HOROSKOP

Horoskopi i ditës nga Russell Grant

Horoskopi i ditës nga Russell Grant

Horoskopi për datën 02.02.2017 nga një prej astrologëve më të njohur të kohëve të sotme. Russell Grant, astrologu më i dashur britanik, ofron parashikime, të cilat sipas ndjekësve të tij të habisin me vërtetësinë e tyre.

Dashi

Është e rëndësishme të falni besim atje ku është e nevojshme. Miku juaj më i mirë ose partneri romantik kanë punuar së tepërmi për t’iu ndihmuar. Merrni kohën e nevojshme për t’i falenderuar për kujdesin e tyre, inkurajimin dhe mbështetjen. Nëse dikush ju vlerëson për punën e bërë mirë, sigurohuni të përmendni të dashurit tuaj për ndihmën që iu kanë dhënë.

Demi

Nuk ndjeheni veçanërisht produktivë. Dështimi i përmbushjes së përgjegjësive mund të rezultojë në humbje të vendit të punës apo në pagesë të vonuar. Shtyjeni veten që të kapni ritmin, edhe në qoftë se ndiheni të lodhur. Duke i dhënë vetes një afat do të mbeteni të fokusuar. Nëse keni shumë gjëra për të bërë, kërkoni ndihmën e një kolegu apo miku. Nëse nuk ka asnjë mënyrë që të mund ta përfundoni punën deri në fund të ditës, njoftoni të gjithë ata që prekur nga vonesa. Kjo do t'u japë atyre mundësinë për të bërë plane të tjera.

Binjakët

Po kaloni një kohë të mrekullueshme dhe nuk dëshironi që t’i jepni fund. Miqtë mbështeten te ju për të përmbushur një premtim. Rezistojini tundimit për të lënë pas dore këtë detyrë. Edhe pse së shumti e kanalizoni energjinë tuaj në një romancë apo në një projekt krijues, nuk mund të lini pas dore rrethin tuaj shoqëror. Në sajë të njerëzve tuaj të afërt dhe të dashur, keni qenë në gjendje që të ndërtoni një jetë të pasur dhe të dobishme.

Gaforrja

Neglizhimi i punëve të shtëpisë do t’iu bëjë të ndiheni të lodhur dhe nervoz. Shfrytëzojeni rastin për të rregulluar dollapin e ushqimeve, të pastroni ambientin ku jetoni dhe të paguani disa fatura. Sa më gjatë që t’i shtyni këto gjëra, aq më shumë do të shqetësoheni. Delegojini disa përgjegjësi te njerëzit me të cilët jetoni. Nuk ka asnjë arsye që t’i mbani këto ngarkesa vetëm.

Luani

Vetëm për shkak se jeni më të arsimuar se dikush tjetër nuk do të thotë se jeni në thelb superior. Ndonjëherë përvoja është më e vlefshme se njohuritë. Nëse jeni duke punuar me dikë që nuk është i sigurt se si mund të kryejë disa detyra të caktuara, ndaloni atë që jeni duke bërë dhe tregojani atyre si t’i bëjnë praktikisht. Ngadalë por me siguri do të shihni një përmirësim në performancën e tyre. Ju gjithashtu do të filloni të përfitoni nga kontributi i tyre. Kërkoni pikat e forta të një personi, në vend që të fokusoheni te dobësitë e tyre dhe kështu do të krijoni një lidhje të fortë.

Virgjëresha

Shmangni ekstravagancat e panevojshme. Nuk është një kohë e mirë për të blerë gjëra luksoze. Me ruajtjen e të ardhurave financiare do të jeni në gjendje të mbuloni një shpenzim të papritur. Është frustruese që të shpenzoni para për gjëra, si: riparimet e makinave apo rregullimi i ndonjë pajisjeje shtëpiake, por kjo është jeta. Jepini vetes një shpërblim pasi të keni bërë gjënë e duhur dhe të jeni treguar të përgjegjshëm. Merrni një sy gjumë, lexoni një libër për kënaqësi, ose dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.

Peshorja

Nuk duhet të prisni që familjarët tuaj të heqin dorë nga të gjithë punët e tyre për hirin tuaj. Në vend që të kërkoni ndihmë apo vëmendjen e tyre, përpiquni të kënaqni vetë nevojat tuaja. Mund të gjeni një vend ideal për të jetuar me pak durim dhe këmbëngulje.

Akrepi

Keni përjetuar një seri zhgënjime që iu kanë prekur në shpirt. Në vend që të zhyteni në trishtim, bëni një tjetër përpjekje për të ecur përpara. Nuk ka rëndësi nëse jeni të suksesshëm apo jo. Gjëja e rëndësishme është që të mbeteni të vërtetë ndaj vizionit tuaj. Përfundimisht, durimi dhe këmbëngulja do t’iu ,çojnë atje ku doni.

Shigjetari

Të bëheni miq me një person me ndikim për shkak të fuqisë së tij është gabim. Ju i keni vënë gjithmonë një rëndësi të madhe ndershmërisë. Nëse krijoni shoqëri vetëm për interes personal do të ndiheni hipokritë. Është më mirë të krijoni një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me këtë person. Shpjegojini vështirësinë tuaj dhe pyetini nëse mund t’iu ndihmojnë.

Bricjapi

Kujdes nga përdorimi i fuqisë suaj për përfitime personale. Është e rëndësishme që t’iu bindeni rregullave dhe të ndiqni protokollin. Nëse ndiqni rrugën e gabuar, fjala do të përhapet shpejt dhe do të bëjë që ta keni të vështirë të keni bashkëpunim, atëherë kur ju nevojitet më së shumti. Nëse ju nuk jeni të sigurt se si ta trajtoni një projekt të rëndësishëm, pyesni dikë që është vartësi juaj.

Ujori

Ju keni mendime të caktuara për fenë, politikën dhe çështjet kulturore. Mos lejoni që opinioni juaj të dëmtojë marrëdhëniet tuaja shoqërore. Të jesh në gjendje për të punuar me njerëz nga të gjitha sferat e jetës është kritike për suksesin tuaj.

Peshqit

Do të keni vështirësi në çështje financiare dhe do të jetë e vështirë t’i diskutoni këto çështje me ata që jetojnë ose punojnë me ju. Është në të mirën tuaj, që të mos tregoni me gishta ose të merrni pozicion mbrojtës.