• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 20 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor 14-20 tetor


    Dashi

    Këtë javë do të keni sukses të konsiderueshëm në punët që keni planifikuar më parë. Kjo javë sjell emocione të këndshme që lidhen me një vizitë, takim ose mbledhje. Kjo do të jetë një kohë e mbarë për zhvillimin financiar. Shumë prindër do të përjetojnë suksesin e fëmijës. Vendimet e rëndësishme që merrni këtë javë do të përcaktojnë zhvillimin e çështjeve tuaja profesionale dhe të biznesit deri në fund të vitit. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të merrni informacione në lidhje me ngjarjet e kaluara që do të qetësojnë shqetësimet tuaja ose keqkuptimet. Njohjet e reja do t’ju bashkojnë me njerëz të rinj dhe interesantë nga të cilët do të keni diçka për të mësuar. Gratë do të mahniten duke folur me një përfaqësues të shenjës së Binjakëve, Ujorit ose Peshores. Informacioni i marrë mund t`ju befasojë (madje edhe shokojë) dhe të ndryshojë perceptimin tuaj për disa njerëz ose ngjarje. Burrat do të jenë të ndjeshëm ndaj ndikimit ose veprimeve manipuluese të një gruaje, që mbase nuk janë keqdashëse.

    Demi

    Mund të prisni të ardhura të mira në buxhetin tuaj personal ose familjar këtë javë. Burimet kryesore do të jenë puna juaj, ose biznesi. Shumë mund të angazhohen për dërgimin ose marrjen e parave nga një vend tjetër. Gjatë kësaj jave do të përjetoni një surprizë të këndshme në lidhje me një bisedë ose propozim që do t’ju japë një shans për të ndryshuar ose realizuar idenë dhe planin tuaj. Ju mund të blini një biletë lotarie këtë javë dhe nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para. Shumica prej jush do të angazhohen në përgatitjen e sezonit të dimrit: me rrobat, ngrohjen dhe sistemimin e shtëpisë në përgjithësi. Shumë do të udhëtojnë gjatë fundjavave për të qenë me të afërmit ose miqtë. Do të keni një bisedë interesante me dikë për çështje të ndryshme familjare ose profesionale. Gratë do të mirëpresin mysafirë në shtëpinë e tyre ose do të shkojnë diku. Burrat do të jenë të padurueshëm me veprimet e tyre, të cilat shpesh do të jenë burim polemikash ose konflikti. Shmangni xhelozinë.

    Binjakët

    Këtë javë do të keni kontakte me njerëz interesantë me të cilët do të keni marrëdhënie financiare, biznesi ose marrëdhënie të tjera të dobishme. Komplikimet do të lindin në marrëdhënien tuaj me një njeri që, me sjelljen ose temperamentin e tij, mund të shkaktojë një konflikt të pakëndshëm. Tensionet në marrëdhënien tuaj familjare do të vijnë për shkak të përvojave të kaluara dhe problemeve që nuk janë zgjidhur ende. Kjo do të jetë një javë e pafavorshme për martesë ose evente të tjera të mëdha. Gjatë javës mund të shpresoni për të ardhura të mira financiare. Do të jeni në gjendje të negocioni për një pagë më të mirë. Gratë do të kalojnë një situatë stresuese. Ruani qetësinë, siguroni stabilitetin mendor dhe besoni në atë që ju është dhënë për të provuar. Burrat do të pësojnë momente paqëndrueshmërie për shkak të ngjarjeve të ndryshme të papritura që mund të krijojnë konfuzion ose pasiguri në jetën e tyre personale ose profesionale.

    Gaforrja

    Do të keni shpenzime pak a shumë të papritura këtë javë, gjë që do t’ju kërkojë të shpenzoni buxhetin tuaj me më shumë mençuri. Mos lejoni që të lindin mosmarrëveshje për paratë ose konfliktet, sepse në shumicën e rasteve do të jeni fajtor. Do të duhet të bëni ndryshime në planet tuaja për këtë javë, gjë që do t’ju shpëtojë nga problemet ose vonesat e padëshiruara. Mund të keni një siklet që lidhet me udhëtimin e një personi që njihni. Gjatë javës do të trishtoheni ose zhgënjeheni nga lajmet që lidhen me një të afërm ose mik, që po kalon një kohë të keqe në jetën e tij private. Keqkuptimet dhe kontradiktat do jenë të mundshme. Mundohuni të mos i thelloni këto probleme, se nuk janë diçka serioze. Gratë do të jenë subjekt i intrigave ose thashethemeve nga njerëz që duan të argëtohen me gjëra të tilla. Burrat do t`u kthehen lojërave të fëmijërisë ose adoleshencës.

    Luani

    Kjo javë sjell disa të papritura. Do të merrni informacione për një ngjarje ose incident të pakëndshëm që ka ndodhur disa ditë ose javë më parë. Në një nivel personal, do të përjetoni ngjarje të ndryshme që do t’ju tregojnë se duhet të ndryshoni diçka në mënyrën se si bashkëveproni me njerëzit përreth jush. Do t’ju kërkohet të keni një qasje të ndjeshme ndaj një situate të veçantë. Java sjell njohje të reja me një larmi njerëzish, bazuar në interesa dhe qëllime të përbashkëta sociale, politike ose profesionale. Do të keni një marrëdhënie të ndërlikuar me njerëzit që jetojnë larg. Do të jeni të prirur të reagoni shpejt dhe emocionalisht ndaj komenteve ose këshillave të tyre. Veprime të tilla do të krijojnë situata shumë të pakëndshme. Gjatë javës do të merrni lajme ose do të ftoheni në një ngjarje që përfshin një fëmijë ose një person të ri. Gratë do të kenë shpresa dhe pritshmëri të mëdha për këtë javë. Burrat do të kenë ambicie të forta për të arritur rezultate të rëndësishme në karrierë ose biznes Shumë rrethana do të jenë në anën tuaj.

    Virgjëresha

    Këtë javë do të përqendroheni te angazhimet urgjente me familjen tuaj. Takimet do t`ju largojnë nga rutina e zakonshme në punë ose në shtëpi. Do të doni të takoni njerëz që janë pozitivë ose që kanë shumë për t`ju mësuar. Do të mbështeteni te njerëzit që tashmë i njihni. Shqetësimet tuaja këtë javë nuk do të jenë të reja dhe me siguri do të lidhen me shqetësimet për të ardhmen tuaj. Gratë do të ngurrojnë të marrin vendime. Dikush nuk do të jetë i lumtur me veprimet tuaja, por me rëndësi është që ju vetë të ndiheni mirë. Burrat do të kenë disa vonesa që nuk varen nga ata, por nga njerëzit afër tyre. Kjo periudhë do të kalojë…

    Peshorja

    Këtë javë do të përjetoni ngjarje të ndryshme që lidhen me miqtë tuaj. Ka shumë të ngjarë që të bëni një bisedë të rëndësishme ose një propozim. Në përgjithësi, kjo javë do të jetë dinamike dhe emocionuese për ju, veçanërisht nëse i jepni përparësi jetës shoqërore. Do të keni mundësinë të takoni njerëz të rinj dhe të krijoni kontakte të reja profesionale. Do të jetë e rëndësishme të takoni një person që jeton në të njëjtin qytet si ju. Do të diskutoni për një udhëtim që do t’ju sjellë emocione dhe takime të këndshme me njerëz të dashur dhe të këndshëm gjatë dy-tre muajve të ardhshëm. Gjatë javës mund të jeni të kënaqur nga një letër që do t`ju vijë me postë. Do të duhet të bëni shpenzime të paplanifikuara në lidhje me një person në familjen tuaj. Shumë do të marrin pjesë në një festë. Gratë do të jenë të emocionuara dhe të mbushura me një dëshirë për përvoja argëtuese dhe të këndshme. Kjo do të jetë një javë e rëndësishme për jetën tuaj të dashurisë nëse jeni beqar. Kini kujdes se çfarë vendimesh merrni. Burrat do të ofendohen lehtësisht nga komentet e të tjerëve. Do të jeni të ndjeshëm ndaj ndikimeve të ndryshme.

    Akrepi

    Kjo javë nuk ka gjasa të jetë e mërzitshme. Do sjellë ndryshime dhe ngjarje interesante, kryesisht në aspektin personal dhe profesional. Do të lindin mundësi të reja dhe kjo varet vetëm nga ju nëse do të keni mundësi të përfitoni prej tyre. Do të duhet të merrni pjesë në një mbledhje. Një takim apo ngjarje e javës do t’ju rikthejë në një përvojë të kaluar që ka lënë një kujtim të veçantë në jetën tuaj. Mund të takoni një grua që nuk e keni parë në një kohë të gjatë. Java do të jetë e paparashikueshme në lidhje me përvojat tuaja të dashurisë, veçanërisht nëse planifikoni të rregulloni marrëdhënien tuaj. Burrat do të duhet të veprojnë shumë më me përgjegjësi, sepse kjo javë do të përcaktojë zhvillimin e çështjeve të rëndësishme për muajt e ardhshëm.

    Shigjetari

    Këtë javë duhet t’i kushtoni vëmendje një problemi personal, familjar ose shëndetësor. Mos nxitoni të jepni këshilla, por jepni mbështetje morale dhe emocionale. Do të monitoroni problemet familjare të një burri që është i afërmi ose miku juaj. Nëse dëshironi të mësoni diçka ose të merrni informacion të dobishëm, do të duhet të duroni praninë e njerëzve me mend. Gjatë javës ngjarjet e papritura do t’ju kënaqin me sukses ose fitim. Surprizat gjatë javës do të shfaqen gjithashtu në vendin tuaj të punës. Mosmarrëveshjet dhe konfliktet gjatë javës do t’ju bëjnë të mendoni nëse keni të drejtë në veprimet tuaja. Këto probleme do të jenë të përkohshme. Kjo nuk do të thotë që duhet t’i shikoni lehtë dhe në mënyrë të papërgjegjshme. Gratë do të përjetojnë një ngjarje të rëndësishme në lidhje me një person të lindur nën shenjën e Bricjapit, Virgjëreshës ose Demit. Burrat do të priren të presin me durim për një ngjarje. Do të jeni në gjendje të kontrolloni emocionet tuaja dhe nuk do të nxitoni me veprimet.

    Bricjapi

    Këtë javë do të duhet të kaloni më shumë kohë në familje, veçanërisht nëse doni të zgjidhni çdo keqkuptim që ka ndodhur atje ditët e fundit. Sa më shpejt t’i merrni gjërat në duart tuaja, aq më mirë për ju. Këtë javë do të keni mundësinë të zbatoni me sukses planet dhe idetë tuaja, dhe në shumicën e rasteve do t’ju duhet të mbështeteni në ndihmën e njerëzve në familje . Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të duhet të vendosni për një propozim që do të merrni gjatë javës. Këtë javë, shumica prej jush do të shijojnë të ardhurat monetare që vijnë nga puna ose angazhimet e tjera profesionale. Kjo do të jetë një javë e mbarë për kujdesin ndaj pronës dhe angazhimin me dokumente të rëndësishme. Problemet e kësaj jave do të lidhen me situata të ndryshme stresuese, kryesisht të lidhura me lajme të pakëndshme për njerëzit që njihni. Gjatë kësaj jave, ki kujdes nga premtimet që do t’i bësh dikujt, veçanërisht nëse ato kanë lidhje me punën ose udhëtimin. Gratë do të gëzojnë ca para më tepër. Burrat do të preferojnë të komunikojnë kryesisht me burra, pavarësisht nga puna, punët familjare apo interesa të tjera.

    Ujori

    Nëse keni lindur nën shenjën e Ujorit, këtë javë përqendrimi juaj do të jetë në marrjen e të ardhurave shtesë që nhihmojnë buxhetin e familjes. Do të përqendroheni shumë më tepër në punën tuaj.  Kjo do të jetë një javë e mirë për angazhimet e pasurive të paluajtshme. Gjatë javës do të keni një bisedë interesante me një burrë, ndoshta të afërm. Këtë javë ju do të merrni një ofertë ose do t`ju bëhen lëvdata në lidhje me karrierën tuaj. Gratë do të jenë shumë të shkathëta në trajtimin e situatave të ndryshme të pakëndshme. Burrat do të kenë një periudhë shtatë ditore shumë aktive, e cila do të duhet të përdoret me mençuri, pa presion dhe pa vonesa.

    Peshqit

    Përpara është një javë e mirë për të zgjidhur rrëmujën e jetës tuaj. Konfliktet me njerëzit përreth jush do të krijojnë tension të panevojshëm në marrëdhënien tuaj. Shmangni konfrontimet. Gjatë javës, shëndeti juaj do të preket nga streset në rutinën e përditshme. Do të bëni një bisedë delikate. Këtë javë do të keni mundësinë të përparoni, por vetëm përmes mobilizimit të mjaftueshëm dhe ambicies nga ana juaj. Gratë do të përjetojnë ngjarje interesante dhe biseda me njerëz nga qytete ose vende të ndryshme. Do të jetë një javë e mirë për të udhëtuar. Shëndeti i burrave do të jetë i paqëndrueshëm.

    *Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post