• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor 10-16 qershor


    Dashi

    Këtë javë do të keni një angazhim të veçantë për një ngjarje të rëndësishme. Kjo do të jetë një javë e mirë për fejesë ose martesë. Gjatë javës shmangni një konflikt në marrëdhënien tuaj me njerëz që nuk jetojnë me ju në një shtëpi. Jeta juaj e dashurisë do të varet nga stabiliteti emocional dhe aftësia juaj për të përballuar sfidat e papritura që do të lindin gjatë këtyre shtatë ditëve. Në marrëdhënien me të dashurin mund të përjetoni emocione shumë të forta, përfshirë edhe konfliktet e pakëndshme. Gjithçka do të varet nga dëshira juaj për të realizuar vetëm dëshirat dhe pritshmëritë tuaja. Gratë do të duhet të dëgjojnë këshillën e një gruaje. Burrat do të kalojnë nëpër një situatë kritike që mund të përcaktojë të ardhmen e marrëdhënieve familjare ose profesionale, ose zhvillimin e planeve të biznesit.

    Demi

    Këtë javë do të habiteni nga lajme të ndryshme apo ngjarje që lidhen me paratë. Gjatë këtyre shtatë ditëve mund të lindin mundësi të papritura për fitime më të mira, veçanërisht nëse jeni në kërkim për to. Një ngjarje specifike e lidhur me paratë mund t’ju kërkojë të merrni një vendim të rëndësishëm brenda kësaj jave. Kjo mund të sjellë edhe një udhëtim. Humbjet ose vështirësitë do të ndodhin për t’ju dhënë mësimet e nevojshme të jetës. Një situatë e papritur në vendin e punës mund të shkaktojë stres ose panik. Kjo mund të lidhet me gabimet ose veprimet me qëllim të keq të kolegëve, ose klientëve. Në punë, jini të kujdesshëm në lidhje me marrëdhënien tuaj me njerëzit që duken shumë ambiciozë dhe të paskrupullt.

    Binjakët

    Këtë javë është e rëndësishme të mbroni veten nga ndikimi negativ i ca njerëzve. Këtë javë mund të merrni para ose lajme të tjera të mira. Një familjar do ketë probleme në punë dhe kjo do t`ju shkaktojë stres të madh. Gratë do të kenë më shumë kontakte sociale gjatë javës, do të jenë pjesë e takimeve ose ngjarjeve publike në raste të ndryshme. Burrat do të përballen me sjellje të pakëndshme ose hipokrite nga njerëz që kanë një reputacion të mirë.

    Gaforrja

    Këtë javë do të bëni një udhëtim. Shumë prej jush do të shpenzojnë para për shtëpinë. Do blejnë ca pajisje të nevojshme. Ka mundësi që gjatë këtyre shtatë ditëve do të merrni një dokument ose propozim me karakter financiar. Këtë javë dikush do të dëshirojë të flasë me ju për një çështje serioze që mund të lidhet me planet tuaja të përgjithshme ose të ardhmen e dikujt tjetër. Do të habiteni nga lajmet për një njeri që ishte pjesë e së kaluarës suaj. Gratë do të kenë një bisedë interesante me një njeri të moshuar, i cili, me këshillat ose informacionin që do të ndajë, mund të jetë një ndihmë e madhe. Burrat do të përqëndrohen në punët e shtëpisë në lidhje me riparimet ose përmirësimet e pajisjeve elektroshtëpiake ose automjetit.

    Luani

    Këtë javë, ju do të jeni shumë më të vendosur në veprimet tuaja për t’i dhënë fund një marrëdhënieje të vështirë. Në fakt, një situatë e vështirë (kryesisht emocionale) mund të jetë fillimi i diçkaje të re dhe të këndshme në jetën tuaj. Jeta juaj e dashurisë këtë javë do të jetë interesante. Nëse jeni vetëm do takoni një njeri të veçantë. Sukseset këtë javë do të lidhen kryesisht me punën tuaj. Gratë do të jenë në gjendje të dëshmojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në vendin e punës ose në biznes, nëse e kanë një të tillë. Njerëzit do të kenë një javë të favorshme udhëtimi, veçanërisht nëse është i lidhur me punën ose biznesin.

    Virgjëresha

    Kjo javë do të jetë një periudhë e vështirë e ngarkuar me punë ose me emocione. Mund të përjetoni mungesën e një personi ose një ndarje. Do të keni ëndrra interesante, kryesisht të lidhura me njerëz nga Përtej. Do të përjetoni një ngjarje të çuditshme. Gjatë javës mund të keni marrëdhënie financiare me një grua. Kjo do të jetë një javë e mirë për zhvillimin e planeve tuaja profesionale. Mund të kërkoni një punë të re ose të negocioni për rritje page. Në të dyja rastet fati do jetë në anën tuaj.

    Peshorja

    Gjatë javës do të përjetoni momente të ndryshme tensioni apo ankthi. Një lajm i pakëndshëm lidhur me dikë që njihni mund t’ju shqetësojë dhe s`do dini se si të reagoni në këtë situatë. Ndoshta do të duhet të marrësh vendime të rëndësishme për veprime të caktuara në familjen tënde. Kjo javë do t’ju ofrojë më shumë mundësi për të udhëtuar, ose për të krijuar kontakte të reja për punë pune. Do keni fat në lotari, sidomos gratë. Burrat do të jeni në ankth për të ardhmen e tyre.

    Akrepi

    Këtë javë do të jeni të ngazëllyer për ngjarje të ndryshme që lidhen me zhvillimin e punëve dhe planeve tuaja personale. Kjo do të jetë një javë e mbushur me disa ngjarje familjare. Këtë javë do të kënaqeni me lajme apo ngjarje që do t’ju lidhin me një grua që jeton pranë jush ose me të cilën punoni së bashku. Kjo javë do të jetë e mrekullueshme për udhëtime. Do të keni biseda të rëndësishme ose angazhime me njerëz që jetojnë në një vend tjetër. Gratë duhet të ruhen nga veprimet e dëmshme të njerëzve që tregojnë kuriozitet të madh për jetën personale ose intime. Burrat do të befasonin nga një ftesë.

    Shigjetari

    Kjo javë do t’ju sjellë përvoja të forta emocionale që do të lënë një gjurmë në jetën tuaj. Mund të trishtoheni për dikë që njihni dhe dramat e jetës së tyre. Gjatë këtyre shtatë ditëve mund të merrni një dhuratë nga një grua. Java do sjellë një propozim, dokument, ftesë ose informacion të rëndësishëm. Gratë do të krijojnë miqësi dhe njohje të dobishme që do të kenë një ndikim pozitiv në jetën e tyre personale dhe profesionale. Burrat do të përballen me njerëz që do të jenë të dyshimtë për sjelljen ose mënyrën e tyre të komunikimit. Armiqtë e tu këtë javë do të kenë buzëqeshjen më simpatike në botë.

    Bricjapi

    Kjo javë do t’ju zhgënjejë për shkak të veprimeve të personit me të cilin punoni. Ndoshta ju jeni mashtruar. Nëse do udhëtoni, bëni kujdes me sendet personale dhe dokumentat. Këtë javë, duhet të shmangni konfliktet e brendshme që do të krijojnë tensione të padëshiruara në familjen tuaj. Bisedoni paraprakisht me të dashurit tuaj rreth shpenzimeve në buxhetin e familjes. Java do të jetë e favorshme për një shëtitje jashtë në natyrë ose për të vizituar vende interesante. Nga diçka do të surprizoheni. Gratë do të kenë një kohë të përshtatshme për të gjetur një rrugëdalje nga marrëdhëniet komplekse. Burrat do humbin durimin, aq sa mund të bëhen edhe të pasjellshëm.

    Ujori

    Kjo javë do t’ju kënaqë me rezultatet e suksesshme të një projekti. Me ndihmën e ca njerëzve, ia dolët. Këtë javë, mund të lindin tensione në marrëdhënien tuaj me një burrë. Emocionet e tij do t`ju ndikojnë edhe juve. Këtë javë do të përjetoni një surprizë të bukur lidhur me një dhuratë. Gratë do të jenë shumë më të përgjegjshme dhe të përkushtuara ndaj familjes dhe të afërmve të tyre. Burrat do të përqëndrohen në rregullimin e dokumenteve të ndryshme financiare, kontratave apo çështjeve të tjera që kanë lidhje me paratë.

    Peshqit

    Kjo javë do mbahet mend për dashurinë. Është koha më e mirë për të stabilizuar një marrëdhënie dashurie. Këtë javë, mund të prisni të afërmit tuaj që t’ju vizitojnë në shtëpi. Mund të habiteni nga sekretet ose intrigat që do dëgjoni. Kini kujdes me pajisjet elektroshtëpiake. Do të jetë e vështirë për të gjetur një zgjidhje për problemet tuaja në shtëpi. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse vendosni të mbështeteni vetëm tek vetja juaj. Burrat do të kenë takime dhe biseda interesante me burra të tjerë. Mos e përjashtoni kujdesin për shëndetin.

    *Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690