• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor 1-7 tetor


    Dashi

    Para jush është një javë plot surpriza. Gjestet e papritura të vëmendjes do të vijnë nga njerëz të lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit. Gjatë javës do të keni takime emocionale. Nëse do të vizitoni institucione të ndryshme, patjetër që do të keni sukses ose do të arrini rezultate të rëndësishme. Java sjell para në buxhetin tuaj personal ose familjar. Dashuria gjithashtu do të jetë bujare me përvojat që do t’ju japë këtë javë. Të njohurit e rinj do të jenë interesantë. Ju gjithashtu do të ndjeni një lidhje të fortë me partnerin tuaj të ri. Një njeri që jeton në një qytet tjetër do të tërheqë vëmendjen tuaj për ngjarjet që do të ndodhin në jetën e tij ose bisedat që ai do të bëjë me ju. Meshkujt mbi moshën 35 vjeç duhet të mbrojnë veten nga vjedhja ose kurioziteti i çuditshëm.

    Demi

    Para jush është një javë në të cilën do të përjetoni vështirësi në zgjidhjen e problemeve tuaja personale ose profesionale. Paaftësia juaj për të kapërcyer disa ndjenja negative ose ndjenja sentimentale do të jetë gjithashtu një pengesë për gjetjen e zgjidhjeve të arsyeshme. Këtë javë, ju duhet të jeni të gatshëm të përqëndroheni më shumë në gjërat jashtë shtëpisë tuaj sesa në të kundërtën. Pothuajse të gjithë, do të kenë një problem të rëndësishëm me shtëpinë ose pronën. Konfliktet në shtëpinë tuaj do të jenë kryesisht me një grua nga familja juaj. Mprehtësia e gjuhës suaj dhe tendenca juaj për të folur me ngut këtë javë do të jetë shkaku i një situate të pakëndshme ose ndarjeje. Burrat do të duhet të braktisin idenë e tyre ose të planifikojnë përfundimisht.

    Binjakët

    Nëse keni lindur nën shenjën e Binjakëve, gjatë kësaj jave do të jeni të kujdesshëm dhe të dyshimtë për dokumentet ose informacionin që do të merrni nga njerëzit e lindur nën shenjën e Virgjëreshës, Bricjapit apo Demit. Mashtrimi ose manipulimi mund të jetë i qëllimshëm ose i provokuar nga veprimet e njerëzve të tjerë. Java do të jetë e mirë për të udhëtuar me miqtë ose për t’i takuar në një vend tjetër. Zhvillimi i mirë do të ndikojë pozitivisht në interesat tuaja financiare me njerëz nga afër dhe larg. Shumë do të bëjnë një investim. Gjatë javës, do të shpenzoni para për një vajzë, mbesë apo ndonjë grua tjetër të re. Ju do të shqetësoheni për përgjegjësitë më të mëdha që do të keni në punën tuaj. Shqetësimet do të jenë brenda jush dhe do të lidhen me zbatimin e duhur dhe në kohë të detyrimeve tuaja profesionale ose marrëveshjeve të biznesit. Gratë e Binjakëve do të kenë kosto dhe angazhime të rëndësishme lidhur me shtatzëninë ose fëmijën.

    Gaforrja

    Para jush është një javë në të cilën do të shqetësoheni për një udhëtim që ju ose familjari juaj më i afërt do të merrni. Ndoshta ju do t’i jepni më shumë rëndësi intuitës suaj ose frikës së brendshme. Gjatë javës mund të merrni lajme të papritura për një problem më serioz shëndetësor për dikë. Gjatë kësaj jave, ju do t’i kushtoni një vëmendje të veçantë një shoku që do të ketë një festë personale ose do të përjetojë një ngjarje të veçantë. Në secilin rast do të bëni një dhuratë të vogël ose do të blini lule për këtë ngjarje. Disa nga ngjarjet interesante gjatë këtyre shtatë ditëve do të lidhen me një vajzë apo një të re që nuk jeton në shtëpinë tuaj. Përvojat më të rëndësishme ose të veçanta gjatë javës do të përfshijnë marrëdhënie me të afërmit tuaj ose me shtëpinë ku jetoni. Gratë e reja të Gaforres mund të mungojnë nga shtëpia për disa ditë për shkak të vizitës në shtëpinë e të afërmve, miqve ose për arsye të tjera.

    Luani

    Kjo javë do t’ju kënaqë me lajme apo ngjarje që lidhen me një njeri nga rrethi juaj i afërt i miqve ose të afërmve. Jeta e dashurisë së përfaqësuesve të rinj të kësaj shenjeje nuk do të jetë e lehtë, por në çdo rast ngjarja nuk duhet parë si një dramë e madhe. Gjithçka që ju është dhënë për të përjetuar këto shtatë ditë do t`ju bëjë që të mendoni më seriozisht para se të merrni vendime ose të veproni. Mos harroni se bota nuk sillet rreth dëshirave dhe ëndrrave tuaja. Rreth jush ka mijëra, miliona njerëz të tjerë, dëshirat dhe ëndrrat e të cilëve janë krejtësisht të kundërta me tuajat. Java do të jetë e dobishme për stabilitetin tuaj financiar. Burrat e rinj do të përjetojnë një ndarje dashurie ose një ngjarje që lidhet me një çështje të mëparshme dashurie. Meshkujt mbi moshën 35 vjeç do të kenë rast gëzimi ose festimi në një rast të rëndësishëm që lidhet me një sukses apo ngjarje të rëndësishme.

    Virgjëresha

    Para jush është një javë që do t’ju angazhojë me ngjarje të ndryshme që lidhen me një vajzë apo një grua të re. Java sjell diçka që lidhet me shtatzëninë ose lindjen e një fëmije, një vajze. Konfliktet këtë javë në të shumtën e rasteve do të provokohen me qëllim dhe ju do të duhet të jeni të kujdesshëm që të mos lejoni që kjo të ndodhë. Paqëndrueshmëria juaj emocionale mund të shkaktojë reagime të padëshiruara, mashtrime, komente të papërshtatshme dhe më tepër. Nëse ata nuk janë miq ose të afërm të ngushtë, jini të përgatitur për çdo situatë. Nëse po punoni me para ose dokumente financiare, mos e lejoni veten të shpërqendroheni ose të zhgënjeni në veprimet tuaja. Mund të ketë ngjarje që lidhen me pagesën e vonuar nga puna ose nga një institucion tjetër.

    Peshorja

    Kjo është një javë në të cilën do të keni biseda ose angazhime të përgjithshme të një natyre financiare me një burrë. Është e mundur të marrësh para nga ai. Do të shqetësoheni për lajmet që lidhen me planin e punës suaj. Lajmet këtë javë, jo gjithmonë do të jenë të këqija, prandaj kontrolloni të gjithë informacionin para se t`i jepni vetes lirinë e ndjenjave dhe reagimeve. Është e mundur të merrni disa para me vonesë. Gjatë javës do të keni rastin të mblidheni dhe të gëzoni për një vajzë apo një grua të re. Burrat mbi 35 vjeç do të marrin një propozim interesant të një natyre financiare. Gratë e reja do të kenë raste për gëzim personal. Një sukses i rëndësishëm për ju do të hapë dyert për zhvillimin e mundësive të reja të karrierës, jetës publike ose politike.

    Akrepi

    Këtë javë disa nga planet dhe angazhimet tuaja më të rëndësishme do të lidhen me një djalë apo një të ri. Në punën tuaj, ju do të hasni detyra të braktisura, probleme të pazgjidhura ose marrëdhënie komplekse me dikë që ju lidh më shumë puna. Planet tuaja do të jenë të vështira, me më shumë përpjekje për tejkalimin e shumë pengesave. Ndonjëherë mund të keni gjendje shpirtërore pesimiste ose depresive në vendin tuaj të punës. Gjatë zhvillimit të javës do të përfshiheni në biseda ose angazhime që lidhen me trashëgiminë dhe shitjen e pasurisë. Kjo do të jetë një javë e pafavorshme për të kaluar në një shtëpi të re (nëse e keni një plan). Planet për udhëtime do të jenë të vështira për t’u zbatuar gjatë javës. Mund të ketë konflikte ose tensione në marrëdhënien tuaj me njerëz nga vende të ndryshme. Nëse jeni duke udhëtuar këtë javë, është e mundur që të hasni vështirësi në transport ose vonesa. Burrat e kësaj shenje do të kenë një javë shumë pozitive dhe të suksesshme në të cilën shanset e papritura ose të veçanta do të duhet të realizohen me shpejtësi.

    Shigjetari

    Para jush është një javë dashurie dhe harmonie, pa marrë parasysh moshën tuaj. Jeta juaj e dashurisë mund të jetë e ndryshme nëse përqendroheni në krijimin ose stabilizimin e një marrëdhënieje romantike të ndërtuar tashmë. Nëse keni një partner të lindur nën shenjën e Binjakëve ose Ujorit, marrëdhënia juaj do të shkojë në një fazë të re të zhvillimit, ndoshta pozitivisht. Disa nga shqetësimet tuaja këtë javë do të kenë lidhje me shëndetin e dikujt në rrethin tuaj të miqve, fqinjëve, ose kolegëve. Një person i lindur nën shenjën e Demit, Bricjapit ose Virgjëreshës do t`ju shqetësojë me problemet personale ose gjendjen fizike që do ketë. Për disa prej jush, java tregon për shtatzëninë ose lindjen e një fëmije. Gratë mbi moshën 35 vjeç do të kenë një javë të favorshme financiare në të cilën do të kenë mundësinë të marrin para dhe të fitojnë më shumë nga biznesi i tyre.

    Bricjapi

    Para jush është një javë në të cilën do të zgjidhni problemet delikate të një natyre financiare, kryesisht me një grua. Marrëdhënia juaj me meshkujt do të jetë mjaft e tensionuar. Do të jeni të paduruar dhe kjo do të shkaktojë polemika dhe konflikte më të shpeshta. Marrëdhënia juaj me një grua do të kalojë nëpër një gjykim për të cilin faji do të jetë tërësisht juaji. Disa nga ngjarjet e mira këtë javë do të lidhen me një fëmijë apo një të ri. Problemet do të vijnë dhe do të shkojnë. Natyrisht, gjithçka varet nga veprimet dhe vendimet tuaja, por tani fati do të jetë në anën tuaj. Prisni përvoja interesante. Gratë mbi 35 vjeç duhet të jenë të kujdesshme me kostot financiare ose fitimet e tyre.

    Ujori

    Para jush është një javë në të cilën do të keni më shumë kontakte me të afërmit që jetojnë larg prej jush. Disa do të udhëtojnë për të marrë pjesë në një fejesë, martesë, ose ditëlindje. Jeta juaj e dashurisë do t’ju kërkojë të tregoni emocione më të mëdha në marrëdhënien tuaj me partnerin tuaj. Nëse keni një partner të lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit, këtë javë përvojat tuaja do të jenë shumë të ndryshme, më dinamike dhe do të lënë pas kujtime të veçanta. Megjithatë, në terma financiarë, ju duhet të jeni shumë më praktik, të vëmendshëm ndaj shpenzimeve dhe ruajtjes së parave. Shmangni shpenzimet impulsive. Mos blini artikuj që nuk i keni të nevojshëm. Në punën tuaj do të përjetoni një ngjarje të veçantë, pozitive në lidhje me një koleg ose klient. Mund të merrni sugjerime për punë të reja ose shtesë nga dikush në rrethin tuaj të miqve ose të të njohurve.

    Peshqit

    Këtë javë do të keni një angazhim të pakëndshëm me një të afërm. Ndoshta do të ketë probleme shëndetësore për një person nga rrethi yt i afërmve të ngushtë. Gjatë javës, planifikoni një vizitë paraprake në një vend përkujtimor në lidhje me një të afërm ose një mik të ngushtë. Ndoshta do nxiteni nga një ëndërr. Disa surpriza këtë javë do t’ju gjejnë të papërgatitur dhe kjo mund të krijojë tension apo ankth të panevojshëm për ju. Shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme gjatë këtyre shtatë ditëve, duke inicuar ndryshime të mëdha. Nëse jeni i përfshirë në një padi, mund të ketë një zhvillim të papritur të këtij rasti ligjor.

    Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.