Aktualitet

Horoskop: Shenjat që hiqen sikur asgjë nuk ka ndodhur

Disa njerëz nuk pëlqejnë të jenë në situata ku u duhet të kërkojnë ndihmë. Urrejnë të ndihen të mjeruar dhe janë gati që të fshehin emocionet e tyre të vërteta.

Në astrologji, çdo shenjë ka një personalitet të ndryshëm dhe çdo shenjë e shpreh veten në mënyra të ndryshme.

Ja se cilat janë katër shenjat që nuk do ju kërkojnë kurrë ndihmë, edhe nëse janë në momente të vështira ose kur depresioni po mbizotëron në jetën e tyre:

-Gaforrja ( 21 Qershor- 22 Korrik)

Gaforret njihen si shenja shumë të ndjeshme dhe emocionale. Përgjithësisht janë social me njerëzit e afërt dhe nuk pëlqejnë të huajt. Por, pavarësisht afërsisë që krijojnë, kurrë nuk do të kërkojnë mbështetje nëse janë në momente të vështira. Jeta e tyre personale kthehet në një mister, kur ata janë zakonisht shumë të heshtur. Nëse i shikoni në këtë gjendje, mos ngurroni që t’i pyesni nëse ndihen mirë dhe t’ju ofroni ndihmën tuaj.

-Virgjëresha (23 Gusht- 22 Shtator)

Virgjëreshët janë zakonisht kritikë ndaj vetes. Përgjithësisht janë të turpshëm dhe kurrë nuk do të kërkojnë ndihmë, pasi gjithmonë marrin përsipër që t’i rregullojnë vetë gjërat dhe nuk duan të shqetësojnë askënd. Nëse janë në një moment të vështirë, do të shfaqin shpërqëndrim në punën e tyre, gjë që për ta është diçka e pazakontë. Nëse shikoni këto ndryshime në sjelljen e tyre, ju ofroni menjëherë ndihmën tuaj.

-Akrepi ( 23 Tetor- 21 Nëntor)

Të lindurit e kësaj shenje njihen si pasionant dhe me personalitet të fortë, por gjithashtu mund të jenë xheloz dhe dyshues. Ndonse keni një lidhje të ngushtë me miqtë, nuk do t’ju tregoni kurrë problemet tuaja personale pasi mendoni se atyre nuk ju interesojnë. Nëse i shikoni më shumë të irrituar se zakonisht ose duke shfaqur sjellje të dhunshme, të jeni të sigurtë se ata do të kenë nevojë për ndihmën tuaj dhe më vonë do e vlerësojnë gjestin tuaj.

-Ujori  (20 Janar- 18 Shkurt)

Ujorët njihen për vështirësitë në përballjen e emocioneve por që pëlqejnë që t’i zgjidhin vetë gjithmonë problemet. Pëlqejnë të flasin me miqtë kur janë të lumtur por kur janë të mërzitur nuk pëlqejnë që t’i ngarkojnë miqtë me problemet e tyre. Nëse i shikoni të vetmuar, ftojini për ndonjë aktivitet që t’i ndryshoni humorin dhe të fitoni besimin e tyre për t’ju treguar se çfarë i shqetëson.