Aktualitet

Horoskop: Çfarë nënë do të jeni sipas shenjës

Padyshim natyra e femrës lidhet ngushtë me atë të mëmësisë. Nëse jeni bërë nëna ose prisni për t’u bërë, horoskopi ju tregon sesi do të silleni me fëmijët tuaj.

-Dashi (21 Mars-19 Prill)

Nëna e kujdesshme. Ju do të kujdeseni me siguri që dreka e fëmijëve të jetë e paketuar, detyrat e tyre të shtëpisë të jenë të bëra si edhe ata mos të jenë kurrë me vonesë në sportet që ndjekin. Ju do jeni ajo nënë që do t’i çoj fëmijët në muze fundjavave dhe do t’ju mësojë vlerën e kohës. Ju simbolizoni nënën perfekte, pa asnjë pretendim, sepse ju nuk e dini sesa mahnitëse jeni.

-Demi (20 Prill-21 Maj)

Nëna e fiksuar pas fotografive. Ju jeni nëna e cila është e fiksuar pas fotografimit të çdo momenti të fëmijëve dhe eventi në jetë. Ju nuk doni vetëm që fëmijët tuaj të kenë kujtime të fëmijërisë së tyre dhe t’i shikojnë kur të rriten por e gjithë bota të shikojë sesa të bukur janë fëmijët tuaj( falë cilësisë së mirë të cameras dhe efekteve që u vendosni fotografive).

-Binjakët (22 Maj-21 Qershor)

Nëna argëtuese. Përveç faktit se ju një nënë e përkushtuar, ju gjithashtu jeni një nënë argëtuese. Ju jeni një nënë e cila pëlqen lojërat dhe inkurajon edhe familjarët që të çojnë fëmijët në park dhe të organizojnë lojëra të ndryshme. Ju jeni gjithmonë gati kur bëhet fjalë për organizime dhe më shumë si shoqe me fëmijët sesa prind, por në rastet me rëndësi padyshim ju silleni si të tillë.

-Gaforrja (22 Qershor-22 Korrik)

Ju jeni gjithmonë një nënë e mirë kur flitet për prindërimin dhe qëllimin për t’u mësuar fëmijëve sjelljet e duhura, saqë ata e vlerësojnë shumë mënyrën tuaj dhe përpiqen shumë që mos t’ju zhgënjejnë. Gjithashtu ju jeni nëna e cila është e fiksuar pas fëmijëve, për të cilët do të bëni gjithçka. Ju jeni nëna e cila nuk është shoqe e ngushtë me fëmijët  por edhe me miqtë e tyre.

-Luani (23 Korrik- 22 Gusht)

Nëna krenare. Ju përfitoni nga çdo mundësi për t’i treguar botës sesa të kompletuar janë fëmijët tuaj dhe ndani fotografi të çdo gjëje interesante që ata bëjnë. “Fëmija im është një student i dalluar” është shprehja juaj më e shpeshtë. Ju as nuk e mendoni të kërkoni falje për krenarinë që tregoni për fëmijët tuaj.

-Virgjëresha (23 Gusht-22 Shtator)

Nëna super e përfshirë. Ju kërkoni të jeni kudo që janë fëmijët tuaj, duke qenë vullnetare në udhëtimet e shkollës dhe kërkoni të dëgjoni çdo thashethem që diskutohet gjatë drekës. Ju e shikoni veten më shumë si një këshilltare, padyshim në të mirë të fëmijëve tuaj. Më shumë se çdo gjë, ju kërkoni të inkurajoni fëmijët që të bëhen ata që duan dhe jo ata që bota u kushtëzon. Fëmijët ju adhurojnë për këtë gjë dhe për faktin se ju i trajtoni ata si një pasuri dhe jo si një barrë në jetën tuaj.

-Peshorja (23 Shtator-22 Tetor)

Nëna e qetë. Mund të duket e habitshme por ju jeni nëna që i lejoni fëmijët që të jenë vetvetja e bukur. Ju jeni pak dembele dhe kjo vjen për faktin se fëmijët tuaj janë shumë kërkues. Nuk është se juve nuk ju intereson se ata mund të jenë bërë pis apo se enët janë pa larë por ju besoni se gjërat jo gjithmonë duhet të jenë perfektë. Kjo duket si një sjellje ekstreme, ndryshe nga natyra juaj, por për vetë faktin se fëmijët padyshim kërkojnë shumë punë dhe thënia “Peshore dembele” nuk ka dalë nga askund.

-Akrepi (23 Tetor-22 Nëntor)

Nëna “cool”. Ju jeni ajo nënë e cila mund të veshi një veshje të rehatshme për të marrë fëmijët nga shkolla dhe rregullisht i çoni ata në vende për të rritur për t’u argëtuar( si për shembull kafja e preferuar në anë të rrugës). Gjithashtu ju nuk e mendoni dy herë që të t’i dilni në mbrojtje fëmijës suaj sa herë që ata kanë probleme.

-Shigjetari (23 Nëntor- 21 Dhjetor)

Nëna e aventurave. Nuk është çudi që ju ta vishni fëmijën dhe ta merrni me vete për të bërë ecje apo për të shkuar për pak kohë në një vend. Ju kërkoni që fëmijët tuaj të kenë një jetë të balancuar, mes edukimit dhe kujdesit ndaj vetes. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë, është duke u treguar atyre botën dhe duke i lënë që të fitojnë eksperiencat personale.

-Bricjapi (22 Dhjetor- 20 Janar)

Nëna klasike. Padyshim është termi që ju përshtatet më së miri. Ju gatuani për fëmijët tuaj pasi ju pëlqeni ta bëni. Ju gjithashtu kërkoni që të jeni në momentin që ata dalin nga shkolla dhe t’ju lexoni një libër para se ata t’i zë gjumi. Ndonëse mund të jeni një nënë shtëpiake ose jo tërësisht në shtëpi, padyshim ju do të jeni një nënë e mrekullueshme dhe ju e dini atë.

-Ujori  (21 Janar- 18 Shkurt)

Nëna punëtore. Ju nuk do të lejoni që fëmijët tuaj t’ju ndalojnë nga përmbushja e ëndrrave tuaja dhe kjo është për t’u vlerësuar. Ju mbeteni një prind për t’u vlerësuar por ju thjesht nuk lejoni që obligimet ndaj familjes t’ju ndalojnë nga ndjekja e ëndrrave tuaja. Ju jeni ajo nënë e cila mund të shkojë tek klasa e fëmijës suaj dhe të flisni rreth punës dhe të tregoni se mund t’i bëni të gjitha, nëse i dëshironi shumë të dyja.

-Peshqit (19 Shkurt- 20 Mars)

Nëna hipi. Ndonëse mund të jeni shumë apo pak hipi, padyshim ju kërkoni që fëmijët të jenë ekspresivë dhe shpirtëror sa më shumë të jetë e mundur. Ju kërkoni t;ju mësoni atyre inteligjencën emocionale, mënyrën sesi ata e perceptojnë botën dhe reagojnë ndaj saj. Ju doni që fëmijët të shijojnë gjithë fëmijërinë e tyre, të luajnë dhe të eksplorojnë në çdo formë që ata kanë dëshirë. Ju jeni nëna e cila është gjithmonë e përqendruar në ndjenjat e fëmijës dhe raportin e tyre social.