• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor 11-17 nëntor


    Dashi

    Kjo javë do jetë mjaft e ngarkuar për ju. Do të keni shumë më tepër detyra ose angazhime, përmbushja e të cilave do të jetë e rëndësishme brenda këtyre shtatë ditëve. Shmangni konfliktet dhe mosmarrëveshjet. Do jenë humbje kohe. Java sjell një takim ose mbledhje për një rast të këndshëm. Kjo do të jetë një javë e mirë për të kaluar në një shtëpi të re ose për të kërkuar një të tillë.  Burrat do të kenë probleme emocionale. Gratë do të kërkojnë këshilla ose informacion kur të marrin vendime të rëndësishme, pasi kjo javë do të ketë disa raste të tilla.

    Demi

    Para jush është një javë në të cilën do të keni angazhime urgjente. Nuk duhet t`i vononi. Tensionet do të jenë më të larta gjatë javës, por do të keni forcën t’i trajtoni të gjitha. Nëse duhet të hiqni dorë nga disa plane paraprake përkundër dëshirave tuaja, mos u shqetësoni. Java do t’ju sjellë përvoja të këndshme në jetën tuaj personale dhe të dashurisë. Gjatë këtyre shtatë ditëve shmangni çdo pretendim, veprim manipulues dhe trillim. Java do sjellë të ardhura të mira, një stabilizim të buxhetit tuaj dhe shfaqjen e angazhimeve të reja profesionale. Burrat do të jenë me fat, nëse qëndrojnë besnikë dhe të sinqertë në veprimet e tyre. Gratë do të përqendrohen kryesisht në çështjet e tyre financiare.

    Binjakët

    Kjo javë do t’ju japë mundësi të favorshme për të zhvilluar çështjet tuaja financiare. Sigurisht, asgjë nuk do të ndodhë pa përpjekjet tuaja dhe punën e palodhur. Gjatë javës, mund të angazhoheni në bisedime të rëndësishme për çështje parash. Java mund t’ju befasojë me një problem shëndetësor të një të afërmi. Mund të ketë nevojë për trajtim. Kjo javë sjell një larmi surprizash në familjen tuaj. Kjo do të jetë një javë e mirë për një fejesë apo martesë. Burrat do të përpiqen të zbulojnë qëllimet e burrave të tjerë që flasin ose veprojnë në një mënyrë të çuditshme. Do të keni shumë pyetje në kokën tuaj dhe do të kërkoni përgjigje. Gratë do të kenë pritshmëri më të mira për të ardhmen e tyre, për zhvillimin e punëve personale dhe profesionale.

    Gaforrja

    Kjo është një kohë e mirë për të zhvilluar miqësi që do të jenë të rëndësishme për punët tuaja të tanishme ose të ardhshme. Gjatë javës, puna juaj në shtëpi do të zhvillohet normalisht pa ndonjë surprizë të veçantë. Përdorni këto shtatë ditë për t`u marrë me gjërat që keni lënë pas dore. Dashuria do të jetë një faktor i rëndësishëm për gjendjen shpirtërore të mirë që do keni. Burrat do të befasohen nga zhvillimi i ngjarjeve të caktuara. Kjo mund të sjellë një konfuzion në planet tuaja të përditshme, por do të jeni në gjendje të riorganizoheni shpejt. Gratë do të kenë një ide të qartë për atë që dëshirojnë dhe si ta arrijnë në këto shtatë ditë. Edhe nëse rrezikoni, do jeni të arsyeshme. Marrëdhënia juaj me njerëzit e lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit do të jetë shumë emocionuese.

    Luani

    Para jush është një javë në të cilën do të merrni një informacion të rëndësishëm. Kjo mund të lidhet me jetën tuaj personale, familjen, miqësinë, ose me punën. Lajmet apo ngjarjet më të rëndësishme që do të përjetoni gjatë javës do të kenë të bëjnë me jetën tuaj profesionale ose shoqërore. Gjatë kësaj jave do të keni dëshirë të merrni pjesë në ngjarje të ndryshme që lidhen me ngjarje sociale, festivale, ngjarje sportive dhe më tepër. Këtë javë do të duhet të rregulloni një dokument të rëndësishëm financiar ose kontratë. Shumë do të jenë të kënaqur të rritin të ardhurat e tyre përmes një larmie burimesh. Gjatë javës mund të shqetësoheni nga lajmet që kanë të bëjnë me një person që njihni. Mos e lini pa mbikëqyrur sëmundjen tuaj kronike. Këtë javë do të keni mundësinë të rregulloni pajisjet shtëpiake të prishura, ose t`i zëvendësoni ato. Burrat do të kenë përvoja interesante. Gratë do të jenë plotësisht të përkushtuara për një angazhim ose biznes të rëndësishëm profesional. Ata do të kenë ambicie, energji dhe burime të mjaftueshme për të pasur sukses në karrierën e tyre.

    Virgjëresha

    Para jush është një javë në të cilën do të duhet të përfshiheni më shumë në zgjidhjen e problemeve në shtëpi ose në punë. Është e kotë t`i vononi veprime të tilla pasi do të jetë gjithnjë e më e vështirë për ju të gjeni një zgjidhje të mirë. Kini kujdes për riparimet në shtëpi. Kjo do të jetë një kohë e mbarë për të blerë sende shtëpiake. Duhet të bëni një bisedë delikate të lënë pezull prej kohë me nje grua. Gjatë javës, do të shqetësoheni nga përpjekjet për t`u manipuluar ose mashtruar nga kolegët, klientët ose fqinjët, të cilët nuk i fshehin interesat dhe qëllimet e tyre. Gjatë javës do të keni një pritshmëri ndaj një telefonate që nuk do t’ju zhgënjejë. Burrat do pësojnë një zhgënjim nga një premtim i pambajtur. Gratë do të kenë momente të këndshme me njerëz interesantë.

    Peshorja

    Këtë javë do të jetë mirë të hiqni dorë nga disa nga synimet tuaja që mund t’ju bëjnë të humbni ose prishni në marrëdhënie të rëndësishme. Do të trishtoheni nga lajmet që lidhen me të afërmit. Kjo javë mund të jetë një sukses për ju, veçanërisht nëse ndiqni rrjedhën natyrale të ngjarjeve. Gjatë këtyre ditëve mund të provoni edhe fatin në një lotari. Do të keni një angazhim serioz me një burrë. Një ngjarje nga e kaluara juaj do t’ju trishtojë. Burrat do të përpiqen të rikuperojnë disa dëme të kaluara. Gratë do të jenë të vendosura për të zhvilluar punët e tyre financiare. Jini praktik në veprimet dhe vendimet tuaja. Kjo është ajo që duhet të bëni!

    Akrepi

    Këtë javë do të duhet të pajtoheni me mentalitetin ose karakterin e njerëzve në familjen tuaj ose mes kolegësh. Këtë javë, mbështetuni më shumë në miqësitë dhe njohjet tuaja të vjetra se sa në të rejat. Në përgjithësi, keni para një javë të tensionuar dhe kjo do të ndikojë në statusin tuaj emocional: do të jeni nervoz, të ndjeshëm, vigjilent dhe të shpejtë. Kjo javë nuk duhet të shpenzohet pa i dhënë përparësi emocioneve tuaja, sepse gjatë këtyre shtatë ditëve do të duhet të merrni vendime të rëndësishme ose të filloni diçka të re në jetën tuaj. Mos i refuzoni sugjerimet ose ftesat që do të merrni këtë javë. Zbulimi i veprimeve dashakeqe nga një person në rrethin tuaj të kolegëve ose klientëve do të tregojë se jeni ende duke gabuar me njerëzit rreth jush. Burrat do të përballen me një lajm të keq për një të afërm. Gratë do të përballen me njerëz të pakëndshëm, me të cilët do ta kenë të vështirë të komunikojnë. Marrëdhënia juaj me njerëzit e lindur nën shenjën e Bricjapit, Demit ose Virgjëreshës do të kërkojë vëmendje.

    Shigjetari

    Përpara jush është një javë në të cilën do të duhet të planifikoni financat tuaja. Gjatë këtyre shtatë ditëve, mund të jeni në gjendje të angazhoheni me punë shtesë ose të kërkoni burime të reja të ardhurash. Këtë javë do të keni më shumë punë dhe më shumë detyra në vendin tuaj të punës. Ato do të ndikojnë në marrëdhëniet me kolegët ose punëdhënësit. Mos komentoni kolegët apo klientët lart e poshtë. Gjatë gjithë javës, do të ndiqni me interes ngjarjet në jetën e një njeriu. Çështjet familjare jdo të zhvillohen normalisht pa ndonjë surprizë të veçantë. Do të keni informacion të mjaftueshëm për të marrë vendime të rëndësishme ose për të diskutuar planet e ardhshme. Ngjarjet e kësaj jave do t’ju japin mundësinë për të përparuar, për të zhvilluar pozitivisht planet ose detyrat tuaja. Shmangi konfliktet. Gjithmonë ekziston një mënyrë tjetër për të shprehur mendimin tuaj ose për të bindur dikë. Burrat do të duhet të kufizojnë ose llogaritin mirë shpenzimet e tyre. Gratë do të kenë mjaft detyra shtëpie që do t’u lënë pak kohë për të pushuar dhe për t`u argëtuar. Rezultatet e një pune të bërë mirë do t’ju bëjnë të lumtur.

    Bricjapi

    Do të duhet të flisni më nje burrë për çështje që janë të rëndësishme për të ardhmen tuaj dhe të familjes. Kjo javë nuk do të jetë më e ndritura për sa i përket rezultateve specifike. Çështjet tuaja financiare mund të kenë një zhvillim të mirë këtë javë nëse jeni në procesin e planifikimit të shpenzimeve të rëndësishme. Nëse jeni të interesuar të merrni një kredi, kjo do të jetë një kohë e mirë për të ndërmarrë një veprim të tillë. Planifikojini mirë veprimet për të shmangur rreziqet. Gjatë javës do të përjetoni një surprizë të këndshme në shtëpi. Java do të jetë e favorshme për të udhëtuar ose për t’u përgatitur për t’u transferuar në një shtëpi tjetër. Burrat do të duhet t’i kushtojnë vëmendje serioze shëndetit të tyre dhe simptomave. Gratë do të mbështeten te njerëzit e tjerë për ndihmë për përmbushjen e detyrave dhe angazhimeve të rëndësishme.

    Ujori

    Para jush është një javë pune e vështirë. Ju presin më shumë angazhime profesionale. Kjo javë do të jetë e favorshme për fillimin e një pune të re ose kërkimin e një pune të re. Do të përjetoni ngjarje të ndryshme emocionale të lidhura me një person nga rrethi juaj i të afërmve. Mund të merrni lajmin për lindjen e një fëmije. Mos e mbingarkoni veten me detyrat e përditshme. Mbrojeni shëndetin tuaj nga infeksione të ndryshme, viruse ose aktivitete fizike. Gjatë javës do të merrni shumë lajme ose informacione që janë interesante për ju. Mos i refuzoni ftesat për takime ose biseda pasi ato mund t’ju habitin në mënyrë pozitive. Momentet e stresit dhe tensionit që do të shfaqen gjatë javës do të lidhen me frikën për të ardhmen. Burrat do të kenë një kohë të mirë për të bërë përmirësime në shtëpi. Gratë do të zhvillojnë kontakte interesante me njerëz të ndryshëm. Do të ketë shumë dinamikë në jetën tuaj sociale.

    Peshqit

    Do të duhet të jeni të durueshëm dhe të tregoni mirëkuptim për veprimet e njerëzve përreth jush. Gjatë këtyre shtatë ditëve, duhet të keni shumë besim tek fati. Jini të përgatitur dhe të hapur për më shumë kontakte sociale me njerëz që duan të jenë me ju. Mos e izoloni veten vetëm sepse jeni të zhytur në problemet tuaja. Financiarisht, do jeni më mirë. Burrat do të preferojnë të kalojnë më shumë kohë me familjen e tyre në shtëpi, duke lexuar libra, duke parë filma ose sport. Gratë do të befasohen nga disa lajme, një letër ose email. Disa ngjarje mund t’ju zhgënjejnë ose trishtojnë, por të tjera mund t’ju japin shpresë për periudha më të mira.

    *Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post