Aktualitet

Horoskop: Destinacionet ku të shkoni me pushime

Po mendoni të shkoni me pushime? Keni shumë alternative dhe nuk dini kë të zgjidhni?

Horoskop ju sygjeron destinacionet sipas shenjës suaj:

-Dashi (21 mars- 19 Prill)

Personat e kësaj shenje janë ata të cilët njihen si gjaknxehtët në familjen e shenjave. Veçanërisht energjik dhe aktiv, padyshim ju pëlqeni sportet dhe aktivitetet, prandja destinacionet perfekte do të ishin Rio De Janeiro dhe Seoul. Karnavalet plotë ngjyra dhe komuniteti gazmor i Rio do të ishte një ambient ku të lindurit e kësaj shenje do të përshtateshin plotësisht. Koreja e Jugut, dhe Seoul në veçanti do t’ju mundësonin eksplorime në rrugë dhe njohje me persona energjitik njësoj si vetë ju.

-Demi (20 Prill-20 Maj)

Në grup jeni shpesh personat më besnik dhe më të shoqërueshëm. Të sigurtë në vetvete, do të pëlqeni të qëndroni larg nga ndryshimet e shpeshta dhe pasiguria. Malajzia dhe Europa Lindore do të ishin destinacionet perfekte. Në Malajzi dhe veçanërisht në Penang, do të mund të shijoni ushqimin e shijshëm, pamjen që ofron porti si edhe plazhet fantastike.  Ndërsa Europa Lindore, me vende si Polonia,Kroacia dhe Republika Çeke, do ju mundësojnë udhëtimin në ushqimin e ëndrrave tuaja.

-Binjakët (21 Maj- 20 Qershor)

Binjakët janë vështirë për t’u përshkruajtur. Pasi, ju pëlqeni argëtimin dhe të jeni social por mund të jeni edhe në ekstrem, serioz dhe të distancuar. Destinacionet e këshilluara për ju do të ishin Hong Kong dhe Barcelona. Dëshira juaj për të siguruar eksperienca të reja , për t’u argëtuar dhe natyra juaj sociale do të gjejë vetveten në qytete të mëdha dhe metropole. Hong Kong do u pëlqejë shumë Binjakëve, të cilët do të pëlqejnë të jenë sa më në kontakt me njerëzit. Kurse, Barcelona do i bëj Binjakët të dashurohen.

-Gaforrja (21 Qershor- 22 Korrik)

Gaforet përlqejnë të notojnë dhe të jenë gjithmonë në kontakt me ujin. Emocional dhe ndjeshëm, pushimet për ju do të ishin një ambient relaksues pranë ujit. Prandaj dy destinacionet  perfekte do të ishin Amsterdami dhe Venecia.  Amsterdami ju mundëson qetësi, shplodhje dhe pamje fantastike të ujit. Ndërsa, Venecia me pamjet, kulturën dhe frymën romantike, do të bëj që dashurohen me të.

-Luani (23 Korrik- 22 Gusht)

Të cilësuar si lider, ju kërkoni të tërheqin vëmendjen kudo që shkoni. Luanët janë shumë kreativ, e dashurojnë jetën dhe festat. Prandaj si destinacione perfekte për ju do të ishte Ibiza dhe Boracay. Jeta në Ibiza, me festa, plazhe dhe jetën e natës, do të ishin perfekte për natyrën tuaj. Ndërsa, Boracay një ishiull në Filipine , do të mundësojë të gjitha aventurat e mundshme për pushime të paharrueshme.

-Virgjëresha (23 Gusht- 22 Shtator)

Të kundërt me Luanët, Virgjëreshët janë natyra më konservatore. Nuk ka asgjë të keqe, por ndryshe nga shnejat e tjera, gjatë një udhëtimi do t’i kushtoni rëndësi detajeve të vogla dhe prezencës në natyrë. Islanda dhe Alishan do të ishin perfekte për pamjet e natyrës duke e bërë zemrën tuaj të shijojë paqen që natyra ofron.

-Peshorja (23 Shtator- 22 Tetor)

Peshoret  dashurojnë paqen,harmoninë dhe gjërat e bukura në jetë, ashtu siç urrejnë të qenurit vetëm. Për t’ja kaluar mirë në një udhëtim, për ju rëndësi ka që të gjeni balancën e modernizmit dhe bukurisë së traditës dhe natyrës. Edinburgh dhe Santorini janë destinacionet e duhura për ju. Edinburgh në Skoci, ndërlidh infrastrukturën moderne dhe antike, ushqimi është i mirë dhe njerëzit janë të sjellshëm. Santorini në Greqi, me shtëpitë e bardha dhe plazhin fantastik, do ju bëjë të ndiheni si në shtëpi dhe vështirë se mund të shkëputeni ndaj tij.

-Akrepi (23 Tetor-21 Nëntor)

Akrepët janë shenjë pasionante dhe pëlqejnë të kenë gjithnjë të drejtë. Natyra juaj ju shtyn drejt aventurave dhe përdorimit të aftësive si lider. Pushimet perfekte do të ishin në ishullin Moyo dhe Lake District. Ishulli Mojo që gjendet në Indonezi, do ofrojë për ju vende kapmingu e ndërsa Lake District në Angli është lidhja perfekte e liqeneve, malit dhe pyejve dhe do ju mundësojë qetësinë që natura ju fal.

-Shigjetari (22 Nëntor- 21 Dhjetor)

Shigjetari do të ishte një mik perfekt kampingu për Akrepët, pasi ata njihen për shpirtin  e lirë dhe dëshirën për të eksploruar vende të reja. Yellowstone National Park dhe Denali National Park janë vendet e duhura për ju.  Dy vende në të cilët bukuria natyrore do t’ju mahnisi dhe do e lëri qenien tuaj në liri të plotë.

-Bricjapi (22 Dhjetor- 19 Janar)

Të lidhur ngushtë me traditën, organizimin dhe vetë-kontrollin, Bricjapët vlerësojnë lidhjen e ngushtë me familjen dhe miqtë, të cilën kërkojnë ta forcojnë përgjatë një udhëtimi. Prandaj udhëtimet tuaja janë në grupe shoqërore ose familjare dhe destinacionet perfekte do të ishin Londra dhe Bali. Të dy këto destinacione ofrojnë aktivitete të shumta për të gjitha moshat dhe mundësi argëtimi, duke bërë që të gjithë t’ju falenderojnë.

- Ujori (20 janar - 18 shkurt)

Personat që i përkasin kësaj shenje janë kryesisht të turpshëm dhe persona të qetë në grup. Por, gjithashtu ka raste kur ata janë energjik dhe pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes. Nisur nga personaliteti i tyre, Tibeti dhe Athina do të ishin destinacionet perfekte. Në Tibet do të mund të relaksohenu dhe të refleketoni mbi jetën, ndërsa shijoni bukurinë e destinacionit. Ndërsa Athina, e njohur si qendra historike dhe vendlindja e filozofiseë moderne, do të krijonte një lidhje të ngushtë me ju.

-Peshqit ( 19 Shkurt- 20 Mars)        

Peshqit pëlqejnë romancën dhe dashurinë. Të ndjeshëm, jeni të vetmit në grup që tregoheni gjithnjë miqësor me këdo që njihni. Natyra juaj artistike ndikon edhe në zgjedhjen që bëni për pushime. Ju kërkoni të rigjeni paqen e mendjes, prandaj dy destinacionet më të mira për ju do të ishin Japonia dhe Parisi. Japonia e pasur me pamje fantastike do të vlerësohej dhe shijohej nga të lindurit e kësaj shenje, e ndërkohë Parisi do të plotësonte natyrën tuaj romantike.