• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi javor 1-7 prill


    Dashi

    Para jush është një javë në të cilën, nëse arrini të menaxhoni disa emocione negative, do të jeni në gjendje të arrini sukses ose të zhvilloni plane të rëndësishme. Mos e harxhoni kohën dhe energjitë për gjërat që s`kanë kuptim për ju. Këtë javë do të mërziteni. Shumë prej jush do marrin lajme të pakëndshme që lidhen me një njeri që njihni. Këto ditë, do të duhet të shkoni diku pa pasur dëshirë. Gjatë javës shpenzojini paratë tuaja me kujdes. Gratë mbi 35 vjeç ndoshta do të përjetojnë një shqetësim të shkurtër, por serioz, gjithmonë në lidhje me paratë.

    Demi

    Këtë javë do të keni diçka për t`u kënaqur dhe fati do të jetë me ju. Gjatë këtyre shtatë ditëve mund të gëzoni një blerje ose një dhuratë, një ujdi ose një situatë të favorshme. Do të ketë një tension emocional në marrëdhëniet tuaja martesore, ku mund të lindin keqkuptime dhe manifestime të xhelozisë. Gjatë javës do të merrni lajme apo informacione përmes një gruaje nga rrethi juaj i miqve që do të jenë të dobishme për planet tuaja. Mund të krijoni njohje të reja me gratë në bazë të interesave të përbashkëta ose ngjarjeve publike. Do të lindë një konflikt shumë i pakëndshëm mes jush dhe fëmijës suaj ose ndonjë personi tjetër të ri në moshë.

    Binjakët

    Kjo është një javë në të cilën do ndiheni të hutuar ose të zhgënjyer nga paaftësia për të realizuar planet tuaja personale. Gjëja më e mirë është që këto emocione do të kalojnë shpejt, sepse gjërat e reja që do të shfaqen në jetën tuaj do të jenë shumë më të mira, edhe pse ato do të jenë të papritura. Kjo javë do të jetë e mirë për punën që lidhet me udhëtimin, zhvillimin e kontakteve profesionale me njerëz nga vende të ndryshme ose marrjen e parave. Këtë javë do të habiteni nga një sërë ngjarjesh.

    Gaforrja

    Para jush është një javë në të cilën do të ndiheni të turpshëm. Gjatë këtyre shtatë ditëve, shmangni qëndrimet e vogla ndaj problemeve të njerëzve në shtëpinë tuaj dhe përpiquni të merrni një qasje më filozofike ndaj ngjarjeve. Mosmarrëveshjet dhe konfliktet këtë javë mund të përkeqësohen, të çojnë në një kujtim të gabimeve të kaluara ose incidenteve të pakëndshme. Nëse shmangni humbjen e vetëkontrollit mbi këto ngjarje, këto momente të pakëndshme do të pakësohen shpejt. Shmangni panikun në çështjet tuaja financiare ose pritshmëritë, pasi java favorizon ngjarje të dobishme në këtë plan. Mësoni të jeni të duruar dhe të prisni për zhvillimin natyror të disa ngjarjeve.

    Luani

    Kjo është një javë në të cilën, ndonëse me vonesë, do të keni mundësi të shijoni ngjarje apo lajme që vijnë nga një vend tjetër. Në disa raste, këto ngjarje mund të lidhen me një udhëtim të ardhshëm. Këtë javë do t’ju duhet më shumë durim në marrëdhënien tuaj me bashkëshortin, pasi të dyja palët do të jenë shumë të ndjeshme për një ngjarje të vazhdueshme. Gjatë javës ju do të bëni një bisedë të pakëndshme dhe një takim me një grua të re ose do të keni një marrëdhënie më të vështirë me kolegun tuaj.

    Virgjëresha

    Këtë javë do të prisni shumë nga miqtë tuaj dhe kjo mund të krijojë një zhgënjim. Miqësia juaj me një grua do të jetë një arsye për t`u mbledhur ose për të udhëtuar. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do t’ju kërkohet t’i kushtoni më shumë vëmendje çështjeve tuaja financiare, sidomos kur keni një angazhim të lidhur me një kontratë. Gjatë javës duhet të jeni të kujdesshëm në vendin tuaj të punës, të kryeni detyrat tuaja në mënyrë rigoroze. Lajmi i mirë këtë javë do të ketë lidhje me shtëpinë ose familjen tuaj.

    Peshorja

    Kjo është një javë në të cilën do të kërkoni një pranim më filozofik të një ngjarjeje të pakëndshme që përfshin një person që njihni. Kjo mund të jetë arsyeja për një vizitë apo një udhëtim që do të planifikohet në minutën e fundit. Fati do t’ju japë të paktën një shans për të realizuar dëshirën tuaj ose planin për javën e ardhshme. Nëse është e nevojshme, do të jeni me fat edhe në ndërmarrjet tuaja të reja. Gjatë javës do të rishikoni edhe njëherë veprimet tuaja ose angazhimet me një grua që ndoshta është nga rrethi i miqve ose punës. Dinamika e ngjarjeve do të jetë e madhe dhe ju do të keni nevojë për stabilitet në veprimet tuaja. Suksesi juaj do të jetë i arritshëm vetëm nëse tregoni këmbëngulje dhe vullnet në përmbushjen e planeve dhe detyrave ditore.

    Akrepi

    Kjo javë do të jetë e rëndësishme për ju për marrëdhëniet tuaja familjare dhe për shtëpinë tuaj. Shumë prej jush do të gëzojnë të ardhura të mira në buxhetin e tyre familjar ose në një marrëveshje familjare të suksesshme. Realizimi i planeve tuaja do të jetë i ngadalshëm ose nganjëherë do të duhet të ndërmerrni një hap prapa për të korrigjuar diçka, por më e rëndësishmja, suksesi juaj do të jetë i arritshëm. Kjo do të jetë një javë e mirë për trajtim dhe shërim pas operacionit ose ndërhyrjeve të tjera të veçanta mjekësore. Gjatë javës, do të merrni një informacion të rëndësishëm ose një dokument mbi themelin e të cilit do të bëni planet tuaja të reja. Gratë e reja do të kenë një javë të mirë për të zhvilluar çështjet e tyre financiare, për të arritur pagesa më të mira ose shitje.

    Shigjetari

    Këtë javë do të ketë tensione në vendin tuaj të punës, që ka të ngjarë të lidhen me një burrë: një koleg, një mbikëqyrës ose një klient. Kontaktet tuaja me njerëz nga një shtet ose institucion bankar gjithashtu mund të jenë problematike. Këtë javë do të keni një nevojë të papritur për një udhëtim, ose do të hiqni dorë papritur nga diçka e planifikuar. Ndryshimet në këtë plan do të jenë individuale për secilin prej jush, por ka të ngjarë që të kenë lidhje me familjen tuaj ose marrëdhënien tuaj. Gjatë javës do të jeni në gjendje të gëzoni një blerje për shtëpinë tuaj. Kjo do të jetë një kohë e mirë për përpjekje të reja, të cilat mund të ndodhin brenda pak ditësh. Burrat e kësaj shenje do të përjetojnë humbje ose trishtim për shkak të mashtrimit ose mosbesimit nga një mik.

    Bricjapi

    Këtë javë do të jeni të kënaqur me vëmendjen ose trajtimin e problemeve tuaja personale nga një grua. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të habiteni nga ngjarjet në jetën e fëmijës suaj ose veprimet që ai ose ajo do të marrë në drejtim të arsimimit ose karrierës. Një marrëdhënie miqësore do të vendoset në provë gjatë kësaj jave. Gratë mbi moshën 35 vjeç do të kenë një javë të mirë për të zhvilluar planet e tyre familjare, për të blerë sende për në shtëpi ose për t’u kujdesur për një pronë që zotërojnë.

    Ujori

    Këtë javë do të qartësohet e ardhmja e marrëdhënies tuaj romantike ose martesore (veçanërisht nëse është në një periudhë turbullire). Këtë javë, ju do të monitoroni nga afër shëndetin e një personi që jeton në një qytet tjetër dhe ndaj duhet të shkoni atje. Kjo do të jetë një javë e pafavorshme për zgjidhjen e kontratave ose dokumenteve. Këtë javë mund të prisni fillimin ose zhvillimin e një ndryshimi në jetën tuaj, por kjo është diçka që do të jetë shumë e ngadaltë dhe pothuajse e padukshme.

    Peshqit

    Kjo është një javë në të cilën do të keni mundësi të reja dhe interesante për zhvillim, fat dhe mbështetje, para së gjithash nga një njeri që mund të jetë i afërmi juaj ose dikush nga vendi ku punoni. Këtë javë, do të keni mundësinë të sqaroni keqkuptimet me miqtë, të rifilloni marrëdhëniet tuaja me ta ose të krijoni kontakte me njerëzit e së kaluarës suaj. Në vendin tuaj të punës do të ketë tensione që do të testojnë aftësitë tuaja në situata të ndryshme. Meshkujt mbi moshën 35 vjeç do të kenë një javë të suksesshme në të cilën do të kenë mundësinë për të arritur sukses. Gratë e reja do të krijojnë marrëdhënie që do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e tyre.

    *Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije