• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor 13-20 mars


    Si e parashikojnë yjet këtë javë? Lexojeni dhe rrokni çdo ditë e çdo orë të saj, me të mirat dhe të këqijat sepse është koha juaj dhe është dhurata më e çmuar që keni.

    Dashi

    Të hënën dhe të mërkurën do të jeni shumë aktivë. Argëtohuni dhe ushtrohuni sa më shumë të jetë e mundur sepse të enjten dhe të premten do t’ju bjerë ritmi. Ndërsa në fillim të javës keni punuar si një “qen pune”, në fund të javës do të bëni hedhjen e të dhënave. Të shtunën dhe të dielën kontaktoni sa më shumë njerëz të mundeni, qoftë edhe për t’i përshëndetur.

    Demi

    Dikush do të shtyjë një domino në fillim të javës dhe do të shkaktojë një reaksion zinxhir duke marrë më shumë se ç’ka dhënë. Aleancat do të jenë të forta nga e hëna në të mërkurë, ju dhe palët tuaj do të jeni krah për krah. Sigurojini aleatët tuaj që i keni përzemër dhe do të kenë gjithmonë mbështetjen tuaj. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë argëtimi—dikush do të propozojë një lojë. Në fundjavë do të rrethoheni nga një energji shpërthyese, edhe punët e shtëpisë do t’ju duken emocionuese.

    Binjakët

    Idetë do t’ju buçasin nga veshët në fillim të javës. Mund të uleni të debatoni diçka në mënyrë shumë të ekzaltuar a thua se keni në dorë problemet e botës. Nga e hëna në të mëkruë, bëni ç’të bëni dhe vërini idetë në veprim. Të enjten, komunikimi do të vështirësohet, sidomos nëse personi me të cilin debatoni është një anëtar i familjes. Do t’ju duhet t’ju përgigjeni emaileve dhe të paguani faturat, por asgjë nuk bëhet duke folur në telefon. Në fundjavë lërini shqetësimet mënjanë dhe përqendrohuni tek personi i zemrës.

    Gaforrja

    Do ta filloni me një qasje artistike javën—do të zhyteni në të shijuarit e një pikture ose të një fotoje qyteti. Në fakt e konsideroni së një mundësi për një qasje financiare dhe profesionale. Jini krenar për blerjen e bër në gjysmën e parë të javës. Por në pjesën e dytë përqendrohuni në gjëra të vogla. Qëndroni në kontakt me miqtë. Të shtunën dhe të dielën një problem në shtëpi kërkon nj të menduar kreativ.

    Luani

    Tre ditët e parë të javës do të jenë ditë ëndrrash për ju. Jeni miku i dashur i të gjithëve. E ndjeni veten shumë të lehtë. Emailet tuaja janë të denja për çmime. Diçka që do t’i thoni dikujt kalimithi mund ta inspirojë atë për vitet në vijim. Megjithatë frymëzimi nuk i paguan dot faturat. E enjtja dhe e premtja kërkojnë kujdes përsa i përket aspektit të financave. Nëse keni disa para ekstra, në fundjavë është koha të blini një pajisje pa të cilën nuk mund të bëni dot. Ndoshta një ekspres kafeje ose një MP3 player.

    Virgjëresha

    Jeni shumë të talentuar por nuk ka shanse ta tregoni këtë talent në fillim të javës, sepse do të përballeni me vështirësi. Përballeni me imponimin dhe mungesën e fleksibilitetit. Jeni një person tolerant kështu që tregoni virtytet tuaja në këtë drejtim. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të gëzueshme dhe produktive. Një blerje e madhe e bërë së bashku me dikë në fundjavë, do t’ju afrojë më afër se kurrë.

    Peshorja

    Të hënën do të jeni një Kristofor Kolomb. Ju udhëhiqni anije me njerëz drejt një zbulimi emocionues. As vetë nuk e dini si erdhët në krye të kësaj gjëje, por sa herë ju jepet mundësia ju tentoni drejt roleve në lidership. Të martën dhe të mërkurën panorama do të jetë e qartë për ju. Detajet? Dikush tjetër do të merret me to. Të enjten dhe të premten do të festoni. Në një situatë sociale, merrni një rol pasiv. Lini dikë tjetër të jetë lider “partie”. Dëgjoni dhe ajo që mund të mësoni do t’ju mahnisë. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë super-romantike, të bukura dhe impenjuese.

    Akrepi

    Nga e hëna deri të mërkurën, do të dëshironi të vishni gjëra me shkëlqim dhe rroba me ngjyra, por më mirë të qëndroni tek ngjyrat bardhë e zi. Shkëlqimi do të jetë problem gjysmën e parë të javës dhe ju kërkohet vetëkontroll dhe profesionalizëm në punë. Do ta keni pak problem sepse do të donit të shijonit veten tuaj. Do të doni të argëtoheni më shumë gjysmën e dytë të javës. E enjtja dhe e premtja janë ditë të shkëlqyera. Një mik do t’ju përshpërisë diçka në vesh dhe fytyra juaj do të marrë një shprehi buzëqeshjeje. Të shtunën dhe të dielën sensi i kënaqësisë do të përjetojë shumë luhatje.

    Shigjetari

    Një kartolinë nga përtej detit do t’ju mbërrijë në fillim të javës. Mes të hënës dhe të mërkurës do të planifikoni një udhëtim me avion. Do të qeshni aq shumë sa do t’ju dhembin nofullat. Të enjten dhe të premten do të bjerë pak niveli i të qeshurave. Miqtë tuaj do t’u qëndrojnë pranë dhe mund të kenë nevojë për disa këshilla nga ju.

    Bricjapi

    Vetëm një filxhan kafe ka mbetur në ibrik? Kush e merr? Kjo pyetje do të kthehet në një betejë të drejtpërdrejtë në fillim të javës. Të hënën deri të mërkurën, çdokush do të mendojë se ka të drejtë dhe nuk shfaq sens bujarie. E premtja është një ditë e mirë për të planifikuar detajet e një projekti të ri për të cilin duhet të punoni gjatë fundjavës. Nëse do t’ju ngacmojë diçka, s’do t’i vini dot në ndihmë vetes.

    Ujori

    Një vendim impulsiv i së hënës mund të jetë përgjigjia që zgjidh çdo gjë, çelësi magjik në një mister konfuz. Mos kini frikë të sfidoni idetë e ngurtësuara. Instikti juaj do t’ju çojë drejt diçkaje. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë eksperimentesh dhe zbulimesh. E enjtja dhe e premtja kërkojnë angazhimin tuaj në një plan operativ, kështu që fokusohuni se ç’mund të bëni më mirë: komunikim me njerëz, mbulim detajesh, kujdes për gjërat që mund të dalin gjatë rrugës. E shtuna dhe e diela do të jenë mrekullisht sociale.

    Peshqit

    Ju i doni njerëzit me të cilët punoni, por nga e hëna deri të mërkurën mund t’ju vijnë lajme të këqija. Ka të bëjë me energjinë. Në qoftë se disa miqtë tuajit po përshpërisin në një qoshe, mund të besoni se po flasin për diçka që nuk ka të bëjë me ju. Çdokush po lundron në ujëra emocionale këtë javë, por mos e lejoni mendjen të “bredhë” shumë. E enjtja dhe e premtja kërkojnë fuqitë tuaja analitike—me disa copëza të vogla informacioni ju mund të zgjidhni një gjaegjëzë të tërë. Fundjava do t’ju sfidojë në mënyra të ndryshme. Ju dhe partneri juaj duhet të impenjoheni për të realizuar diçka./Copyright Tiranapost.al