HOROSKOP

Horoskopi javor 16-22 shtator

Horoskopi javor 16-22 shtator

Dashi

Durimi juaj do të vihet në provë këtë javë. Ata do të duan të tërheqin vëmendjen tuaj me problemet e tyre personale. Në shumicën e rasteve, konfliktet do të jenë të pashmangshme. Individualisht secili nga ju do të vendosë se si të reagojë në një situatë të tillë. Këtë javë, shumë do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë një mundësi të re për zhvillim profesional ose punë shtesë. Gjatë javës mund të keni shpenzime ose marrëdhënie të tjera financiare me një burrë në rrethin tuaj të të afërmve. Disa nga momentet e pakëndshme gjatë këtyre shtatë ditëve do të lidhen me një grua që po kalon një dramë të jetës personale. Ajo mund të jetë e afërmja, kolege apo fqinja juaj. Këmbëngulja dhe kokëfortësia dot`i çojë gratë në konflikte. Do ishte mirë që përpara të kishit një njeri që bën kompromis, përndryshe situata do degradonte. Burrat do t'i kushtojnë vëmendje veprimtarive që janë hobi i tyre.

Demi

Do të përjetoni diçka të veçantë këtë javë, falë një veprimi, takimi ose bisede me një burrë. Përgatituni të përjetoni disa ngjarje të papritura. Në punë ose në biznesin tuaj do keni sukses. Kjo do të jetë një javë shumë e mirë për të reflektuar për të ardhmen tuaj. Do të merrni mundësi të reja për zhvillim dhe stabilizim, por vetëm nëse jeni ambicioz. Gjatë javës mund të jeni në mëdyshje nga një bisedë me një koleg ose menaxher. Komentet e pakuptimta ose dashakeqe të një gruaje do t'ju ngatërrojnë sepse nuk prisnit veprime të tilla nga ana e saj. Gratë do angazhohen në një përpjekje të re ose të rëndësishme. Është më mirë të jeni i kujdesshëm, perfeksionist, ose konservator në veprimet tuaja sesa të nxitoni për të fituar shpejt. Burrat do marrin një informacion të rëndësishëm dhe më shumë para.

Binjakët

Kjo është një javë në të cilën do të përjetoni periudha të vështira që do të kërkojnë veprime dhe reagime praktike dhe të menduara mirë. Problemet që mund të shfaqen me disa njerëz nuk do të zgjidhen gjatë këtyre shtatë ditëve. Këshillë e mençur është të përpiqeni të bëni kompromis, për të zbutur negativitetin e situatës dhe për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kjo situatë me më shumë mençuri. Gjatë javës, shqetësimet mund të lindin për pagesa të vonuara. Surprizat këtë javë do të vijnë përmes miqve të rin jdhe të vjetër. Mund të keni takime ose telefonata të papritura. Gjatë javës, në shtëpinë tuaj do ketë më shumë punë dhe riparime. Këtë javë do të keni një rast për të festuar një përvjetor ose një ngjarje tjetër madhore. Shumë do të marrin pjesë në ngjarje që lidhen me lindjen e një foshnjeje, pagëzimin, fejesën ose martesën. Gratë do të jenë shumë të shqetësuara këtë javë. Ju shpesh do keni mungesë energjie. Mundohuni të përdorni praktikat medituese. Meshkujt do të duhet të organizojnë më mirë kohën e tyre pasi kjo javë do të mbushet me më shumë takime.

Gaforrja

Do të shijoni një blerje këtë javë, por zhgënjimet ose problemet do vijnë bashkë me të. Këtë javë, angazhimet tuaja në shtëpi do të kenë një zhvillim të paparashikueshëm. Kjo javë mund t'ju trishtojë për shkak të ngjarjeve që lidhen me një grua. Ajo ndoshta është duke përjetuar një kohë të vështirë në jetën e saj dhe po përballet me nevojën për të marrë vendime. Këtë javë do të duhet të shtyni takimet pasi do t'ju duhet të angazhoheni me gjëra të reja, më urgjente dhe më të rëndësishme. Gratë do të jenë shumë ambicioze në përmbushjen e planeve të tyre për këto shtatë ditë. Do të magjepseni nga takimet ose bisedat me njerëzit e lindur nën shenjën e Akrepit, Gaforres ose Peshqve. Meshkujt do të kenë një javë të mirë për të udhëtuar. Kontaktet tuaja profesionale me njerëz nga qytete ose vende të tjera do të kenë një ndikim pozitiv në punën ose biznesin tuaj.

Luani

Do të përjetoni probleme emocionale me dikë që ka probleme serioze personale ose shëndetësore. Do të jeni të varur nga vendimet ose angazhimet me njerëzit e tjerë, me shumë mundësi ata që janë pjesë e familjes tuaj. Mos u nënshtroni ndaj humorit pesimist këtë javë. Jeni në proces për të bërë një ndryshim të rëndësishëm dhe pozitiv në jetën tuaj. Ky ndryshim nuk do të ndodhë brenda një dite dhe ka të ngjarë të ketë një periudhë më të gjatë zhvillimi. Keni nevojë për më shumë durim që të pranoni rrjedhën natyrorë të ngjarjeve. Këtë javë do të përjetoni një ngjarje të rëndësishme në familjen tuaj. Kjo javë do të jetë një kohë e mbarë për të ndihmuar një të ri, por kini kujdes që ndihma juaj të mos shkojë më kot ose të mos keqkuptohet. Gratë do të përjetojnë diçka të veçantë, një kujtim fëmijërie, një vizitë në vendlindje. Burrat do të befasohen nga veprimet e një gruaje. Një takim i papritur me një grua mund të sjellë kujtime të së kaluarës tuaj me të.

Virgjëresha

Këtë javë do të duhet të merrni vendime në lidhje me njerëzit në familjen tuaj. Ju mund të merrni përgjegjësinë për përmbushjen e angazhimeve që janë të rëndësishme për shtëpinë. Gjatë javës, shumë do të përjetojnë takime me miqtë e vjetër. Do të mësoni rreth ngjarjeve të ndryshme të jetës dhe dramave në jetën e tyre. Gjatë këtyre shtatë ditëve, mund të keni kujdes ose vështirësi për një pronë, si dhe me sende shtëpiake që nuk i përdorni më. Këtë javë do të keni mundësinë për të zbatuar planet tuaja në lidhje me shtëpinë. Kjo do të jetë një javë e mbarë për udhëtime në distanca të gjata ose udhëtime të lidhura me punën. Gratë do të jenë me fat këtë javë. Mund të arrini shumë, por mbi të gjitha duhet të besoni në pikat tuaja të forta dhe tek aftësitë. Mos u dorëzoni tek dyshimet dhe frikërat. Burrat do të jenë shumë më të përfshirë me të afërmit sesa me familjen e tyre.

Peshorja

Këtë javë të afërmit ose miqtë tuaj do ta bëjnë jetën tuaj mjaft të komplikuar dhe problematike me veprimet dhe vendimet që do marrin. Gjatë javës, mund të hutoheni ose shqetësoheni nga lajmet që lidhen me një grua që njihni. Do të keni tensione në punë. Përpiquni të zvogëloni stresin në rutinën tuaj të përditshme. Një nga surprizat këtë javë do të lidhet me miqësinë tuaj të re apo të vjetër. Miqtë do të vijnë me mundësi interesante të reja ose do të merrni informacion të dobishëm. Java sjell takime ose mbledhje të papritura. Gratë do të kenë nevojë për më shumë dashuri dhe ngrohtësi. Burrat do të jenë në gjendje të arrijnë rezultate të rëndësishme këtë javë. Mbështetuni në veprimet dhe intuitën tuaj.

Akrepi

Ngjarjet interesante dhe emocionale do lidhen me një grua. Kjo do të jetë një javë e mirë për përpjekje të reja. Gjatë këtyre shtatë ditëve, jini më të vendosur. Në punën tuaj, prisni njerëz të rinj si kolegë, drejtues ose klientë. Gjatë javës, zhvillimi i angazhimeve tuaja të punës dhe arritja e rezultateve specifike do të varen më pak nga ju dhe më shumë nga veprimet e të tjerëve. Gjatë javës mund të shqetësoheni nga lajmet që lidhen me një ngjarje të pakëndshme në jetën e njerëzve që njihni. Kjo mund të jetë arsyeja për një udhëtim të ri, të papritur. Kjo javë do të mbahet mend me surpriza të ndryshme në jetën tuaj, por ato do të jenë kryesisht pozitive ose zhvillimi i tyre do të jetë në avantazhin tuaj. Gratë do të presin për finalizimin e veprimeve ose ngjarjeve që filluan diku në javët e kaluara. Burrat do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një ofertë interesante në lidhje me një pazar, një hua ose një avantazh tjetër financiar.

Shigjetari

Keni përpara një javë në të cilën do vendosni të ardhmen e marrëdhënieve personale, profesionale ose politike që kanë rëndësi për ju. Nuk duhet të bëni kompromise pasi pasojat nuk do të jenë të këndshme ose nuk do të zhvillohen në favorin tuaj. Gjatë javës, shumë do të udhëtojnë ose mirëpresin mysafirë.  Gjatë kësaj jave, shmangni përpjekjet për të manipuluar njerëzit përreth jush. Do të duhet të merrni një vendim të vështirë. Do të befasoheni nga miqtë tuaj të vjetër. Gratë do të kenë një javë të favorshme për të zhvilluar punët me paratë. Burrat duhet të mbrohen nga mashtrimi dhe miqtë e rremë.

Bricjapi

Këtë javë do të jeni shumë kategorik dhe largpamës në zbatimin e planeve dhe angazhimeve. Shumë do të përdorin imagjinatën e tyre për të kënaqur dikë me një surprizë ose dhuratë të këndshme. Do të jeni shumë më të përzemërt, të këndshëm dhe të kujdesshëm. Ne dashuri, është e mundur të kthehemi në përvojat e kaluara. Përvojat tuaja të dashurisë do të kenë më shumë lidhje me të kaluarën sesa me diçka të re…. Problemet shëndetësore për një person në familjen tuaj do të kërkojnë kujdes ose më shumë vëmendje. Java do të jetë e favorshme për punën. Gratë do të jenë çuditërisht të paqëndrueshme këtë javë. Vështirë t’i rezistojnë stresit.

Ujori

Këtë javë do të përfshiheni në më shumë takime dhe biseda me njerëz që kanë probleme serioze për të zgjidhur. Ata ose do të flasin me ju në telefon, do t'ju vizitojnë në shtëpinë tuaj, ose do të vijnë në vendin tuaj të punës. Java do t'ju kërkojë të jeni praktik dhe përgjegjës kur merreni me dokumente financiare dhe angazhime të lidhura me paratë. Gabimet janë të mundshme. Konflikti që do të lindë këtë javë me një grua do t'ju tregojë se debate të tilla nuk i zgjidhin problemet. Disa do të investojnë në përmirësime në shtëpi. Në dashuri, do të jetë e vështirë të bësh një vlerësim të duhur të zhvillimit aktual të marrëdhënies suaj, dhe kjo mund të shkaktojë keqkuptime ose kontradikta. Gratë do të kërkojnë një favor, këshilla, mbështetje ose ndonjë ndihmë nga një grua tjetër. Kjo do të jetë një javë në të cilën ju mund të merrni një ftesë në lidhje me gratë. Burrat do të kufizohen në jetën e tyre shoqërore dhe do të kalojnë pjesën më të madhe të kohës së lirë në shtëpi.

Peshqit

Do të takoni ose do flisni me njerëz të brezave të ndryshëm këtë javë. Ju jeni gati të jeni pjesë e ngjarjeve të ndryshme familjare, profesionale ose të komunitetit. Gjatë kësaj jave, do të keni përvoja të ndryshme në lidhje me njerëzit që janë duke kaluar një ndryshim në jetë. Këtë javë do të ndiqni zhvillimet në të cilat do të përfshihen miqtë ose të afërmit tuaj. Konfliktet këtë javë do të jenë në të shumtën e rasteve faji juaj. Do të ketë nevojë për kontakte me njerëz nga vendbanime të ndryshme. Gratë do të shkëputin disa marrëdhënie në jetën e tyre. Meshkujt do të kenë një javë të mirë për të përfunduar detyrat e tyre profesionale apo të biznesit. Karriera do të jetë e rëndësishme për ju, sepse do të keni mundësinë të përparoni ose të arrini rezultate të rëndësishme.

*Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.