur të merreni me angazhimin tuaj profesional. Java do të jetë e dobishme për arsimin dhe për karrierën tuaj. Nëse keni ndonjë problem shëndetësor, këtë javë merrni trajtimin e nevojshëm. Ju do të keni mundësinë të harmonizoni marrëdhëniet e ndërlikuara me fqinjët ose kolegët tuaj. Njerëzit e rinj që do të shfaqen në jetën tuaj gjatë këtyre shtatë ditëve do të jenë personalitete intriguese dhe argëtuese (të paktën në fillim). Burrat do të përjetojnë një javë ngjarjesh dhe ndryshimesh të mëdha. Mos e humbni energjinë tuaj në drejtime të ndryshme, por përqendroni vëmendjen në gjërat më të rëndësishme që dëshironi të arrini gjatë shtatë ditëve. Gratë do të jenë optimiste, duke besuar se po i bëjnë gjërat në mënyrën më të mirë. Besimi do të jetë një mbështetje e madhe për ju, por mos injoroni këshillat ose komentet e njerëzve.

    Shigjetari

    Këtë javë do të paguani për veprimet dhe fjalët tuaja. Gjatë këtyre shtatë ditëve, shmangni çdo formë dinake, intrigash ose manipulimi. Do të krijoni një problem ose situatë që do të jetë e vështirë për t’u zgjidhur. Jini të mençur, diplomatik dhe përshtatuni me ndryshimet ose njerëzit e rinj në jetën tuaj. Java mund t’ju sjellë emocione shumë të mira në familje dhe me të afërmit nga afër dhe larg. Disa prej jush do të marrin pjesë në një fejesë, martesë, pagëzim ose ngjarje të tjera të rëndësishme. Java do të jetë e mirë për punën tuaj dhe fitimet. Biseda, takime apo prezantime lidhur me një pozitë të re, punë të re ose angazhim të ri profesional janë të mundshme. Në dashuri, shumica prej jush do të përpiqen të zgjidhin një situatë keqkuptimi, veprime të gabuara, komente dhe kështu me radhë. Do të jetë e rëndësishme për ju që të harmonizoni marrëdhënien tuaj të dashurisë. Mos shikoni vetëm defektet e partnerit tuaj. Shigjetari do të ketë më shumë çështje të brendshme për të zgjidhur, punë të vogla në shtëpi ose përmirësime të tjera. Gratë do të kenë shumë punë, kështu që do të jetë e rëndësishme që të mos i shtyni për nesër.

    Bricjapi

    Këtë javë do të merrni në konsideratë ngjarje apo mundësi të ndryshme që lidhen me udhëtimet ose paratë që mund të jenë për njerëzit nga vende të tjera. Kjo javë do të jetë e favorshme për të udhëtuar dhe për të kontaktuar njerëz nga afër dhe larg. Në nivel profesional, java sjell sukses në zhvillimin e biznesit online, biznesit nga shtëpia ose biznesit familjar. Disa prej jush mund të diskutojnë një ide për një biznes. Nëse puna juaj është e lidhur me paratë, përqendrohuni te detyrat tuaja profesionale për të shmangur një gabim. Në dashuri, java sjell surpriza të ndryshme. Mund të keni kontakt me marrëdhënien tuaj të vjetër romantike ose të krijoni një njohje të re në një mënyrë të pazakontë. Të paparashikueshme do të jenë marrëdhëniet e dashurisë me njerëzit që do të takoni gjatë udhëtimit ose atyre që jetojnë larg. Këtë javë, do të angazhoheni me ngjarje apo detyrime të ndryshme që lidhen me një njeri nga familja juaj e afërt. Bricjapi do të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën personale ose karrierën. Ju dëshironi një ndryshim, por duhet të bëni shumë përpjekje dhe të keni durim.

    Ujori

    Këtë javë do të keni angazhime serioze ose biseda lidhur me një person në familjen tuaj. Për disa prej jush, java sjell një ngjarje që lidhet me lindjen, ditëlindjen ose ngjarje të ngjashme. Këtë javë do të keni më shumë punë në shtëpi, por edhe në vendin tuaj të punës. Jini të organizuar mirë! Shumë do të duhet të bëjnë riparime të vogla në shtëpinë e tyre ose të angazhohen në përmirësime të tjera. Sa i përket dashurisë, do të duhet të përshtateni për ngjarje dinamike, pozitive, por nganjëherë stresuese. Jo gjithçka do të evoluojë siç doni, por më e rëndësishmja, do të ndodhë ajo që është më e mira për ju. Në dashuri dhe në jetën personale gjithçka do të varet nga aftësia juaj për të krijuar një atmosferë të këndshme. Mund të ketë një ngjarje në familjen tuaj që do të dëmtojë dikë. Në përgjithësi, java do të mbahet mend me rezultate të ndryshme pozitive për ju. Burrat do të ndiejnë hipokrizinë e një personi.

    Peshqit

    Këtë javë keni takime, biseda ose vendime që do të jenë të rëndësishme për punët tuaja monetare. Java do të jetë e favorshme për zgjidhjen e një çështjeje ligjore ose gjyqësore. Kjo javë mund t’ju habisë me informata që zbulojnë të vërtetën për një ngjarje të së kaluarës suaj. Do të keni takime ose biseda me njerëz në rrethin tuaj të të afërmve që lidhen me paratë, një lloj investimi, blerje ose shitje, dokumente të lidhura me para etj. Gjatë javës do të keni takime interesante ose të dobishme kryesisht me gratë nga rrethi juaj i fqinjëve, kolegëve ose miqve. Gjatë javës do të lindin angazhime të pakëndshme që lidhen me pajisjet elektro-shtëpiake, shtëpinë ose pronat e tjera. Burrat do të përqëndrohen kryesisht në rastet nga të cilat ata presin para. Gratë vështirë se do të pranojnë zhvillimin e disa ngjarjeve. Ju do të prireni të jetoni me kujtimet dhe përvojat e kaluara të këndshme dhe do të keni shpresën për përsëritjen e disa prej tyre. Nuk mund të jetoni me iluzione.

    *Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]