• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor 17-23 qershor nga Russell Grant


    Dashi

    Kjo është një javë në të cilën do të përjetoni një ngjarje që lidhet me të afërmin tuaj dhe një dështim ose humbje në jetën e tij. Gjatë javës do të përjetoni surpriza të ndryshme që lidhen me takimet e papritura, telefonatat ose mesazhet. Është e mundur që ngjarjet e këtyre shtatë ditëve do t’ju bëjnë të merrni një vendim të rëndësishëm. Surpriza këtë javë do të jetë interesante dhe do të lidhet me një zhvillim të ri të disa ngjarjeve që ndodhën javën e kaluar. Java do të jetë e favorshme për udhëtim dhe zhvillimin e kontakteve me njerëz nga afër dhe larg. Sukseset do të arrihen nga ata që punojnë në tregti, në komunikim, ose që janë prodhues. Nëse keni një pronë shtesë, tani mund të kujdeseni për të. Burrat do të përfshihen në një mosmarrëveshje apo konflikt të pakëndshëm me një djalë apo një burrë tjetër nga i cili askush nuk do të dalë fitues.

    Demi

    Këtë javë do të përjetoni momente të vështira në familjen tuaj, miqësinë ose marrëdhëniet profesionale. Keqkuptimet ose manifestimet e mungesës së tolerancës dhe mungesa e durimit do të vijnë lehtësisht. Gabimet tuaja të kaluara, premtimet e papërmbushura dhe situata të tjera të ngjashme do të jenë në zemër të ngjarjeve të pakëndshme. Shmangni bërjen e planeve të mëdha për këtë javë. Mundohuni të ndiqni me qetësi dhe me mençuri ngjarjet këto ditë. Java mund të jetë më e komplikuar për ata përfaqësues të shenjës së zodiakut që janë të angazhuar në një padi. Gjatë javës do të jeni duke ndjekur trajtimin mjekësor të një njeriu që është i afërmi ose miku juaj. Në përgjithësi, pavarësisht nga shqetësimet tuaja ose nga frika për të ardhmen, mund të kaloni një javë të suksesshme dhe produktive. Gratë do të befasohen nga veprimet e njerëzve që do të reagojnë në mënyrë të paparashikueshme në një situatë. Burrat do të kenë emocione shumë të forta dhe të ndryshueshme që mund të provokojnë momente të paqëndrueshme në jetën e tyre.

    Binjakët

    Ndoshta do të jeni në gjendje të gëzoni një kohë të këndshme dhe produktive këtë javë. Por do t`ju duhet të lini ca ditë edhe punën për shkak të ca situatave të pakëndshme. Mund të ketë shqetësime ose tensione serioze në marrëdhënien tuaj familjare për shkak të kostove financiare. Mund të ketë një shpenzim të papritur ose një problem tjetër monetar. Gjatë javës do të takoni njerëz ose do ftoni mysafirë në shtëpinë tuaj. Kjo është një javë në të cilën do të keni një jetë shoqërore dinamike me mundësi për të krijuar njohje të reja. Burrat do të kenë detyra dhe angazhime urgjente në familje.

    Gaforrja

    Këtë javë patjetër do të keni emocione pozitive, dhe për disa prej jush ato mund të kenë lidhje me pushimet verore. Këtë javë do të shijoni gjeste të ndryshme të vëmendjes, kënaqësi të vogla ose lajme të gëzueshme. Shqetësimet që keni për të ardhmen tuaj nuk do të zhduken. Këtë javë, do bëni më shumë veprime financiare ose para. Kini kujdes gjatë këtyre shtatë ditëve, në mënyrë që të mos bëni shpenzime të panevojshme për gjëra të parëndësishme. Kujdes nga konfliktet në punë. Gratë do të përjetojnë një javë që do të mbahet mend për përvojat e veçanta.

    Luani

    Kjo javë do të jetë e mirë për ju që të krijoni dhe zhvilloni më shumë kontakte me njerëz nga afër dhe larg. Gjatë javës do të ketë tensione në marrëdhënien tuaj me një grua që do të jetë e gatshme të manipulojë. Është e mundur që ajo të shkaktojë një konflikt të qëllimshëm me ju për t’ju fyer me të tjerët. Këtë javë, do të ketë një zhvillim të paqartë, të tensionuar apo të vështirë, por jo të gjitha ditët do të jenë me re. Shumë prej jush do të jenë në gjendje të gëzojnë zhvillimin e suksesshëm të planeve të tyre. Gratë do të përballen me hipokrizi ose dyfishim të papritur nga ana e njerëzve me të cilët ata kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë deri më tani. Burrat do të përqendrojnë shumë nga përpjekjet e tyre në kërkim të burimeve të reja ose më të mira të të ardhurave.

    Virgjëresha

    Një zhvillim i papritur i planit tuaj për familjen tuaj do të lindë këtë javë. Do të përjetoni ngjarje të papritura me të afërmit tuaj të cilët jetojnë në një shtëpi tjetër. Nga një pikëpamje materiale, mund të përjetoni zhgënjim në lidhje me përfitimet tuaja, dhuratat dhe blerjet që bëni gjatë javës. Mund të mërziteni nga një problem i një pajisjeje shtëpiake ose një incident në vendin tuaj të punës. Nëse keni pritshmëri për ndonjë premtim shërbimi apo ndihme, këtë javë do të zhgënjeheni. Java mund të mbahet mend me një ngjarje të pakëndshme që lidhet me dikë në rrethin tuaj të miqve. Gratë do të përjetojnë një ngjarje të veçantë që do të lidhet me një gjyshe, nënë ose motër. Burrat do të jenë nervozë, të ndjeshëm, dhe lehtësisht do ta transferojnë fajin tek njerëzit e tjerë.

    Peshorja

    Këtë javë do të përjetoni zhgënjim për shkak të manipulimit ose mashtrimit nga një njeri. Nuk do keni ndonjë humbje të madhe materiale, por emocionalisht kjo situatë s`do jetë e këndshme. Në përgjithësi, java do të jetë mjaft e zënë dhe e tensionuar për ju. Do të zgjidhni probleme ose çështje të ndryshme. Gjatë javës, shmangni konfliktet me njerëz që po përpiqen të përfitojnë nga ju në një farë mënyre. Në një “luftë” të tillë me ta, ju nuk do të jeni fitues. Shumë do të kenë shqetësime në lidhje me shëndetin e një të afërmi. Do të duhet të merrni përgjegjësinë për zgjidhjen e një problemi. Për fat të keq, gjatë javës, disa prej jush mund të përjetojnë një ngjarje të pakëndshme emocionale në lidhje me një njeri. Gratë do të gjejnë lehtësisht mënyra për të zhvilluar dhe realizuar planet dhe dëshirat e tyre. Burrat duhet të jenë të lumtur për ato që kanë arritur.

    Akrepi

    Këtë javë do të keni tendencën të shqetësoheni shumë për gjëra të parëndësishme. Në përgjithësi, gjërat ndodhin ngadalë, por në një drejtim konstruktiv. Mos ndryshoni me forcë ngjarjet në jetën tuaj, mos krijoni kaos. Kjo javë mund t’ju mërzisë për ca probleme në jetën e një vajze. Gjatë javës mund të prisni një surprizë të këndshme nga dikush. Kjo javë do të jetë e rëndësishme për zhvillimin profesional. Do të merrni informacione ose sugjerime të rëndësishme për punën tuaj që mund t’i merrni në konsideratë, por me kujdes. Gratë do të bëjnë një bisedë interesante me një burrë. Burrat do të habiten nga zhvillimi i papritur i një ngjarjeje apo marrëdhënieje miqësore.

    Shigjetari

    Këtë javë mund të kuptoni pamundësinë e realizimit të planeve tuaja, që deri tani i konsideronit të vështira për t`u arritur. Mund të zhgënjeheni nga njerëz që ju kanë premtuar ndihmën e tyre. Mund të mashtroheni nga premtime të papërmbushura, informacione të rreme, veprime me qëllim të keq kundër punës ose biznesit tuaj. Do të kaloni disa sprova që do t’ju tregojnë gabimet tuaja. Këtë javë, do të gëzoni zhvillimin e çështjeve financiare të favorshme për ju. Këtë javë, jini të hapur për të mësuar diçka të re nga njerëzit që jetojnë larg jush. Ndryshimet në jetën tuaj të dashurisë do të jenë të dobishme. Gratë do të jenë të padurueshme, të nxituara, ofenduese në veprimet e tyre dhe në arritjen e dëshirave të tyre. Ka të ngjarë që të kenë ide ose përfundime të gabuara. Burrat do të përjetojnë probleme shqetësuese, emocionale që do të ndodhin gjatë këtyre shtatë ditëve.

    Bricjapi

    Këtë javë mund të keni një sërë planesh ose angazhimesh me një grua që jeton larg jush. Ngjarjet e ndryshme këtë javë mund t’ju bëjnë të merrni një vendim të rëndësishëm ose hapa konkret drejt fillimit të një ndryshimi që nuk ka qenë në planet tuaja për vitin 2019. Nëse jeni përfshirë në një padi ju mund të keni sukses nëse nuk përdorni truke dhe mashtrime. Disa do të shpenzojnë para për një dokument. Do të jeni të prirur të merreni me problemet shëndetësore. Nëse keni ndonjë problem shtëpiak, zgjidhja do të bëhet më e vështirë këtë javë. Gratë do të përjetojnë ngjarje që nuk duhet të merren si humbje, por si një zgjidhje natyrore e gjërave. Burrat s`do kenë durim për të mësuar detajet e një ngjarjeje.

    Ujori

    Këtë javë me lehtësi ose për shkak të një interesi të veçantë do të krijoni njohje të reja me njerëz nga vende të ndryshme. Do të jeni më të hapur dhe miqësor me ca njerëz të rinj që shfaqen në jetën tuaj. Në të njëjtën kohë, një ngjarje do t’ju kujtojë dashurinë tuaj të vjetër ose romancën nga e kaluara. Gjatë javës do të keni më shumë përgjegjësi në lidhje me edukimin e fëmijës (nëse jeni prind) ose zhvillimin e talentit të tij. Shmangni njerëzit që ju shtyjnë drejt thashethemeve. Do të përpiqeni të përballoni çdo gjë në shtëpinë tuaj. Java nuk është e favorshme për të marrë vendime të rëndësishme, por do t’ju japë mësime dhe njohuri të rëndësishme për jetën. Gratë do të përjetojnë një takim apo bisedë të papritur me një njeri. Burrat do të kalojnë më shumë kohë në shtëpi para televizorit apo duke u angazhuar me një hobi të kënaqshëm.

    Peshqit

    Kjo javë do sjellë ditë të ngarkuara. Do të keni një sërë takimesh me familjen, miqtë dhe kolegët. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të takoni njerëz të rinj me të cilët shpejt do të krijoni miq të përbashkët ose interesa dhe qëllime të ngjashme në jetë. Punët e dashurisë do jenë disi më të komplikuara. Ndoshta për shkak të tensionit që ju shkakton partneri prej padurimit të tij. Nëse do udhëtoni këtë javë bëni kujdes me portofolin tuaj dhe dokumentet personale. Gratë do të përjetojnë situata më të ndjeshme dhe stresuese, të cilat mund të shkaktojnë pagjumësi ose kriza të migrenës. Burrat do të jenë në një pozicion më të favorshëm.

    *Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]