• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor 20-26 maj


    Dashi

    Para jush është një javë në të cilën mund të dëmtoheni nga veprimet ose fjalët e pamenduara. Nëse doni të keni sukses kjo do të varet tërësisht nga ju. Gjatë këtyre shtatë ditëve, injorojini përpjekjet për të manipuluar apo ndikuar negativisht njerëzit që tentojnë të shohin vetëm probleme të jetës dhe kanë vetëm emocione negative. Kjo do të jetë një javë në të cilën duhet të jeni të kujdesshëm me planet dhe pritshmëritë që lidhen me një fëmijë. Ngjarjet mund të kenë një zhvillim krejt tjetër, por në çdo rast të rëndësishëm për të ardhmen. Problemet në vendin tuaj të punës do të jenë shkak i tensionit të madh në marrëdhëniet tuaja familjare. Një çështje familjare do të vihet në provë. Këtë javë, mos ia jepni pajisjet dhe sendet personale njerëzve të tjerë, edhe nëse ata janë miqtë tuaj. Do të ketë probleme dhe komplikime që do të ndikojnë negativisht në marrëdhënien tuaj.

    Demi

    Dy fushat kryesore ku mund të arrini sukses do të jenë dashuria dhe paraja. Ato mund të jenë edhe të ndërlidhura disi këtë javë. Në përgjithësi këtë javë, duhet të shqyrtoni dhe planifikoni veprimet dhe vendimet tuaja që do të jenë të rëndësishme për jetën dhe stabilitetin financiar. Një grua që jeton larg jush do të ketë një rol vendimtar në përmbushjen e detyrave tuaja. Java do të jetë e favorshme për udhëtime. Mbase je e ftuar në këto udhëtime. Herë pas here, stresi mendor mund të jetë baza e një gjendjeje të keqe shëndetësore.

    Binjakët

    Gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni kontakte dhe takime të rëndësishme ose të dobishme, kryesisht me burra. Me interes të veçantë për ju do të jenë ato që lidhen me përfaqësuesit e Peshqve, Gaforres ose Akrepit. Këto ngjarje mund të përcaktojnë planet, punën ose biznesin tuaj të ardhshëm. Bëhuni i kujdesshëm me një djalë ose një të ri të lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit që do të përpiqet t’ju përdorë për të realizuar qëllimin ose planin e tij personal duke manipuluar ndjenjat. Gjatë javës do të përjetoni një situatë të papritur stresuese që do të kalojë shpejt, por do të ketë fuqinë e një stuhie në jetën tuaj. Njerëzit e lindur nën shenjën e Luanit, Dashit ose Shigjetarit do të gjejnë diçka për t’ju befasuar. Sa i përket një plani financiar, pritshmëritë tuaja mund të jenë më të larta se fitimet aktuale. Megjithatë, këtë javë nuk do të përjetoni ndonjë krizë financiare, sidomos nëse i planifikoni shpenzimet tuaja mirë. Meshkujt mbi moshën 35 vjeç do të kenë një takim të rëndësishëm në lidhje me punën ose planet e tyre të biznesit. Të rinjtë duhet të shmangin ofertat joshëse për punë të lehta, por të paguara. Ka një kleçkë në to.

    Gaforrja

    Këtë javë duhet të keni parasysh sugjerimin ose idenë e një gruaje që mund të ndikojë në marrëdhëniet dhe planet tuaja familjare. Jeta juaj e dashurisë do të kalojë ca momente keqkuptimi ose kontradikta me partnerin tuaj. Veçanërisht delikate do të jenë ato marrëdhënie që ndikohen nga komentet dhe ndërhyrjet e njerëzve të tjerë. Java do të jetë e favorshme për punë që lidhen me udhëtimin, transportin, ose turizmin. Në këto sfera do të arrihen rezultate të mira dhe suksese të rëndësishme. Kjo do të jetë një javë e mirë për fillimin e një pune të re në një qytet apo vend tjetër, pavarësisht nga kohëzgjatja e kontratës suaj profesionale. Shëndeti i një të afërmi do të kërkojë kujdes, por trajtimi i mirë do të rezultojë në një shërim të shpejtë.

    Luani

    Këtë javë disa nga përvojat tuaja të kënaqshme do të lidhen me një vajzë, një mbesë, ose një motër më të vogël. Nënat e reja do të gëzojnë sukseset e para ose arritjet e vogla të fëmijëve të tyre. Gjatë javës ju do të merrni lajme ose informata rreth miqësisë tuaj të vjetër. Ajo që do të mësoni do t’ju shqetësojë, sepse do të ketë lidhje me komentet dhe veprimet e padrejta ndaj jush. Kini kujdes me shpenzimet e bëra gjatë javës. Mund të ketë vonesë në paratë që prisni të merrni këtë javë ose një kosto të papritur. Gjatë javës do të përjetoni momente të mira, të cilat për secilin prej jush do të jenë të ndryshme. Këto përvoja do kenë të bëjnë me punën, biznesin, jetën familjare ose marrëdhënien tuaj..

    Virgjëresha

    Këtë javë do të keni disa angazhime të pakëndshme për të zgjidhur problemet financiare. Ato mund të kërkojnë një takim me zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të një kompanie private ose një banke. Kini kujdes ndaj marrëdhënies suaj me një Dem, Bricjap ose Virgjëreshë. Ndikimi i një personi të tillë në punët personale apo profesionale do të jetë i dobishëm dhe nuk duhet të injorohet. Këtë javë mund të keni plane ose pritshmëri që lidhen me angazhimet në lidhje me pronën. Është e mundur që këto angazhime janë për shkak të një emergjence të papritur të nevojës për riparim emergjent, konfliktit me fqinjët ose institucionet, etj.

    Peshorja

    Këtë javë do të flisni për mundësi dhe perspektiva të reja për të ndryshuar punën ose vendin tuaj të arsimit me diçka që është më e mirë për ju. Ju do të keni arsye të mira për të shqyrtuar veprime të tilla, por mos nxitoni për marrjen e vendimeve tuaja. Një incident i pakëndshëm në vendin tuaj të punës mund të jetë shkaku i një dëshire të tillë, veçanërisht nëse ju akuzojnë padrejtësisht për një incident apo gabim. Gjatë javës, do të habiteni nga lajmet, ngjarjet ose ofertat që lidhen me dikë që jeton në një vend tjetër. Shmangni konfliktet. Dikush ju provokon me qëllim. Gratë do të bëjnë plane të guximshme për të ardhmen e tyre, të cilat do të jenë plotësisht të realizueshme.

    Akrepi

    Nëse keni lindur nën shenjën e Akrepit, kjo javë mund të jetë mjaft e vështirë për të parashikuar ngjarjet nëse keni një fëmijë që jeton në një vendbanim tjetër ose nëse fëmija juaj do të udhëtojë gjatë këtyre shtatë ditëve. Ju mund të habiteni nga lajmet e një komuniteti tjetër, që lidhen me amësinë e ardhshme ose një fëmijë. Këtë javë mund të jetë e mundur të ktheheni në vendin e punës ku keni qenë në të kaluarën. Do të diskutoni angazhimet e lidhura me paratë ose marrëdhëniet financiare me njerëz, ndoshta jo nga familja juaj. Gjatë javës, do të jeni të kënaqur me lajmet apo ngjarjet që lidhen me një grua, më shumë gjasa nga rrethi juaj i miqve. Gratë do të gjejnë kohën për të pastruar dollapët nga rrobat dhe sendet e panevojshme. Burrat do të gjejnë një mënyrë të lehtë ose të shpejtë për të dalë nga një situatë delikate apo poshtëruese. Sidoqoftë, dikush do t`ju ndihmojë në këtë pikë dhe mos harroni ta falënderoni.

    Shigjetari

    Disa nga pritshmëritë tuaja të veçanta do të lidhen me jetën tuaj të dashurisë. Në përgjithësi, do të lindin situata konflikti që do të sfidojnë marrëdhënien tuaj. Java nuk përjashton njohjet e reja. Mund të përjetoni zhgënjim në lidhje me ca veshje a aksesorë që keni blerë më herët. Gjatë javës, kushtojini vëmendje marrëdhënieve tuaja me të huajt. Do të shqetësoheni nga një incident i papritur në lidhje me dikë që njihni. Vajzat beqare do shijojnë një flirt me një burrë shumë intrigues. Merrni sa më shumë informacione për të.

    Bricjapi

    Këtë javë do të keni më shumë probleme familjare, por do keni edhe ndihmën e partnerit ose një të afërmi. Nëse keni plane specifike për një pronë ose një shtëpi, atëherë këtë javë gjithçka do të zhvillohet siç e prisni. Nëse keni plane për një blerje, mund t’ju duhet t’i shtyni për një kohë. Diçka që mund të ndodhë do të shkaktojë ndërlikim. Do të ketë tensione në punën tuaj për shkak të një gabimi të bërë disa kohë më parë, pasojat e të cilave do të ndjehen vetëm tani. Konflikti në punë mund t’ju provokojë të bëni ca veprime dhe të merrni vendime në emocione e sipër. Gjatë javës ju do të jeni në gjendje të gjeni një zgjidhje për problemet që keni me një të afërm.

    Ujori

    Këtë javë do të udhëtoni ose do të takoheni me miqtë që jetojnë në një qytet apo vend tjetër. Njohjet e tua të reja do t’ju mbushin me informata të dobishme për punën ose biznesin tuaj. Gjatë javës, mund të merrni mbështetje ose sugjerim të papritur nga kolegët ose mbikëqyrësit. Në rast se jeni i përfshirë në një padi do të prisni rezultate të favorshme. Gjatë javës do të angazhoheni në një problem financiar me një grua që do t’ju kërkojë ndihmë ose këshilla. Java do të kërkojë të bëni veprime specifike ose të merrni angazhime në lidhje me një burrë në familjen tuaj. Në përgjithësi kjo javë do të jetë më e komplikuar sa i përket angazhimeve tuaja financiare. Mbi të gjitha, shmangni dhënien e premtimeve. Disa gra do të shqyrtojnë mundësitë e punës nga shtëpia. Burrat nuk duhet t’i nënshtrohen emocioneve të tyre, të cilat mund të shkaktojnë vështirësi serioze në familjen dhe në punën e tyre.

    Peshqit

    Këtë javë vëmendja juaj do të fokusohet në kërkimin e mundësive për të realizuar një ide të rëndësishme ose dëshirë personale. Ju do të keni mundësi për të realizuar shumë gjëra sipas dëshirave dhe pritshmërive tuaja, por mbi të gjitha të mbeteni të ndershëm, diplomatë dhe të durueshëm. Një zhvillim interesant gjatë javës do të ketë komunikimi juaj me një grua dhe informacioni që do të diskutoni me të. Këtë javë mund të prisni lajme në lidhje me dështimin, humbjen e prestigjit ose punën e një gruaje që njihni. Do të jetë një javë e favorshme për transaksionet financiare. Burrat do të duhet të ndërhyjnë me takt në problemet familjare. Gratë do të kenë një javë të favorshme për udhëtime dhe për çdo lloj argëtimi.

    *Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.