HOROSKOP

Horoskopi i ditës nga Russell Grant

Horoskopi i ditës nga Russell Grant

Horoskopi për datën 01.02.2017 nga një prej astrologëve më të njohur të kohëve të sotme. Russell Grant, astrologu më i dashur britanik, ofron parashikime, të cilat sipas ndjekësve të tij të habisin me vërtetësinë e tyre.

Dashi

Nëse jeni jopraktikë, të padurueshëm dhe të çrregullt, do të humbasë një mundësi të madhe në karrierë. Duke demonstruar se jeni të duruar do të fitoni besimin e eprorëve tuaj. Do t’iu jepen një sërë detyrash të rëndësishme. Secila prej tyre do të forcojë reputacionin tuaj profesional. Kur bëni gabime, mos bini në panik. Thjesht pranoni gabimet tuaja dhe rregullojini sa më shpejt të jetë e mundur. Askush nuk pret që të jeni të përkryer, por vetëm që të jeni vazhdimisht të mirë në punën tuaj.

Demi

Vendosja në një situatë kufizuese ju shqetëson. E vetmja mënyrë për të kapërcyer këtë problem është duke e trajtuar atë direkt. Përballuni me dike, paragjykimet e të cilit ju kanë frenuar. Duke treguar vëmendje për sjelljen e tyre të pahijshme në një mjedis publik do t’i njoftoni të gjithë. “Torturuesi” juaj nuk do ta ketë aq të lehtë që t’iu bllokojë rrugën. Përfundimisht, ju do të gjeni një punë më të mirë.

Binjakët

Një mik i dyshimtë do t’iu lerë në një pozicion të vështirë. Do të jetë e nevojshme ta lini veten në mëshirën e një mbikqyrësi. Mund të duhet të paguani ekstra për të pasur një punë të përfunduar me kujdes dhe në kohë. Trajtojeni këtë situatë si një përvojë mësimi.

Gaforrja

Humbja e një pune do të jetë në fakt një bekim. Bëjeni një vesh shurdh ndaj një të afërmi që është në panik për situatën. Duke ruajtur vetëpërmbajtjen do të gjeni një pozicion shumë më të mirë. Ju nuk jeni tipi që mund të lulëzojë mirë në një atmosferë konvencionale.

Luani

Një filozof i çuditshëm është magjepsës. Kini kujdes që të mos magjepseni prej tij. Ju keni qenë gjithmonë dyshues për mënyrat e vjetëruara të të menduarit. Kjo është arsyeja pse jeni të tërhequr ndaj njerëzve mendjehapur, aventureskë dhe që i marrin gjërat me sportivitet. Nuk ka asgjë gabim në këtë tendencë, por duhet të jeni të kujdesshëm të mos përfshiheni me sharlatanët dhe manipulatorët.

 Virgjëresha

Ndryshime të papritura në gjendjen tuaj financiare do të krijojnë stres në një marrëdhënie. Rezistojini tundimit për të hedhur frustrimet tuaja tek partneri juaj. Do të fitonit shumë më mirë duke bashkuar forcat se sa duke qenë kritikë me njëri-tjetrin. Nëse jeni vetëm, të hyni në një marrëdhënie nuk është zgjidhje për problemet tuaja. Të jesh në gjendje për të mbështetur veten do të bëjë që të jeni në një pozitë më të mirë për të shijuar një marrëdhënie të shëndetshme.

Peshorja

Ju keni ndryshuar që nga ditët e para të një marrëdhënieje. Kjo është e natyrshme. Askush nuk mund të mbajë të njëjtat mendime dhe besime përgjatë gjithë jetës. Nëse shoku juaj më i mirë apo partneri romantik ndjehet i kërcënuar nga qëndrimet tuaja të reja, atëherë bisedoni së bashku. Shpjegojini çfarë ka ndryshuar për ju. Ftojini ata të shkoni së bashku në një udhëtim. Nëse jeni të paaftë që të ruani lidhjen tuaj, ndahuni sa më mirë që të jetë e mundur. Universi mund të ketë plane të ndryshme për secilin prej jush. Përqafoni të panjohurën.

Akrepi

Një problem shëndetësor po ndikon në opinionin tuaj. Është e natyrshme që jeni të shqetësuar në lidhje me gjendjen ku ndodheni. Mund ta përmirësojë situatën duke u përqendruar në idetë që ua çojnë peshë shpirtrin. Dëgjoni muzikë optimiste. Lexoni libra frymëzues. Shikoni filma që iu bëjnë të ndjeheni mirë. Të menduarit pozitiv është një çështje zakoni. Tingëllon e thjeshtë, por kjo qasje është terapeutike.

Shigjetari

Një pasion romantik po minon stabilitetin tuaj. Ju keni qenë gjithmonë dikush që i do aventurat. Duke rrezikuar gjithçka që keni për t’i bërë përshtypje dikujt që nuk e njihni shumë mirë është gabim. Nëse duhet të dukeni para dikujt, duke i bërë dhurata të shtrenjta për të marrë vëmendjen e tij, po humbni kohë. Ju jeni një person fantastik. Nuk ka asnjë arsye që të ndiqni dikë, i cili është imun ndaj sharmit tuaj.

Bricjapi

Paqëndrueshmëria në shtëpi i ka bërë nervat tuaja copë. Nëse jeni duke jetuar me dike, i cili ka nevojë për ndihmë mjekësore ose psikologjike, jepuni atyre një ultimatum. Ka mundësi që personi juaj i dashur të këmbëngulë se gjithçka është në rregull. Mos sakrifikoni mirëqenien tuaj për ta.

Ujori

Një ide praktike po iu jep një shpresë të rremë. Nuk ka asgjë gabim që të ëndërroni për një jetë më të mirë. Ju keni kapacitet për të përmirësuar stilin e jetës tuaj dhe për të arritur qëllimet e vëna. Për të lëvizur më tutje duhet punë e madhe. Të prisni që dikush t’iu shpëtojë, nuk është plan realist. Merrni kontrollin e fatit tuaj.

Peshqit

Një humbje financiare do të shkaktojë disa vështirësi në jetën tuaj sociale. Ju nuk do të jeni në gjendje të përballoni daljet dhe argëtimet e shtrenjta me miqtë. Në vend që të pretendoni se gjithçka është në rregull, dilini përpara situatës suaj. Njerëzit që janë me të vërtetë mbështetës do të respektojnë sinqeritetin tuaj. Mbështetuni te ta ndërsa kërkoni një punë. Çelja e një biznesi personal mund të jetë përgjigja për problemin tuaj.