• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor 13-19 maj


    Dashi

    Do të jetë e vështirë të shmangni pesimizmin që lidhet me përvojat e ndryshme në të kaluarën apo të tashmen. Ju do të jeni të prirur drejt mosbesimit ndaj fjalëve të njerëzve rreth jush. Kostot ose angazhimet e papritura do të krijojnë tensione të padëshiruara, jo sepse ato janë të vështira për t’u zbatuar, por për shkak se psikologjikisht dhe emocionalisht këtë javë nuk do të jeni të qëndrueshëm. Ngjarjet dhe situatat e papritura janë të mundshme në planin financiar. Marrëdhëniet tuaja familjare gjithashtu do të jenë subjekt i gjendjes tuaj emocionale dhe aty ku lindin konflikte do të jenë për shkak të mungesës së durimit, mirëkuptimit dhe ndjeshmërisë. Veçanërisht delikate do të jenë marrëdhënie  me një partner të lindur nën shenjën e Luanit, Dashit ose Shigjetarit. Java do të jetë e favorshme për udhëtime, pavarësisht nga qëllimi i tyre. Kini kujdes me valixhen ose me dokumentet, kontrolloni çdo detaj të rëndësishëm rreth udhëtimit tuaj.

    Demi

    Shumica prej jush do të kenë shpresa dhe pritshmëri të veçanta për punën ose biznesin. Shumë nga idetë dhe planet tuaja do të kenë mundësi të realizohen. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni mundësi të krijoni njohje të reja dhe të zhvilloni të vjetrat. Gjëja më e mirë është se këtë javë ju do të jeni të gatshëm t`i pranoni njerëzit ashtu siç janë. Java do të jetë e favorshme për zhvillimin e çështjeve tuaja të rëndësishme financiare dhe të dashurisë. Jini të durueshëm. Një bisedë e rëndësishme me një grua mund t’ju provokojë të mendoni për mënyrën tuaj të jetesës dhe kuptimin tuaj të jetës si një e tërë. Jeni gati për të mësuar nga përvoja e të tjerëve, veçanërisht në sferën shpirtërore. Një ndikim i rëndësishëm në jetën tuaj këtë javë do të luhet nga njerëz që jetojnë ose punojnë në një vend tjetër.

    Binjakët

    Kjo është një javë në të cilën do të habiteni nga veprimet e këndshme të një të riu nga rrethi i familjes ose shokëve. Disa prej jush do të marrin pjesë në një mbledhje në një rast të veçantë që lidhet me një të ri: një ditëlindje, maturë, ditë emri etj. Takimet do t’ju ngarkojnë me emocione pozitive. Një njohje romantike me një partner më moshë mund të jetë interesante, por jo premtuese. Disa nga problemet kryesore këtë javë do të lidhen me paqëndrueshmërinë tuaj emocionale ose mendore, e cila do të jetë për shkak të disa dështimeve të javës së kaluar ose për problemet shëndetësore që ju shqetësojnë për momentin. Burrat do të kenë një javë të suksesshme në të cilën do të jenë në gjendje të realizojnë planet e tyre për shitjet e mallrave (ose shërbimeve) që ofrojnë.

    Gaforrja

    Këtë javë do të keni një angazhim ose do të kaloni më shumë kohë me një burrë nga familja. Natyrisht, kjo mund të ndodhë edhe me telefonata më të shpeshta ose më të gjata, veçanërisht nëse jetoni në vende të ndryshme. Prania ose takimi me një vajzë apo një të re që mund të shfaqet në rrethin tuaj të miqve, kolegëve, partnerëve të biznesit ose klientëve do të jetë shumë e rëndësishme për ju. Vini re me kujdes marrëdhënien tuaj me një grua të lindur nën shenjën e Demit, Virgjëreshës ose Bricjapit që mund t’ju sjellë ndonjë përfitim ose t’ju ndihmojë me vetë-përmirësimin tuaj. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të ketë një tension të shkurtër lidhur me udhëtimet ose lajmet që do të merrni nga një vend tjetër. Gjatë javës do të ketë një sërë situatash të diskutueshme lidhur me paratë, kostot e papritura ose vështirësitë në marrjen e parave. Meshkujt mbi moshën 35 vjeçare do të kenë më shumë angazhime familjare, por performanca e tyre vështirë se do të shkaktojë ndonjë vështirësi. Kjo do të jetë një javë e mirë për martesë nëse jeni ende vetëm.

    Luani

    Para jush është një javë në të cilën do të ndjeni përfitimet e vendimeve të mençura. Mësimet që keni dashur të merrni nga marrëdhëniet tuaja të dështuara në të kaluarën tani mund të jenë të dobishme. Java do të ketë rëndësi për ju dhe do të kaloni momente të këndshme ose do të hasni vështirësi të papritura; kjo do të varet nga rruga që keni kaluar dhe nga mësimet që keni zotëruar deri më tani. Pritshmëritë tuaja për ngjarje të veçanta në jetën tuaj të dashurisë do të jenë joreale ose do të kenë një zhvillim krejt tjetër. Është e vështirë të thuhet nëse kjo do t’ju pëlqejë apo jo. Shumë do të angazhohen për të blerë një dhuratë. Gratë mbi 35 vjeç do të jenë në gjendje të bëjnë shumë gjëra që kanë të bëjnë me shtëpinë ose pronën e tyre.

    Virgjëresha

    Para jush është një javë në të cilën do të investoni shumë energji dhe përpjekje për të kapërcyer vështirësi të ndryshme në vendin tuaj të punës ose në biznesin tuaj. Është e mundur që ngjarjet e kësaj jave t’ju provokojnë të merrni një vendim për të lënë pozicionin tuaj aktual, të zhvendoseni në një punë të re, ose t`i jepni fund disa aktiviteteve të biznesit. Do të ketë ngjarje apo sugjerime që do t’ju habisin, por që janë me vlerë për t’u marrë parasysh. Problemet që do të lindin me një fëmijë do të krijojnë një mjedis të tensionuar në shtëpinë tuaj, por tensioni mund të zbehet shpejt me takt dhe diplomaci. Ndoshta ju si prindër ose fëmijët tuaj nuk jeni gati për disa ndryshime apo vendime, prandaj mos nxitoni. Burrat e kësaj shenje do të diskutojnë me miqtë për mundësi të ndryshme për të ardhura shtesë përmes punës me kohë të pjesshme ose një angazhimi tjetër profesional.

    Peshorja

    Nëse keni lindur nën shenjën e Peshores, përpara jush është një javë në të cilën miqtë do angazhohen me problemet e tyre familjare. Ndërhyrja e miqve në martesën tuaj do të jetë e padëshirueshme dhe madje e dyshimtë. Këtë javë shumë do të gëzojnë suksesin financiar, sidomos të rinjtë të cilët, falë mbështetjes së dikujt, do të kenë një fitim të konsiderueshëm. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të habiteni nga veprimet e njerëzve që njihni kohët e fundit. Do të jetë e vështirë për ju që të gjykoni nëse ajo që po bëjnë është në favorin tuaj ose do t’ju dëmtojë, dhe ndoshta do të prisni që ngjarjet të vazhdojnë të zhvillohen para se të bëni ndonjë koment apo të merrni ndonjë vendim. Kujdes gjatë javës do të kërkojë marrëdhënia juaj me njerëz të lindur nën shenjën e Demit, Bricjapit apo Virgjëreshës, veçanërisht nëse ata jetojnë në një vendbanim tjetër. Problemet në shtëpinë tuaj do të jenë të natyrës së përkohshme dhe ka të ngjarë të jetë për shkak të ndërhyrjes së njerëzve jashtë shtëpisë tuaj.

    Akrepi

    Këtë javë do të endeni në mes ngjarjeve emocionale dhe të rëndësishme që lidhen me një fëmijë ose një të ri nga rrethi juaj i të afërmve. Herë pas here do t’i pranoni si sukses, si disa arritje të rëndësishme, dhe në raste të tjera do të përjetoni ankth ose frikë të pashpjegueshme. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të keni angazhimet tuaja ose veprimet profesionale me një burrë. Një person i lindur nën shenjën e Gaforres, Akrepit ose Peshqve do të ketë sukses ose do shpërblehet për diçka. Gjërat për të cilat ju duhet të kushtoni më shumë vëmendje këtë javë do të kenë ndikim në shëndetin tuaj personal ose shëndetin e të afërmit tuaj.

    Shigjetari

    Këtë javë do të jeni shumë energjik dhe do të keni dëshirën për të bërë shumë punë. Lehtësisht do të zgjidhni problemet familjare ose të pronës, do të gjeni zgjidhjen e duhur për to, ose do të gjeni një mënyrë për t’i kryer ato shpejt. Shumë do të gëzojnë një blerje të re nëpërmjet një dokumenti, kontrate, kartë garancie, dhe më tepër. Këtë javë mund të shqetësoheni nga një lajm i pakëndshëm rreth një vajze ose një gruaje të re që e njihni ose që është pjesë e familjes apo kolegëve tuaj. Në vendin e punës do të ndiheni nën presion të madh për të përfunduar ndonjë aktivitet ose angazhim, i cili në fakt kërkon shumë më tepër kohë. Mundësia e konflikteve me kolegët apo mbikëqyrësit është e mundur, por shfaqja ose thellimi i tyre është i padëshirueshëm. Gratë e reja duhet të jenë të kujdesshme se çfarë vendimesh marrin këtë javë, sepse ato nuk do të jenë në gjendje t’i ndryshojnë më vonë.

    Bricjapi

    Këtë javë ju duhet të angazhoheni në disa detyra që kanë të bëjnë me banesën ku jetoni ose me pasurinë e familjes. Do të bëni gjëra pa dëshirë ose me detyrim, por përpiquni të mos krijoni komplikacione shtesë. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të ndjeni ndonjë mungesë mosbesimi në veprimet e një personi në rrethin tuaj të të afërmve apo miqve. Jini të kujdesshëm me propozimet joshëse që në fakt kanë përfitime të lehta. Këtë javë një bisedë me një njeri që ka të ngjarë të jetë më i vjetër se ju, do t’ju ndihmojë t`i përgjigjeni shumë pyetjeve rreth jetës, punës me të cilën jeni të angazhuar ose me planet që bëni për të ardhmen. Një person i tillë do të luajë një rol të rëndësishëm si mësues për një periudhë të caktuar kohe duke përmbushur misionin e tij. Do të ishte mirë t`i shikoni ngjarjet e kësaj jave si një hap drejt rritjes suaj shpirtërore dhe jo t’i drejtoni planet dhe mendimet tuaja për ndonjë fitim monetar. Meshkujt mbi moshën 35 vjeç mund të kenë një javë të veçantë që do të mbahet mend me arritje dhe rezultate të rëndësishme.

    Ujori

    Këtë javë do të bëni disa ndryshime në planet tuaja ditore për shkak të angazhimeve të papritura ose ngjarjeve financiare. Java do të jetë e favorshme për zhvillimin e jetës suaj të dashurisë, por ajo do të prekë kryesisht marrëdhëniet tashmë të vendosura romantike. Mund të ndodhë edhe ndonjë bashkim, nëse jeni ndarë. Situatat e stresit që do të shfaqen gjatë javës do të jenë të shkurtra, dërrmuese dhe nuk do të sjellin asnjë humbje apo pasoja të tjera dramatike.

    Peshqit

    Këtë javë shumë prej jush do të kenë biseda të rëndësishme, të dobishme ose produktive me një grua që do të ketë një ndikim në arsimin, karrierën ose biznesin tuaj. Ndihma, këshillimi ose mbrojtja e saj do të jetë në favorin tuaj, por ju nuk duhet të mbështeteni vetëm në këtë gjë. Marrëdhëniet tuaja personale do të kalojnë nëpër disa eksperienca delikate. Java do të jetë e pafavorshme për të udhëtuar, sidomos për gratë e reja të cilat do të përjetojnë pak zhgënjim apo ndonjë moment tjetër të pakëndshëm. Java do t`ju sjellë lajme suksesi të dikujt që njihni. Të rinjtë do të pranojnë një ftesë ose ofertë që mund të jetë shenjë e një fillimi të ri në jetën e tyre.

    *Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.