• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor 12-18 gusht 2019


    Dashi

    Kjo javë do të përjetoni ngjarje interesante dhe të dobishme të lidhura me paratë dhe dokumentet e rëndësishme për të ardhmen tuaj. Do të surprizohen nga lajme lidhur me një fejesë, martesë apo pritje e ëmbël. Keni disa punë për të bërë dhe disa njerëz do t’iu ndihmojnë. Do të keni të ardhura dhe përfitime të mira nga puna dhe biznesi, do të surprizoheni nga ndonjë telefonat dhe prisni të bëni një takim të rëndësishëm.

    Demi

    Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje një miku ose familjari që po përjeton disa vështirësi në jetë. Këtë javë do të bëni biseda që do të kenë nevojë për të marrë vendime që lidhen me punën. Do të ndodhin gjëra të rëndësishme në familjen tuaj që do të sjellin ndryshime shumë shpejt. Anashkalojini njerëzit e bezdisshëm gjatë javës, që vetëm do t’ju përcjellin energji negative dhe do t’ju harxhojnë kohën.

    Binjakët

    Këtë javë nuk do të keni marrëdhënie të shkëlqyera me dikë nga familja ose ndonjë i afërm. Mund të zhgënjeheni nga ndonjë lajm jo i mirë lidhur me një mik. Kjo javë do të jetë favorizuese për veprimet financiare, si dhe do të keni mundësi për t’u zhvilluar profesionalisht ose për të nisur një biznes apo një punë të re.

    Gaforrja

    Kjo javë do të jetë premtuese për financat. Gjatë javës do të lidheni me ndonjë të afërm të vjetër, në përgjithësi do të jetë me shumë aktivitete. Problemet e papritura që do t’iu dalin në punë, do të bëjnë disa ndryshime në punën tuaj ose në marrëdhënien me disa persona. Nuk duhet të reagoni në mënyrë impulsive me ndonjë informacion që ju thotë dikush.

    Luani

    Mund të ndodhë çdo ndryshim në jetën tuaj private, atë të dashurisë apo të financave. Këtë javë mund të krijoni një miqësi të re që do t’ju sjellë përfitime në anën profesionale. Do të merrni pjesë në vente të ndryshme që lidhen me miqtë apo të afërmit. Mund të merrni një propozim të rëndësishëm, që do të vijë si surprizë për ju. Mos nxitoni për të marrë ndonjë vendim për jetën dashurore.

    Virgjëresha

    Do t’ju duhet të ndërmerrni një vendim të vështirë, por nga ana tjetër do të keni mundësinë të krijoni kontakte të reja për biznesin apo profesionin. Kujdes me bisedën me një person që do t’ju provokojë. Mundësitë që do t’ju jepen janë premtuese dhe nuk duhet t’i neglizhoni.

    Peshorja

    Mund të jetë një javë interesante, kufiri mes dy eventeve apo vendimeve të rëndësishme në jetën tuaj. Nga ana tjetër mund të përjetoni një ndarje me një person nga rrethi familjar ose i miqve. Do të jetë e rëndësishme të keni emocione të qëndrueshme, që të merrni vendime të zgjuara. Jeta e dashurisë do të jetë interesante, por do të varet nga gjendja juaj shpirtërore.

    Akrepi

    Do jetë e vështirë të bëni plane, për shkak të keqkuptimeve me idetë dhe veprimet tuaja me ato të të tjerëve. Është në dorën tuaj nëse doni t’i injoroni mendimet e tyre ose të hiqni dorë nga planet. Do të keni një bisedë të këndshme me një person që bën një jetë ndryshe. Mund të bëni një shpenzim të papritur dhe duhet të rishikoni buxhetin.

    Shigjetari

    Keni më shumë detyra për të përmbushur, që do të ndikojnë në punën dhe në shtëpinë tuaj. Gjatë javës do të keni më shumë biseda me miq apo kolegë rreth situatave të vështira në vendin e punës. Do të dëgjoni një lajm surprizues për një person që e njihni. Kini kujdes me financat.

    Bricjapi

    Do të jetë një javë me mundësi që të arrini gjërat që keni planifikuar. Do përjetoni një surprizë të këndshme gjatë javës. Por mund të bëni dhe një konflikt me një person. Do të jeni të shqetësuar për shëndetin e një personi të afërt, por edhe për tuajin, ndaj konsultohuni me një mjek.

    Ujori

    Do të gjendeni në një efekt të papritur familjar. Gjatë javës do të keni takime interesante me një grua nga rrethi familjar apo shoqëror. Bëhuni gati për disa surpriza, që kanë të bëjnë me paratë apo kreditë. Do të keni mundësinë që të krijoni miq të rinj, me njerëz që ju lidh interesi i përbashkët.

    Peshqit

    Do ndiqni një event të rëndësishëm për njeriun tuaj të zemrës. Gjatë javës do të keni një takim apo bisedë të rëndësishme, për të cilën duhet durimi juaj dhe të jepni opinionin tuaj. Kjo javë është e favorshme për të udhëtuar, ndërsa mund të lidheni me njerëz që do t’ju lënë gjurmë. Java do të jetë e ndërlikuar për një marrëdhënie dashurie, ku është i përfshirë një person i tretë, për të cilën duhet të shmangni përballjen./ Tiranapost.al