• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 26 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor 11-17 mars


    Dashi

    Këtë javë ju do të keni kontakte kryesisht me njerëz të rinj që mund të jetojnë, punojnë ose studiojnë në një qytet apo vend tjetër. Java sjell lajme në lidhje me lindjen e një fëmije. Këtë javë shmangni marrëdhëniet financiare me gratë që janë më të vjetra se ju ose jeni të vëmendshëm ndaj veprimeve ose premtimeve të tyre. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të jeni pesimistë. Kjo javë do të jetë e pafavorshme për zhvillimin e një procedure gjyqësore apo padije. Gratë mbi 35 vjeç do shpenzojnë më shumë para gjatë javës.

    Demi

    Këtë javë do t`ju ndodhë një ndryshim i papritur. Kjo do të jetë një periudhë tranzicioni në jetën tuaj si fund i një faze zhvillimi dhe fillimi i një të reje. Gjatë javës, probleme ose situata të papritura do lindin do përjetoni ankth dhe shqetësime që duhet të shmangen. Përndryshe, do kaloni një problem shëndetësor si: pagjumësi, migrenë, apo lëkundje tensioni. Këtë javë, shumë prej jush do të kujtojnë një ngjarje të rëndësishme lidhur me një djalë apo një të ri. Nëse keni plane për të udhëtuar këtë javë, së pari kini kujdes nga mashtrimet. Java do të jetë e favorshme për një fejesë, martesë apo ngjarje të tjera të rëndësishme familjare.

    Binjakët

    Kjo është një javë në të cilën do të zgjidhni çështje të ndryshme që lidhen me një person nga shtëpia juaj ose nga familja juaj. Nganjëherë tensioni do të jetë mjaft i lartë ndaj ruani qetësinë dhe kujdes me vendimet që merrni. Në përgjithësi këtë javë, ngjarje apo ndryshime të mëdha do të ndodhin në shtëpinë tuaj. Këtë javë nuk do të ketë vetëm tension në jetën tuaj të përditshme, por gjithashtu do të përjetoni shumë momente të këndshme. Do të merrni një dhuratë për shtëpinë tuaj ose për veten. Do të jeni në gjendje të krijoni një marrëdhënie të re romantike. Disa prej jush mund të marrin një ofertë të re pune nga një burrë ose një për një punë që lidhet kryesisht me burrat.

    Gaforrja

    Kjo është një javë në të cilën do të prisni lajme apo zhvillim të një ngjarjeje që lidhet me një fëmijë ose një të ri nga familja juaj. Java do të jetë e favorshme për zhvillimin e çështjeve financiare. Marrëdhëniet e dashurisë të disave prej jush mund të bëhen edhe marrëdhënie biznesi. S`është aq keq të punosh me partnerin. Këtë javë do të habiteni nga një grindje apo një konflikt serioz me një grua që keni pasur një marrëdhënie shumë të mirë deri tani. Kjo do të shkaktojë tension. Kjo javë do të favorizojë zhvillimin e planeve ose ideve tuaja, por momentet e tensionit apo stresit janë të pashmangshme. Gratë mbi 35 vjeç do të përjetojnë shumë ngjarje të luhatëse gjatë javës, gjë që ndonjëherë do të vështirësojë marrjen e vendimeve të duhura ose në kohën e duhur.

    Luani

    Nëse keni lindur nën shenjën e Luanit, këtë javë do të habiteni nga një propozim ose ide që do të vijë nga një njeri dhe që do t’ju sjellë dobi në një farë mënyre, kryesisht financiare. Rrethanat e ndryshme do t’ju ndihmojnë të mbroni veten nga probleme të reja, por mbi të gjitha do të veproni në bazë të përvojës së jetës. Në punën tuaj, jini të kujdesshëm në marrëdhënien me një të ri që mund t’ju mashtrojë me informacione, këshilla dhe të dhëna të rreme. Meshkujt mbi moshën 35 vjeç do të kenë një javë të favorshme financiare në të cilën disa ngjarje patjetër do t’i habisin. Burrat duhet të përmbushin në mënyrë strikte angazhimet e tyre profesionale se ndryshe do shkaktojnë mërzi tek kolegët.

    Virgjëresha

    Do të angazhoheni në realizimin e detyrave ose premtimeve të javëve të mëparshme që janë të rëndësishme për familjen ose të afërmit tuaj. Por mos e humbni ndjenjën tuaj të realitetit dhe mos lejoni krijimin e vështirësive apo kaosit shtesë. Këtë javë do të merrni lajme të pakëndshme për një lloj humbjeje në jetën e një personi që njihni. Java do të jetë e përshtatshme për të udhëtuar për një sërë arsyesh, por do të përjetoni emocione të këndshme nëse jeni duke udhëtuar për të vizituar miqtë ose të afërmit tuaj. Kjo javë do të jetë aktive. Gratë e lindura nën këtë shenjë do të gëzojnë një blerje, shpërblim ose sukses tjetër material.

    Peshorja

    Këtë javë do të jeni më të vendosur në kryerjen e detyrave të ndryshme për të pasur më shumë liri veprimi në javët e ardhshme. Gjatë këtyre shtatë ditëve jini të kujdesshëm dhe mos iu nënshtroheni presionit të një të afërmi i cili do t’ju bëjë presion që të bëni gjëra që nuk i miratoni ose që s`janë në planet tuaja. Javë sjell më shumë tension në vendin tuaj të punës dhe shumë më tepër punë. Java do të jetë e favorshme për biseda profesionale. Gratë do të jenë të kënaqura nga një sugjerim, informacion apo udhëtim që sjell emocione të këndshme ose ndryshime të dobishme. Njerëzit e kësaj shenje do të kenë një bisedë të pakëndshme.

    Akrepi

    Detyrat dhe angazhimet tuaja më të rëndësishme do të lidhen me gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktet ose marrëdhëniet e degraduara. Kjo do të jetë një javë e mirë për përmirësimin e shtëpisë, duke organizuar riparime të ndryshme para sezonit të verës, ose duke blerë sende të reja për shtëpinë. Këtë javë, do t’ju jepet mundësia për të realizuar një nga idetë tuaja, kështu që ju do të merrni ndihmë nga njerëz apo institucione të tjera. Megjithatë, kini kujdes të mos ngarkoni veten me shumë detyra, pasi koha nuk do të jetë e mjaftueshme. Burrat e Akrepave do të kenë kosto më të larta gjatë javës. Shumica e grave (sidomos ato me fëmijë) do të angazhohen me aktivitete të fëmijëve jashtë shtëpisë, ku do të lindë edhe një situatë e papritur.

    Shigjetari

    Këtë javë do të merrni vendime të rëndësishme që do të ndikojnë në jetën tuaj personale. Këtë javë do të keni një marrëdhënie profesionale ose financiare, që është e favorshme për ju. Ju do të keni shumë plane për këtë javë, por ju nuk mund të keni kohë të mjaftueshme për t’i plotësuar ato. Jini fleksibël duke i shtyrë për më vonë disa, përndryshe, ju rrezikoni ta ngarkoni veten shumë dhe do sëmureni.

     

    Bricjapi

    Nëse keni lindur nën shenjën e Bricjapit, do të keni javë të ngarkuar në punë e në shtëpi. Do kujdeseni për një familjar të sëmurë. Këtë javë, shmangni negocimin ose nënshkrimin e dokumenteve të një natyre financiare, përveçse nëse janë dokumente të punës. Gratë e Bricjapit do të kenë ndryshime në punës, të tilla si lëvizje e një pozicioni, apo marrjen e detyrave ose përgjegjësive të reja.

    Ujori

    Mos u shqetësoni për shkak të disa ngjarjeve të pakëndshme. Shumica e situatave do të zhvillohen gjatë dy ditëve të ardhshme. Do të keni mundësinë të bëni pagesa ose dokumente financiare që janë të dobishme për ju për familjen tuaj. Është e mundur që dikush nga familja juaj të gëzojë të ardhura shtesë ose punë më të paguar. Gjatë javës do të përjetoni ngjarje të këndshme ose do të keni një marrëdhënie të veçantë me një grua që ka më shumë gjasa të jetë nëna, motra ose gjyshja juaj. Gjatë javës mund të mërziteni nga qëndrimi i një njeriu ndaj jush. Prirja e tij për të kritikuar dhe për t’ju shkaktuar probleme të ndryshme, ju mërzit. Gratë në moshën 35 vjeç do të kenë një javë emocionale. Meshkujt mbi moshën 35 vjeç do të përjetojnë zhgënjim nga njerëz që i vlerësonin.

    Peshqit

    Këtë javë do të keni plane për të bërë punë të rëndësishme. Kjo do të jetë një javë e pafavorshme për të marrë vendime të rëndësishme për këtë plan ose për t’u angazhuar në çështjet ligjore. Gjatë javës, do të mbështeteni shumë në ndihmën ose premtimin që keni marrë nga miku juaj. Nuk ka asnjë arsye pse gjërat nuk duhet të ndodhin, kështu që shmangni mendimet ose dyshimet pesimiste. Disa prej jush do të përjetojnë një situatë stresuese në lidhje me një ngjarje të papritur në jetën e një gruaje të re që jeton në një qytet tjetër. Ju do të gëzoni sukseset dhe arritjet e një njeriu nga rrethi juaj i të afërmve ose miqve. Gratë duhet të jenë vigjilente gjatë një udhëtimi, nëse ngasin makinën ose përdorin mënyra të tjera të transportit. Të rinjtë do të kenë mundësinë për të arritur rezultate të suksesshme financiare dhe kontrata të ndryshme lidhur me paratë.

    *Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.